Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:E TILLË ËSHTË GRUAJA PIKTORE DHE POETE ME EMËR FLUTUR…[/

Shko poshtë

Kristaq Shabani:E TILLË ËSHTË GRUAJA PIKTORE DHE POETE ME EMËR FLUTUR…[/ Empty Kristaq Shabani:E TILLË ËSHTË GRUAJA PIKTORE DHE POETE ME EMËR FLUTUR…[/

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 17, 2011 10:59 pm

Kristaq Shabani:E TILLË ËSHTË GRUAJA PIKTORE DHE POETE ME EMËR FLUTUR…[/ 261741_10150217426318186_678723185_7138176_7801874_n

Nga Kristaq Shabani
PROFILE

PIKTORJA POETE, NJË BINOM INTERESANT, QË ME AFTËSI TË VEÇANTË NGJYRON DHE NATYRA ÇUDITET ME NATYRËN E SAJ PIKTURORE, TË GJALLË, TË NDRITSHME, TË SHËNDETSHME DHE ZILIA E MIRË I MBULON FIZIONOMITË E TYRE…NË NJË KONKURRIM TË DENJË DHE AKTIV…
E TILLË ËSHTË GRUAJA PIKTORE DHE POETE ME EMËR FLUTUR…


“PEIZAZHI DHE LIRIKA”
MBRESIME LIRIKO-HISTORIKE


KUMTESE

nga Flutura Maçi LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

MBAJTUR GJATE SIMPOZIUMIT TE KATËRT NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE PEGASI 2011” LIRIZMI NË LETËRSI DHE ARTE” 16. O4.2011 UNIVERSITETI “VITRINA” TIRANË
Gjinia e peizazhit e ka “Brenda” liriken.Të lejon të interpretosh edhe kur objekti është i pasur me arkitekturë. Kur piktori del në natyre, ai ndien vetvetiu një çlirim, frymëmerr thelle dhe si bën gati materialet peneluese, fillon me “poezi” të hedhë ngjyrat e para. Ato fillojnë të plotësojnë njëra - tjetrën, të harmonizohen, derisa peizazhi merr formën përfundimtare. Kësaj gjinie të rëndësishme të artit figurativ, nuk i ka anashkaluar asnjë piktor. Njeriu është bir i natyrës e kësisoj nuk mund të jetë indiferent ndaj saj. Përpara bukurive të jashtzakonshme të mëmës natyrë, të gjithë bëhen artistë, piktorë. Çdokush mendon ta hedhë përjetimin e veçantë diku, në formë ditari, poezie, prozë,pikturë etj. Më ka rastisur të më thonë shpesh:” Të kemi kujtuar, kur ishim këtu, atje, qoftë duke parë një perëndim dielli, pemë të bukura ngjyrë trëndafili, lule shumëngjyrëshe etj. Më kujtojnë mua, piktoren, duke më barazuar me personin që do t’ u mundësonte hedhjen e ndjenjes së tyre nëpërmjet ngjyrave në telajo, në përjetësi. Unë në studion time kam plot peizazhe të “vjetra” e të reja, i qëndroj besnike kësaj gjinie të artit figurative, e cila gjallon me lirikën e saj plot ngjyrime….Aty nuk dallohen vetëm pemë e lumenj, dete e liqene, por edhe kështjella të lashta e monumete të tjera të vjetra shqiptare, një histori peizazhi lirik. Po bëj një lidhje direkte, apo ilustrim penelativ me këte rast me pershkrimin e perjetimeve të mia lirike gjatë realizimit të tablos “Kalaja e Borshit”. E marr si nje shembull simbol të origjinës sime borshiote dhe njërit prej perjetimeve me pikante gjatë realizimit të një vepre marramendëse në kontekstin bukuror , historik dhe përçurësjellës…:
“Kalaja e Borshit”…
Eshtë një tablo e pikturuar me 2 seanca. I perket vitit 1988, vit, kur me gjithë origjinën time borshiote, vizitova fshatin e bukur Borsh, për herë të parë. Mbresat ishin aq të fuqishme, sa m’u deshën më pas 6 muaj, për t’ u riambientuar me të zakonshmen e jetës së Tiranës, ku kisha lindur, isha rritur e shkolluar si piktore në degën pikturë monumentale. Bregdeti shtrihej madhështor, malet po ashtu e kupola qiellore mes tyre e rriste këtë madhështi. Këto të gjitha më madhështuan dhe mua e pikturova bukur andej .Fuqia e natyrës ndihej sidomos natën, kur zhaurima e detit, errësira, qielli me hënë e yje, e benin të papërfillshme çdo ndjesi tjetër. Ndonjëhere kisha frikë dhe mezi prisja të agonte…Në një nga këto mëngjese, pa zbardhur dita akoma, u nisëm me shoqeruesen e përhershme të rrugës artistike, mamane time, të pikturoja “Kalanë e Borshit”.Qe një ndërtim që ngrihej mes maleve në një pikë strategjike të jashtzakonshme, nga ku dukej si në pëllëmbë të dorës gjithe fusha e Borshit me detin në horizont. Ecëm shumë nëpër monopate, ku herë- herë kalonin vetëm dhitë. Gjithë rrugën na shoqëroi një qen i zi, të cilin e kam fiksuar edhe në tablo… Kur rrezet e para të diellit po konturonin siluetat e bukura të kalasë, fillova punën. Qe gusht dhe më vonë do të fillonte vapa, prandaj mamaja nisi të ngrinte një mur përbri meje, me gurë të mëdhenj që ishin rrotull. Në fund i vuri sipër degë me gjethe të thara për të më bërë hije të mjaftueshme. Mua kjo zhurmë e punës së saj, më kujtonte ndoshta sklleverit, që kishin ndërtuar kalanë, pra me çonte në një kohë tjetër. Unë po e ndërtoja kalanë me penel e ngjyra. Si mbaroi punë e u lodh, ajo u shtri rrëze murit të saj e fjeti. Befas filloi të fryjë një erë e madhe dhe gurët filluan të lëvizin. Njeri e preku në kokë dhe ajo u zgjua e trëmbur dhe e vrarë… Unë u tmerrova! Isha gati të hidhesha në humnerë, po t’ i ndodhte gjë asaj! Per fat erdhën disa fëmijë të vegjël dhe i dërgova urgjent të merrnin ujë në shtëpitë e tyre afër kalasë. Më pas vajtëm për një kafe në njërën prej atyre shtëpive mikpritëse të Borshit të vjetër, ku kanë banuar dikur paraardhesit e mi. Dikur u kthyem në banesën me qera buzë detit Jon. Kaluan 2-3 ditë dhe një mbremje mamaja më thote: ”Nesër do të çohemi herët që të vemi të mbarosh pikturën e kalasë!”
“Si të shkon ndër mend të vemi atje prapë, pas asaj që të ndodhi?”-i thashë e çuditur dhe e trembur.
“Epo, duhet mbaruar puna!”-më tha ajo.
U ngritëm herët në mëngjes dhe u nisëm… Siluetat e kalasë filluan të përvijoheshin nga rrezet e para të diellit, që po dilte mbi mal. Seanca e dyte e kësaj pikture ishte me përgjegjësi të madhe. Sakrifica donte një shperblim. Shpërblimi ishte: Kryevepra me titull “KALAJA E BORSHIT”!

Tiranë, prill 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi