Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karla Del Ponte, kandidate për hetimin e Thaçit

Shko poshtë

Karla Del Ponte, kandidate për hetimin e Thaçit Empty Karla Del Ponte, kandidate për hetimin e Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 07, 2011 1:35 am

Karla Del Ponte, kandidate për hetimin e Thaçit
Karla Del Ponte, kandidate për hetimin e Thaçit Karla-Del-Ponte-300x180
Ekipi special i cili pritet të ngrihet për hetimin e kryeministrit kosovar Hathim Thaçi dhe figurave të tjera të politikës kosovare, pritet të ketë si kryeprokuror Karla Del Ponten. Lajmi u bë i ditur nga Dojçe Vele sipas së cilës burime nga Brukseli paralajmëruan se ekipi hetimor do të ketë në krye një prokuror të lartë evropian.
Sipas diplomatëve të Brukselit, ka nisur konkursi për përzgjedhjen e prokurorit të çështjes dhe në listën e kandidatëve është edhe Karla Del Ponte.
Që në fazën parapërgatitore të kësaj njësie speciale hetimore, është kërkuar që dëshmitarët si dhe të akuzuarit të mbahen larg territorit kosovar për të shmangur presionet ndaj tyre.
Hetimi bazohet në raportin e Dik Martit i cili e përfshin kryeministrin kosovar dhe personalitete të tjera në trafikun e organeve njerëzore gjatë luftës së Kosovës. /a.r/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi