NGA KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.P.S :Vëllimi "Lot i tradhtuar” është një gjetje që i përshtatet klasit të sotëm dhe stadit mërgimor...
Faqja 1 e 1
NGA KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.P.S :Vëllimi "Lot i tradhtuar” është një gjetje që i përshtatet klasit të sotëm dhe stadit mërgimor...
LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
E FOKUSUAR EDLIRA MACKA DURRES, JETON NE BERGAMO, ITAL
Vëllimi "’Lot i tradhtuar” është një gjetje që i përshtatet klasit të sotëm dhe stadit mërgimor...
NGA KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.P.S
Edlira Macka është lindur në qytetin e Durrësit dhe jeton Bergamo, Itali.
Vëllimi “Lot i tradhtuar” është vëllimi i saj i parë poetik.
Në këtë vëllim modest poetik del në pah bota sentimentale dhe emocionante femërore, por edhe ngrohtësia e çiltërsi e saj; spikat një aftësi vëzhguese e fenomeneve jetësore. Thjeshtësia dhe teknika me të cilën përvijohet grafika e kësaj përmbajtjeje të bën të mendohesh per vërtetësinë dhe bindjen. Edlira është e nxitur nga dëshira për të koncentruar jetën i drejtohet sentencës figuracionale poetike, e cila e lumturon për ecurinë shprehëse dhe të falurit e artin magjik që e çliron nga trajektoret, mendësitë dhe zakonet ndaluese… Ajo shfaq botën e saj duke paralelizuar me atë të femrave të tjera dhe me rolin e tyre në kompleksitetin shoqëror, social dhe në feminilitetin… duke protagonistiuar femrën.
Vëllimi ’Lot i tradhtuar” është një gjetje që i përshtatet klasit të sotëm dhe stadit mërgimor, pështjellimit dhe humbjes në disa raste të lidhësive shpirtërore dhe martesore, duke paguar shtrenjësisht pasardhësit.Edlira , në këtë kontekst shpirtëror, në këtë gjallesë individuale mbart pasoja dhe lufton për shfytërimin e tyre me një konstatizëm admirues dhe me një apelim poetik në një thirrore të mprehtë , tronditëse dhe alarmuese…
Është anëtare e Lidhjes ë Krijuesve “PEGASI” Albania, me qendër në Gjirokastër, falë kontributit të saj në fushën e letrave. Dy vjersha të saj janë përkthyer në greqisht dhe së toku me katër vjersha nga ky vëllim kanë zënë vend në Antologjinë poetike “KORSI E HAPUR” 2 me poetë, autorë nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” dhe nga autorë të tjerë nga Shqipëria dhe nga Bota.
*
Rastësia lindi këtë vëllim poetik
NGA Agron Shele W.P.S
Çuditërisht tek e shohim të konturuar natyrisht emocionohemi edhe ne, sidomos kur këto buronja lindin nga shpirti i një autoreje, që ka shkruar në fshehtësi dhe që ka një emër tipik “Edlira”. Ajo ka “sakrifikuar “ emrin e saj, duke lënë në fshehtësi “shoqet” e saj … , që janë realisht protagonistet e këtij vëllimi. Kwshtu ndodh me poetet…
Shpalosja e vlerës fillon që në poezinë e parë. Një botë që shpaloset natyrshëm , pa sforco dhe zë e rrëfen poetikisht.
Vëllimi ”Lot i tradhtuar”, ka në përmbajtjen e tij fshehtësi, brengë, por edhe këmbëngulje për të udhëtuar, udhëhequr e triumfuar mbi situatat. Dhe këtë radhë Edlira Macka ka fiksuar ngjasitë në Durrësin e saj me një premtim pë nesër…. Italinë, ku edhe jeton…
Të gjitha këto poezi janë një zinxhir që shpreh botë të madhe dhe të hapur. suksese, EDLIRA , në këtë startim poetik!
DISA KRIJiME NGA VELLIMI
Ikën
Ikën dhe më lanë qyqe
U shfanitën në kaltërsi…
Ikën dhe unë po tretem,
humbas në mugëtirën gri.
Ikën, ikën, ikën,
ikën diku tutje, tutje,
në rrugët e pafundme
tashmë s’ka lutje…
I ka humbur zëri
lutjes së verdhë…
Lutjet dhe premtimet
tashmë s’kanë më vlerë…
Ju lutem,
dëgjojeni apelin tim,
është refren i një nëne të re
me shpirt në lotim,
me breng të pamatur në shpirt,
me zemër të dridhur:
“Jo në mërgim…”
Në mendimin me vuajtje
Në mendime
thellësisht jam zhytur,
aq thellë, aq thellë sa
askush këtë të fshehtë
s’ma di dhe, s’ka si e di…
Vuaj çdo natë
kur s’ka hënë,
mendimi mendimin
më sjell në sy…
Hëna është treguar e aftë
shpesh më ledhaton
me ëmbëlsi…
Jam nënë
dhe duhet të dish
se ç’kuptim
ka kjo fjalë e madhe.
Mendoj, mendoj
shumë për ty
edhe pse s’je
tashmë pjesë e jetës sime… ,
Ç’ishte ajo ndarje, ç’ish?!
Në qiell po bien yjet e lodhur…
Mendoj të të harroj,
por harroj të harroj…
për gjithçka ndodhi,
në portalin e zemrës sime
ulen katër bilbilë
dhe këndojnë këngën time…
Ç’po më ndodh mua
në këtë natë të sertë,
kur hidhërimin e ndaj
në dy- tre pjesë
dhe zhyten në ëndrra,
ku dua që sytë
t’i kem të mbyllur…
Mendimi
më bën të vuaj,
paçka se tashmë
je tërësisht i huaj…
jam tërësisht e huaj
dhe kontraktohem
me veten time
duke e marrë inat…
S’ka më
Bota ka shumë yje,
Toka s’di sa ka!
Thonë vetëm , vetëm një,…
Po u shua ylli i Tokës,
Dashuri merr fund përgjithnjë!
Bota ëshët mbuluar plot emra,
Po vallë zemra sa emra ka ?
(Thonë vetëm një,…
këtë ma dha informacion vetë zemra…)
U shua kaq papritur ylli i zemrës,…
ç’i mbeti dashurisë për të jetuar?!
Zambak
Kur isha e vogël
u dashurova me një lule,
e përsërisja shpesh emrin e tij,
Zambak quhej,
ishte i kuq, aq i bukur,
aq i ndritshëm
dhe aq vezullues
sa u çmenda sakaq prej tij…
Shfletova nëpër libra,
“shfletova” në për zemra,
më thanë se ky
ish simbol i dashurisë….
E ruaja aq shumë
zambakun tim të kuq,
por një orë të sakatuar,
zambakut lulekuqet i ranë…
E ndjeva tharjen e tij,
qava.
Lotët më vareshin
faqeve të mia të bukura
nga zemra ime
u shkëputën nëntë flutura.
Tashmë në kujtesë
më vjen ky fakt:
Qysh atëherë
s’e ndërroj zambakun e kuq
me asnjë lule,
me asnjë lule tjetër,
pasi lule e zambakut
ka rrëfimin
e dashurisë sime të vjetër.
Shpinat
Më kthen shpinën,
u kthej shpinën
syve të shkruar,
buzëve plot magji,
sot më kanë mashtruar,
këtë mirë e di…
Kundroja
lidhjen e shkëputur,
gënjeshtrën
që sytë m’i lidhi,…
Ah, si më pëlciste shpirti!
Grisje
Një varg kristalesh të arta
kanë bërë rrugë
në qiellin pa mbarim
dhe letrës sate
i ka ardhur radha
për t’u grisur
pa pikë dyshim…
7. Sikur…
S’di si ta mat sa shumë
për ty kam menduar,
saqë kur më preku ëndrra,
m’u shfaqe i bukur në gjumë…
Ah, ah, sikur ta dija
se ishte veç ëndërr,
kurrë s’do të isha zgjuar…
(sikur të isha
në prehër të nënës)
Lum kush ia di
hapësirën ëndrrës!
Këshillë
Futu mes petalesh,
mes lulesh të “gjelbra”
mos merr ç’të zë dora,
por pyet se çfarë kërkon
e merr zemra…
Ah!…
Qielli është në kërkim të ngjyrës,
Unë jam vetë drita,
Deti ka batica e zbatica,…
Ah, kur kthehen dallëgët,
unë jam burim drite…
Qielli gjen ngjyrën,
unë kthej sytë…
Deti kthen dallgën,
unë kthej sytë
dhe përhap dritën
Dallga u shkërmoq
në breg, unë shtoj dritën…
Ç’po ndodh përpara dritës
në Qiell,
në Det
dhe në sytë.
Gjithçka
E bashkuar,
e plotuar
në një dëshirë të pashmangur,
e ndjej veten kaq të dashuruar,
gjithçka e jotja
që këtej e tutje
u dha sinjal,
pronar më ke mua…
Pyetja
Të përqafova
dhe “lamtumirë”,
lot
dhe gjurmë ;
më mbeti varur
“pyetja “Kur do të vish prapë?”.
Ti s’fole,
veç më puthe plot zjarr…
Peizazh
Vjeshta ecën e zverdhur
me gjethe të hedhura përtokë bujshëm,
era mbi vreshta përpëlitet
Sa rrëmujë ka në tokë,
Tutje dëgjohet
një këngë dasme në strofat e fundit
Ti luan kukafshehtas me mua
dhe unë s’të gjej dot…
Errësirëshndërruar vendi
që gjithmonë humbim,
ndaj ti u zhyte në të dhe humbe…
Unë nisa të vrapoja.
Ti vijoje të humbeshe…
U nisa kërkimin
në errësirën që më dukej se prodhoje …
Si ndodh kështu me vjeshtën ?!
Zhvesh lakuriq tokën,
zogjtë i trëmb dhe i degdis
në vende të nxehta,
Ne mbetemi pa zogj,…
Po a mund të durojmë? …
Fryn papushim, fryn era,
Deti shkulmon me dallgë
që s’i mat dot as me mijëra …
Nxin vetëtin, bubullon, …
Diellit asqë i duket asnjë nishan
S’di kur do të vijë gjallërimi…
S’di kur do të vijë ajo pranvera…
Ah, si ishte pranvera!
Pa le vera!
Ndiej mall, ndiej mall…
S’ka më tmerr,
kur mendon
se vjen një “stinë e tillë që zverdh”.
Megjithatë më ngushëllon
përshëndetja që më bën
çdo vit pranvera:
“Mos u mërzit
do të vij sërish, më prit.”
Dikur
Një trokitje
Hyre në shpirtin tim të butë,
ku s’kish hyrë dot asnjeri,
Asqë e kuptova sesi u çel kjo zemër,
kur në portëz trokite ti…
Një njohje thjesht,
rastësisht
dhe sytë tanë flisnin me ton “miq”,
por shpejt e kuptuan
se stacioni ynë s’ishte frenuar
vetëm në miqësi…
Zemra ime e vetmuar
e pranoi të trokiturën tënde,
kur ti ëmbël më the sinqerisht:
“Më shumë se ty, s’dua njeri!”
Shpirti më mori zjarr,
Më pushtoi syri yt, …
Kjo ndodhi në kohë të lumturuar,
tashmë kaloj vetminë me lot
dhe ngashërim.
Takim me sy
Eh, si u dridhka zemra,
kur ndjen tradhëtinë para syve të tu!…
Të pashë me atë
që kisha dikur shoqe,
me atë që dilnim bashkë në shëtitje
dhe tregonim sekretet tona…
Unë pandehja se ti
për mua sakrifikoheshe,
por lashë harruar
se ti kishe qëllim
lidhjen me shoqen time…
Nga pikëllimi derdha dy lot,
asnjë për ty,
të dy ishin lot
për shpirtin tim të tradhëtuar…
Ndoshta
Ndoshta ti e di sa vuan zemra
nga kjo ndjenjë që vlon përbrenda…
Ndoshta ndonjë ditë do të m’i falësh buzët
dhe unë e qetë do të nis rrugën…, ndoshta….
I huaj
Si qenkam shndërruar
e ndiej:
në njeri pa shpirt,
pa ndjenjë, …
Fytyra jote dhe emri yt
vjen dhe ikën në shpirtin tim,
por tashmë e kuptoj fare mirë
ti s’ke më vend ,
për mua je tërësisht i huaj
Malli i nënës
E ndiej veten të verbuar,
kur nuk prek doçkat tuaj…
S’kam ku ta derdh dashurinë,
kur nuk puth buzkat dhe faqet tuaja
E ndiej thellë të qarën time,
s’kam ku të flas një fjalë të ëmbël…
E ndiej veten stinë të huaj…
Ç’mall i madh qenka malli i nënës?!
Fshirje dhe e lirë
në hapësirë mendimi
Vargje të gjatë
në bllokun tim,
shkruaj, shuaj,
rishkruaj përsëri …
Shumë mbresa,
dikur freski.
Po fshihet tashmë
nga shpirti im, …
A mund ta ndiej qetësinë
që kanë kaq kohë
që ma kanë marrë.
Hap krahët fluturoj
në vetvete,
Hapësira ime,
më duket herë
si e robëruar,
herë e lirë.
Dikur isha
krejtësisht e robëruar,
shkoja
pas ëndrrave të tua
në rrugë
si gjarpër e ngatërruar,…
dhe me thikë
pas shpine të ngritur
që matej të më ngulej…
A mund të marr tashmë frymë
me të dyja mushkëritë?…
19. Pres
Ç’është e mira të them, o rinia ime?
Ç’kërkon ti të ripërsëris…
Ç’më thua të qesh të qaj,
apo të rend për të kërkuar
të drejtën time…
Më thuaj?
Pres nga ty të vetmen fjalë
dhe përsëri do të ulem
të mendoj se ç’duhet ?
E ligjshme krenaria ime
Hedh vështrimin
mbi urën e harkuar,
Pikëtakohem me shtëpitë,
kujtesë arkitektonike detare ,
Baris e dashuruar
në vendlindjen time
Dhe ndiej një krenari
aq shumë të ligjshme…
Vajzat e Durrësit sa t ë bukura,
ngjajnë me Misse
edhe në stina të ngarkuara!
Fantazi
Shfaq sytë e mi në dritare
arratis vështrimin
në rrugët e qytetit tim…
Ndalem tek një puthje e lumtur
Që ndoshta nesër
do të lindin fëmijë pëllumba…
22. Pa diell, pa hënë të ndriçuar
Dita
s’kishte diell për ju,
edhe nata
pa hënë të ndriçuar…
Dashuritë
i kishit të vrojtuara
të ndaluara ishin puthjet
Lindëm në një kasolle internimi,
ku belbëzuam
dhe ne si të tjerët
fjalën e bukur shqipe…
Por s’kishim diell,
S’kishim yje, hënë
Dhe lumturia nuk
i zëvendësoi kurrë
lotët që derdhnim ujëvarë…
veÇ vdekja shumë prej nesh
u erdhi kur ishin gjallë.
S’arriti të njohë të atin
Ajo lindi atje
te kasolle e internuar,
babai ishte i prangosur
për fjalën e thënë,
litari nuk lejoi
të njohë fëmia të atin
dhe
vetëm mezi e lejoi
ta shkruante emrin e tij ,
shumë vjete pas,
kur fryu një erë e mirë …
Në rrugën e mbetur bosh
Eh, moj dashuri e parë
që ike kaq me nxitim,
ti që e pëlqeve syrin e kaltër
dhe premtoje që ardhmërisë
t’i vije emrin tim…
Tashmë kaloj
në rrugët e mbetura bosh,
vështroj një derë të kyçur,
si plakë e kërrusur më ngjan…
Syri pyet për banorët e saj,
ajo përgjigjet dhe më thotë:
“Vështro në kryet e mia,
ka shenjë të zisë…”
Ah, moj dashuri e parë!
27. Mbetur pa lumturinë që kërkova
E kam kuptuar dhe e di
ç’është helmimi,
e di ç’është falja e shpirtit
dhe shpërdorimi i tij…
E di ç’do të thotë
të falësh botën
tek njeriu i panjohur…
E di ç’do të thotë
të të tresë dashuria…
Ç’më mbetet sot tek eci e vetme,
pa lumturinë që ëndërroja
dhe kërkova në vitet e mia…
Gënjeshtra e hidhur
Sa inat e kam gënjeshtrën e hidhur
dhe kur pa, kur ndihem e rritur…
S’ka më të keqe se gënjeshtra,
të rrëzon gjithë gjethet e gjelbra…
29. … ndihem i pasuruar
Një pyetje dëshiroja
të ta bëja:
“Kush vlen më shumë
pasuria a po unë?”
Ai niset drejt meje
si furtunë
dhe vulos puthjen…
Pas puthjes së gjatë
një frazë:
“Tashmë,
ti mirë e ke kuptuar
që nga çasti që të putha,
ndihem i pasuruar!”
30. Një dhuratë
“Merre,
të dhuroj një trëndafil?
Po ti ç’do të më dhurosh, shpirt?”…
“A të pëlqen të të dhuroj shpirtin tim?”
“A mundesh që me fletët e trëndafilit
të formëzosh lidhjen tonë
dhe të shprehësh zgjatje e dashurisë
së Hënës me Yllin
gjatë gjithë jetës?
Po kjo është pjesa
më e bukur e së vërtetës?
Dhe në prezencë
të lules së trëndafilit,
shkëputet një e puthur
nga buzët e ”Trimit”
Hëna i shkel syrin Yllit.
Flakë
Një shoqe imja
m’i tregoi të gjitha sekretet e saj ,
kërkonte të çlirohej
nga bota
q ë e stërmundonte
dhe duke treguar
ndjente në dejet e saj lirimin…
Si më tha për historinë e saj dashurore:
“E dogja në flakë
letrën e atij që më tradhtoi,
bashkë me të u dogjën
dhe ‘të duat” e panumërta
tradhtuese…
Duke djegur letrën
i dukej se digjte
dhe një pjesë të jetës së saj
që e pandehte të lumtur,
por kjo ishte vetëm një flakë kashte
që si gjithmonë nuk zgjat…
Mbushur plot me pyetje
Përherë dashuria
është e kërcënuar,
në rast,
se nuk e rrisin brenda zemrës,
ajo shpejt ka për të fluturuar…
Ah, e kërcënuara dhe pastaj ,
oh pastaj ,…
E di si ngjan …
Si një kujtim lotsjellës
dhe si një lule e tharë,
duke thënë atë frazën e parë
të ëprrrallës: “Na ishte një herë,
një djalë që donte një vajzë…
Po pse ishte?
Tani s’janë ?!
Tani të dy lulet e dashurisë
tmerrësisht janë tharë…
Kur meditoj për ëndrrat
Mendimet më lagën fletën
ku hedh vargjet e mia
ndjej përpjekjet e prindërve të mi
dhe botën e tyre e k am lexuar gjithmonë
për sëmbari;
këshillat e tyre
më kanë lehtësuar jetën…
Gjithmonëme një “pikë “ në zemër
dhe me një fjalë “mos”.
Të ëmblit e mi.
Janë të ndriçuar,
kur jemi të ndriçuar ne fëmijët..
Ata që kur na lindin
dhe deri sa mbyllin sytë e tyre
na ndihmojnë e na japin forcë
me vështrimin e fjalën e tyre profetike…
Është binomi i pazëvendësueshmë : prindër…
Sa herë që nuk jam e qetë,
vështroj nënën dhe marr kurimin,
sa herë q ë më ikën forca,
kthej sytë e mi nga babai
dhe çuditërisht më vjen forca…
S’i do të ishim ne pa ta ?
S’do të ekzistonmim,…
Por metafora dhe epiteti
Më ndihmoka sonte…
A dini gjë për Ishullin e vetmuar,
të largët nga bota...?
Padyshim që dini…
Në cepin e zemrës sime
këndon dashuria për prindërit e mi
dhe dashuria ime
po zhvendoset në qendër
në ardhmërinë time…
për
E huazuar nga një ndarje dashurore
Qëkur jemi ndarë,
vetëm lot kam derdhur,
shpirti më është tharë,
zemra më është zverdhur…
Sa keq më vjen, sa keq,
unë të desha
me gjithë zemrën time,
ndërsa ajo
më gënjente me gënjeshtra…
Dje ishte me tjetër,
sot me ty “del”…
si ndryshoka zoga në tel…
35. “Të mërguar”
E di do të largohesh
e do të shkosh shumë larg,
malli do të të marrë,
a do të kthehesh prapë?
Vitet ecim si radhë- radhë,
si valëza deti dal nga dalë..
Unë do të kujtoj,
do të më kapi përmallimi,
emrin tënd të dashur
shkruaj në “papirus” shpirti.
36. Në bebe të syrit
Në bebe të syrit
më preku dashuria,
qëkur ike ti,
më nxiu vetmia…
Në bebe të syrit
vezullon fjala magjike…
Erdhe për një kohë të shkurtër,
lëndon në bebe të syrit,
në bebe të syrit të vetmuar,
në bebe të syrit të helmuar,
në bebe të syrit të dashuruar
mbizotëruese fjala “tradhëti”…
Në beben e syrit
një njollë e paharruar…
Dialog me qytetin tim
Poemth
1.
Qyteti im,
sot më dukesh më i bukur,
ti s’ke nevojë për tualet
si ne femrat…
hedhur supeve
kostumin tënd “arkitektonik” detor .
I njoh parimet e tua,
kërkon të jesh natyral…
M’i tregon të gjitha brengat mua,
se e di që shumë e sinqertë jam…
Po edhe unë
me të njëjtën
mënyrë të përgjigjem,
ti m’i njeh
dhe skutat e shpirtit tim,
t’i ma njeh hapin,
kur e hedh në asfalt
dhe më përshëndet:
“Mirëmëngjes, Edlira!”
Dhe unë
me një buzëqeshje të ëmbël
ta kthej urimin…
2.
Ti më zbulon
të fshehtat e shpirtit
dhe në çast dhimbjeje
më jep forcë,
në çast stresi më përkëdhel…
Më thua : “Unë e njoh aq mirë
botën femërore…
3.
Dua që ato gjithmonë të lumturohen ,
dua që kur të mos vërehen ,
kurrë të mos tundohen,
kurrë me to të mos keqsillen…
E di, ti ke kodin tënd të mirësjelljes,…
Sa herë që unë kam lëndim
dhe ul kokën mendueshëm,
më pëshpërit:
“Edlira, pas këtyre dhimbjeve
ditë të mira paskëtaj vinë…
Dua të të shoh shtojzovalle,
dua të të shoh zonjë!…”.
Dhe unë qetohem me ty,
3.
Qyteti im i bukur,
zemërgjerë, qytet i lashtë…
Unë e di mirë që ne
jetojmë për njëri – tjetrin.
E di, tani që unë hedh vargjet e mia,
ti je i pagjumë…
Unë sot ndjeva dhimbjen
për një ngjarje,
që s’duhet të kish ndodhur…
U dëshpërova…
Unë sot u dal për zot
të gjitha moshatareve të mia,
u dal zot gjithë femrave
dhe me vargun tim
shëroj dhe apeloj…
4.
Ne s’jemi të destinuara të vuajmë,
ne ngjajmë me lulet,
me zambakun që kam për zemër…
Mundoheni të merrni
nga ne më të bukurën e shpirtit tonë…
Ne ju falim dashurinë,
por ju mos abuzoni me çiltërsinë…
5.
Një zog tundi krahët,
ndoshta është lajmëtar
i një stine tjetër,…
Sa qiell i pastër
si qiell fëminor…
Nga larg më bëhet
sikur dëgjoj:
“Mirupafshim, Edlira!...”
Unë kthej sytë e mi
nga vjen zëri yt
dhe kthej përshëndetjen,
nis javën e entuziazmuar…
6.
Hedh vështrime te kalimtarët
Banorët e qytetit tim
dhe ndjej krenarinë përbrenda,
por midis tyre
ka dhe banorë të huaj
që njihen ,
pasi kanë karakteristika të tjera
dhe atyre u buzëqesh…
E dini se ç’ forcë
ka të të përshëndesë
një femër si unë,
që hedh vargje të kaltër?!…
E përshëndes vetveten time
në një trajtë tjetër.
7.
S’është e lehtë
të ëndërrosh të shkelësh
në hapësirat poetike , Edlira …
Më falni, po më bie telefoni…
E prisja këtë telefonatë
nga jashtë,
që më rrit shtatin dyfish….
Një hije kërkon të më afrohet
dhe unë me buzëqeshjen,
me diturinë time e zbraps…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:E TILLË ËSHTË GRUAJA PIKTORE DHE POETE ME EMËR FLUTUR…[/
» Kristaq Shabani - Shefqet Avdush Emini Eshte sot, nje nga piktoret me potenciale, 20-6-2015
» Kristaq Shabani:Është në krijim një gjallim i ri poetik,...
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
» Kristaq Shabani - Shefqet Avdush Emini Eshte sot, nje nga piktoret me potenciale, 20-6-2015
» Kristaq Shabani:Është në krijim një gjallim i ri poetik,...
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi