Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamenti shqiptar voton ligjin për hetimin e "trafikimit të organeve"

Shko poshtë

Parlamenti shqiptar voton ligjin për hetimin e "trafikimit të organeve" Empty Parlamenti shqiptar voton ligjin për hetimin e "trafikimit të organeve"

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 10, 2012 9:41 pm

Parlamenti shqiptar voton ligjin për hetimin e "trafikimit të organeve"


Parlamenti shqiptar voton ligjin për hetimin e "trafikimit të organeve" Kuvendi-Votim
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me konsensus të plotë, 127 vota për dhe asnjë kundër, ligjin që i njeh misionit EULEX në Kosovë autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri, lidhur me akuzat e politikanit zviceran, njëkohësisht raportues në Këshillin e Evropës, Dik Marti, për pandehjet mbi " trafikim organesh dhe ekzistencë të varrezave masive" në territorin shqiptar.

Dik Marti i referohet periudhës 1998-1999, duke pretenduar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë periudhës së konfliktit, ka mbajtur brenda territorit të Shqipërisë civilë me kombësi serbe, të cilëve pas vrasjes u janë tregtuar organet.

Përpara votimit, deputeti demokrat Viktor Gumi, në cilësinë e raportuesit të projektligjit në Kuvend, tha se drafti i propozuar në qeveri ka aprovimin e të gjithë aktoreve, përfshirë këtu dhe ata politikë, duke paralajmëruar kështu miratimin unanim të tij.

“Komisioni i ligjeve vlerëson se Kuvendi duhet t’i bëjë këtij projektligji një përqasje të njëjtë me atë që i bëhet një marrëveshjeje ndërkombëtare. Teksti i këtij projektligji është negociuar dhe është gjetur dakordësi me organizma ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe task-forcën speciale".

"Teksti i projektligjit ka marrë edhe pëlqimin e të gjithë aktorëve të tjerë të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë. Rregullat që ai i parashikon janë të një natyre tjetër nga Kodi i Procedurës Penale. Kodi ynë i Procedurës Penale nuk e mbush këtë vakum ligjor dhe për pasojë lind domosdoshmëria e miratimit të një ligji të ri. Në përfundim, Komisioni i Ligjeve i propozon Kuvendit njëzëri miratimin e këtij projektligji në seancë plenare”, u shpreh Gumi.

Projektligji për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it, u fut me procedurë të përshpejtuar në agjendën e punimeve të Kuvendit, një javë prej miratimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Qeveria shqiptare dhe aktorët politikë të të dyja krahëve janë shprehur të hapur për hetim ndërkombëtar, ndonëse janë të bindur në pavërtetësinë e këtyre akuzave.

Në deklarimin e tij gjatë prezantimit të këtij ligji, kryeministri shqiptar, Sali Berisha pati thënë se "zoti Marti është i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare", dhe se "kjo frymë është paraqitur edhe në raportin e tij", që sipas zotit Berisha, nuk mbështetet në asnjë fakt.

Megjithatë, kryeministri shqiptar ka paralajmëruar se "kjo nuk do të pengojë autoritetet shqiptare të tregohen të hapura ndaj hetimit ndërkombëtar, në mënyrë që të dalë e vërteta"./rel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi