Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Shanbani:SFIDAT DHE UDHËKRYQET E SHTETIT DHE TË SHOQËRISË KOSOVARE

Shko poshtë

Agron Shanbani:SFIDAT DHE UDHËKRYQET E SHTETIT DHE TË SHOQËRISË KOSOVARE Empty Agron Shanbani:SFIDAT DHE UDHËKRYQET E SHTETIT DHE TË SHOQËRISË KOSOVARE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:15 pm

SFIDAT DHE UDHËKRYQET E SHTETIT DHE TË SHOQËRISË KOSOVARE



Që në fillim të këtij shkrimi duhet të ceku se nuk i përkas "taborrit" të atyre rrahagjoksëve të ndryshëm që kanë dëshira ose epshe (apetite) rrënuese ose shkatërrimtare ndaj çdo gjëje që me aq mundi dhe sakrifica të shumëta është ngritur dhe sëndërtuar në Kosovë. Ashtu siç nuk i takoj "lagjës" së atyre që flasin dhe shkruajnë me vazalitet dhe me një kameleonizëm të tepruar politik, lokalist ose ideologjiko-kabinetik mbi të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" të liderëve të ndryshëm të partisë-shtet dhe shtetit-parti. Kosova dhe ardhmënia e saj janë në ndërkohë edhe fati dhe ardhmënia jonë në përgjithësi. Sidomos fatet e përgjithshme të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët për të cilin (dikush me pak e dikush me shumë) kemi kontribuuar të gjithë pa dallim. Dikush me politikë, dikush me shkencë, dikush me të holla, dikush tjetër me pushkë, dikush me diplomaci e kështu me radhë. Secili prej nesh me kaçikun tonë aq sa ditëm dhe aq sa mundëm. Pra, edhe ne shqiptarët në mërgim. Për shtetin tonë pra! Për Kosovën tonë martire dhe heroike. Për lirinë dhe pavarësinë e saj në çdo fushë dhe në çdo segment të mundshëm. Dorën në zemër pa pandehur as menduar kurrë mbi shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme shqiptare (kosovare) të ndodhur dikund në mes "lirisë së rrezikuar" dhe "robërisë së qetë" forumiane dhe kabinetike të "zeusëve" ose perandorëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë! Siç ndodhët sot shteti me i ri në Evropë dhe në botë. Atdheu ynë i dashur dhe aq i shtrenjtë. Për të cilin kemi dhënë dhe sakrifikuar aq shumë. Por, vallë deri kur shteti ynë i ri ose i porsalindur do të vazhdojë t´i ngjajë një foshnjeje të vogël që duhet mbajtur në inkubator dhe me paterica. Madje, duke e ushqyer vazhdimisht me çumësht, marmelatë kumbulle ose qërshie dhe me bebirone të ndryshme nga "tregu" apo nga "importi" botëror ose ndërkombëtar! Kur dhe deri kur Kosova me në fund do të flasë dhe do të mendojë me gjuhën dhe me filozofinë e popullit të saj? Me gjuhën dhe filozofinë e njohur liridashëse dhe patriotike të dëshmorëve dhe martirëve të shumtë që ranë për të mos vdekur kurrë në themelët e lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës? Shtrohet pyetja. Është apo nuk është shteti, liria dhe pavarësi e shumëpritur e Kosovës sonë martire dhe heroike "pronë private" e liderëve të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë atje?!
Apo, mos vallë "rezervat", apendiks ose "eldorado" të vazhdueshme e testeve dhe eksperimentëve të ndryshme multinacionale, multikulturore ose multietnike siç na ishte dikur në jugo-serbo-sllavinë e Josip Broz Titos dhe krajlave të ndryshëm të Serbisë dhe Rusisë?! Janë apo nuk janë shqiptarët "popull eksperimental" për "kuzhinat" dhe "laboratorët" e dikurshëm që prodhonin dhe fabrikonin asokohe në periudhën e Antantës së Madhe dhe imperializmit, popuj të ndryshëm "joshtetformues" dhe "johistorik"! Mos vallë UÇK-ja dhe populli shqiptar në Kosovë etj paskësh luftuar dhe sakifikuar aq shumë për t´i bërë shqiptarët "kosovarë" dhe të tjerët "qytetarë shtetëformues?! Si është e mundur që në Kosovën e pasluftës të ngritën dhe promovohen (si kërpudhat pas shiut) mogulë, sheikë, sulltanë dhe emirë të ndryshëm si në Gjirin e njohur persiko-arabik në një kohë kur mbi 70 % e popullsisë së përgjithshme në Kosovë janë të papunë dhe jetojnë në varfëri ekstreme. Mos po i ngjanë vallë Kosova e sotme Çikagos së vitëve të tridhjeta në SHBA?! A mos po ndikohet ose dirigjohet politika dhe diplomacia kosovare nga bosët, padronët dhe baronët e ndryshëm të punktëve të cigarëve dhe karburantëve ose të narkokartelëve të ndryshme në Kosovë dhe me gjërë?! Si dhe nga kush do të mirëmbahen dhe finansohen ambasadat e Republikës së Kosovës nepër vendët e ndryshme të botës? Nga shteti i Kosovës apo nga shoqatat e ndryshme humanitare dhe karitative! Po politika dhe diplomacia kosovare në duart e kujt janë? Kujt dhe të cilave kritere iu referohen ato? Klisheve dhe kriterëve të njohura lokaliste, bajraktariste, forumiane dhe nepotisto-kabinetike apo vlerave dhe standardëve të mirëfillta profesionale, etike dhe metaestetike? Kush dhe si i ka zgjedhur ose emruar përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në Berlin, Londër, Uashington, Vjenë etj.? Mos vallë Thaçi njerëzit e vet, Sejdiu të vetët, Kolë Berisha nipat dhe tezakët e tij, Skënder Hyseni "tuxharët" e vet e kështu me radhë. Ndërkohë që kinse na kanë shpallur "konkurs zyrtar" për ambasadorë të Kosovës nepër metropolat e ndryshme botërore. Gjepura të njohura me shije të thartë fetare, politike dhe ideologjike. Amorozitet dhe animozitet i skajshëm shtetëror dhe politik. Skandal politik dhe diplomatik që kundërmon erë kutërbuese. Për të mos thënë këtu recidive të njohura fiksionësh të sëmuara autoritare dhe totalitariste. Se këndejmi, sipas "logjikës" së mësipërme të atij "konkursit zyrtar" të Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës me "konkurs zyrtarë" qenka dashur zgjedhur edhe presidentin, kryeministrin, ministrat dhe zevëndësministrat e ndryshëm të Kosovës. Si në ndonjë "sfilatë mode" nepër salonet dhe podiumet e ndryshme të perëndimit. Dhe, jo me zgjedhje ose emrime të preferuara politike dhe demokratike. Apo mos vallë në Kosovë po ndodhë "ajo" si në kohën e turkut dikur kur "kadiu të padiste dhe kadiu të gjykonte"! Në të kundërtën: kokat e përulura dhe të nënshtruara nuk i pren kurrë shpata e sulltanit.
Respekt për të ngarkuarin e parë (ambasadorin) e Republikës së Kosovës në Berlin, z.Vilson Mirdita. Respekt për titullin e tij shkencor ose akademik në fushat e ndryshme të bujqësisë ose agronomisë. Njerëzit dhe kuadrot e reja si Vilson Mirdita aq shumë i nevojiten bujqësisë dhe agronomisë së përgjithshme kosovare. Kjo në radhë të parë për faktin se Kosova me tepër se vend industrial: hëpërhë është një vend bujqësor ose agrar me standard të ulët zhvillimi dhe jetese. Ndërkohë që në notesin e shënimëve të mia jetësore ose gazetareske kam emra dhe mbiemra politikajsh, atdhetarësh dhe veprimtarësh të shquar shqiptarë në Gjermani që kanë qenë „alfa dhe omega“ e organizimëve dhe mobilizimëve të përgjithshme politike dhe patriotike të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani kur populli dhe atdheu ynë në Kosovë e kishin mëse vështiri dhe kur ndodheshin në rrezik. Sidoqoftë, për mendimin e pjesës dërmuese të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani, skeletin ose arkitekturën e pëgjithshme ose kryesore të ambasadave të Republikës së Kosovës në Gjermani dhe në vendët tjera të perëndimit është dashur ngritur dhe sëndërtuar pikërisht mbi punën dhe përvojen paraprake të figurave dhe personalitetëve të respektura dhe me përvojë në këtë drejtim që kanë pedigre, sens, intuitë dhe kredi të mjaftueshme morale, organizative dhe politiko-diplomatike në diasporë. Por, pa i përjashtuar këtu edhe kuadrot e reja si Vilson Mirdita etj.
Agron Shabani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi