PELLUMB GORICA:NËPËR UDHËKRYQET E JETËS KËRKON VETVETEN
Faqja 1 e 1
PELLUMB GORICA:NËPËR UDHËKRYQET E JETËS KËRKON VETVETEN
PELLUMB GORICA
NËPËR UDHËKRYQET E JETËS KËRKON VETVETEN
(Shënime rreth vëllimit me poezi “Nëpër ikjen e ditëve” të poetit Pirro Minguli
Udhëkryqeve të jetës, poeti mediton dhe pasi gërmon thellë në ndërgjegjen e tij poetike e gjen rrugën e duhur drejt horizonteve.
Në vëllimin poetik “Nëpër ikjen e ditëve“, Pirro Minguli tregon se është një poet që e jeton intesivisht çdo orë të ditës e çdo muaj të vitit. Në ardhjen dhe ikjen e ditëve ai futet natyrshëm me penën e tij dhe për një çast duket sikur humbet në morinë e tyre. Ai është gjithmonë vetvetja, jo vetëm kur merr penën e shkruan poezi, por edhe kur është në një aktivitet, kur bisedon me shokët, edhe kur jep mendime për një ngjarje apo fenomen.
“Po unë,
Ku jam unë në këtë ardhje e ikje ditësh,
kërkoj vetveten
Nëpër udhëkryqet e jetës”.
Koha, si pjesë e realitetit objektiv, edhe si një formë reale e ekzistencës së shoqërisë, është element kryesor në vëllimin me poezi “Nëpër ikjen e ditëve“ të poetit Pirro Minguli. Si koncepti i kohës edhe nocioni i zhvillimit është vlerësuar nga poeti. Simbolika është domethënëse që në titullin e vëllimit. Nëpër ikjen e ditëve poeti i përjeton të gjitha, shijon nektarin e ëmbël apo të hidhur të jetës dhe mundohet të kapë ritmin e tyre. Mesazhi poetik është i qartë: Koha ikën e më nuk kthehet. I lumtë atij që di të përshtatet me kohën dhe të shfrytëzojë në maksimum çdo sekondë të saj. Duke ndjekur materialisht zhvillimin, për të është e qartë se objektiviteti është i pakufizuar në hapësirë dhe i përjetshëm në kohë. Për poetin koha është jeta ku çdo qenie merr frymë e vetëpërshtatet, është dita që fillon me mëngjesin e bezdisshëm për të shkuar në punë kalon edhe me një kafe apo shaka mes shokësh. Koha është edhe tringëllima e orës së madhe të qytetit, është dinjiteti njerëzor, bashkëjetesa në familje, është nata dhe gjithësia, që poeti me figuracionin e tij mundohet që nga thellësia e ndjenjave kërkon të zbulojë misteret.
“ Dita rrëshqet nëpër gishtat e kohës
Si trupi i brishtë i një vajze
Përpiqemi ta kapim
Por sa e prekim lehtë, pak sa,”
Koha dhe jeta janë të lidhur pazgjidhshmërisht me njëra -tjetrën në poezinë e Pirro Mingulit. Koha jep mundësinë e zhvillimit të jetës si nocion fiziologjik, por edhe jeta sakrifikon shumë për t’iu përshtatur asaj. Të jetosh e të ecësh me ritmin e kohës për poetin është thelbësorja, alfa e filozofisë dhe dinjitetit njerëzor. Poeti Pirro Minguli, duke shkruar metaforikisht, ka evokuar intensitetin dhe brishtësinë e rrjedhave kohore. Pak si me melankoli i vjen keq për mënyrën se si ecën jeta, duke kujtuar se çdo orë e minutë ikën dhe lum ai që regjistroi diçka të bukur e të mirë në fletët e librit të madh të jetës:
“Ditët me dhëmbët e orëve
gërryejnë monotonisht trupin e jetës
ditët palosen mbi njëra – tjetrën
si korale duke formuar ishujt e viteve.”
Për poetin jeta është edhe dhimbje, edhe gëzim, edhe lot edhe këngë, edhe vrull edhe plogështi, edhe sëmundje edhe vdekje. Megjithëse poeti është i ndërgjegjshëm se nuk i shmang dot as sëmundjen e rëndë e as vdekjen si procese fiziologjike, ai përsëri kërkon të sfidojë në emër të ardhmes së shëndoshë të të gjithë njerëzimit. Dhe si poet i zhvillimit Pirro Minguli nuk e duron as një çast plogështinë, sëmundjen, mërzitjen, ngecjen në vend, por vrapon pas nervit jetësor, duke e kthyer atë në himn.
“ditë sëmundjesh, ju urrej
dhe ju luftoj“.
Poeti ka një zemër të madhe e kërkon të fusë brenda saj tërë frymëmarrjen dhe pulsin e një jete që ripërtërihet e rilind breza:
“Dhe unë që dua të jem në petalet e jetës
me blerimin e përhershëm të ndjenjave
mes oshtimës së zërave njerëzorë
ku gurgullon rrjedha e hijshme e mrekullisë së dritës.
ku ruhen në përjetësi
kufijtë e jetës“.
Çdo njeri e ka vetë në dorë të ndërtojë jetën ashtu siç e dëshiron ai, dukei bërë vend vetes. Dhe para vrullit të jetës nuk duhet të bjerë kurrë në fatalitet. Thelbësore është që njeriu t’i marrë në dorë vetë me guxim frenat e jetës dhe të orientohet në udhët e bleruara e të praruara ku dëshiron ai dhe jo ta marrë jeta zvarrë e ta përplasë honeve të fatkeqësive dhe poshtërimit.
“kam hapur kaq e kaq dyer ditësh
për të gjetur të gjelbrën e jetës”
“Çmoje veten dhe gjej vendin midis njerëzve”- thotë një i ditur. Ndaj këtë mesazh të madh dhe frymëzues kërkon të japë poeti Pirro Minguli edhe në vëllimin e tij “Nëpër ikjen e ditëve“ kur shkruan në një nga poezitë e tij të bukura:
“Mënyrën e rendjes së ditëve
në dorë e kemi vetë.”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pëllumb Gorica:UDHËTOJMË NË KUVENDE FJALE
» Pëllumb Gorica:Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
» Pëllumb Gorica: Një udhëtim në trevat amtare
» PËLLUMB GORICA:NJË LIBËR I SHKRUAR PER DARZEZËN
» Pëllumb Gorica: I apasionuari pas thesareve të së shkuarës
» Pëllumb Gorica:Poetit që s’ka kohë për të vdekur.
» Pëllumb Gorica: Një udhëtim në trevat amtare
» PËLLUMB GORICA:NJË LIBËR I SHKRUAR PER DARZEZËN
» Pëllumb Gorica: I apasionuari pas thesareve të së shkuarës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi