Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Ilirida, duhet të ribëhet

Shko poshtë

Xhesika Vula:Ilirida, duhet të ribëhet Empty Xhesika Vula:Ilirida, duhet të ribëhet

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 07, 2011 7:34 pm

Xhesika Vula:Ilirida, duhet të ribëhet 267747_2055101550687_1639025407_1998694_1262358_nXhesika Vula:Ilirida, duhet të ribëhet 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Ilirida, duhet të ribëhet

Në vitet 90, në euforinë e proceseve demokratike, shqiptarët në jug-lindje të Shqipërisë, (në ish-RJ të Maqedonisë) kishin afishuar kërkesën për formimin e Iliridës, e cila me Kosovën, përbënte dy njësitë e mëdha territoriale të shqiptarëve, që ishin okupuar nga Serbia dhe “Aleanca e Shenjtë e popujve sllavë” në krye me Rusinë Cariste, qysh në vitin 1912-1913. Emërtimi “Iliridë” i kësaj pjese të atdheut të copëtuar të shqiptarëve, nuk ishte vetëm një ndjenjë romantike, apo nostalgjie për të kaluarën. Realisht, Ilirida e lashtë, Dardania e Lashtë, Maqedonia e kohës së Lekës së Madh, vendlindja e kryengritësit më të madh shqiptar të kohës së Perandorisë Osmane, Halil Patrona, ( 1690-1730), vendi ku u kodifikua dhe ku u mbajt Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe, Vilajeti i Manastirit, Shkupi, kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës, janë pjesët më të ndritshme të historisë sonë kombëtare, e cila "de facto" ndodhet nën okupimin sllavo-bullgar, aktualisht me një autonomi më të gjerë sesa e ka pasur, qysh prej kohës kur kjo pjesë e atdheut shqiptar është shkëputur dhunshëm dhe iu ka aneksuar fillimisht Bullgarisë, më pastaj Jugosllavisë, burgut më të madh të popujve të Ballkanit, në këtë pjesë të Evropës.

Me plot të drejtë është hedhur ideja edhe për mundësinë e krijimit të "Shteteve të Bashkuara Shqiptare", ku do të përfshiheshin: Shqipëria, Kosova dhe Ilirida, e cila nuk ka fare problem me emërtimin dhe nuk mund ta kontestojë askush, ashtu sikur ka problem “Maqedonia historike”, e cila si e tillë, pa asnjë pikë dyshimi ka qenë helene dhe dardane, me një kufi gjithnjë të paqëndrueshëm.
Pretendimet e sllavo-bullgarëve për përvetësimin e emrit të Maqedonisë, ngritja e shtatores së Lekës së Madh, në Shkup dhe pretendimet për të përvetësuar historinë antike, në kohën kur fiset sllave jetonin në hordhi fisnore përtej Dnjeprit dhe Uralit, janë pretendime që nuk mbështeten në asnjë fakt shkencor, në asnjë argument relevant shkrimor, në asnjë bazë arkeologjike, meqë ardhja e fiseve sllave në Ballkan ndodhi 1100 vjet pas Lekës së Madh dhe krijimit të Maqedonisë helene, që ishte Perandoria më e madhe e botës.
Krejt haptas, madje në sy të krejt botës po lejohet të ndodh një falsifikim i tillë i historisë dhe po bëhen përpjekje të përvetësohet njëri nga perandorët, në mos Perandori më i madh i botës, duke e konvertuar atë në origjinë sllavo-bullgare, edhe pse në të gjitha enciklopeditë dhe historitë e botës dëshmohet origjina dhe bëmat e tij. Përderisa bota vëren me indolencë këtë falsifikim notorn të historisë, BE-ja kërkon që kjo çështje të zgjidhet mes Shkupit dhe Athinës zyrtare, duke mos çarë fare kokën për këtë falsifikim të historisë.

Krijimi i Iliridës, në territoret etnike të Shqipërisë. mbështetur mbi bazën e së drejtës etnike dhe historike, që do të rezultonte me ndarjen dhe shpërbërjen e shtetit artificial sllavo-maqedonas, ( apo thënë me drejtë të shtetit sllavo-bullgar, i cili është krijuar në vitin 1945 në AVNOJ-in e RSFJ-së) , është e drejtë historike e pamohueshme dhe e patjetërsueshme e shqiptarëve autoktonë, të cilët nuk kërkojnë t’ i rikthejnë territoret e dikurshme të Ilirisë antike, atje ku dikur nuk kishte asnjë kokë bullgari apo sllavi, ashtu sikur pretendon Qeveria e Shkupit ta përvetësojë historinë e lashtë helene të kohës, kur fiset barbare sllave banonin në Ural.

Nëse sllavo-bullgarët lejohen ta falsifikojnë dhe ta deformojnë historinë, për se shqiptarët të mos lejohen ta përjetësojnë historinë e tyre, duke u bazuar në fakte e argumente historike, të cilat nuk mund të kontestohen me të dhëna relevante, shkencore.

Krijimi i Iliridës mund dhe duhet të ndodh, jo me marrëveshje të dështuara si ajo e Ohrit e vitit 2001, as me kokëfortësinë uloke të kreut politik shqiptar, për ruajtjen e tërësisë së ish-RJ të Maqedonisë, por me plebishit popullor, për ndarje të natyrshme, mbi principe të së drejtës etnike dhe historike, për bashkim të natyrshëm me Kosovën, Shqipërinë, apo me “Shtetet e Bashkuara Shqiptare”. E njëjta, do të duhej të ndodhte edhe me sllavo-bullgarët, të cilët do t’ i bashkoheshin Bullgarisë, në një mënyrë, që ata vetë do të mund ta zgjidhnin. Rasti i formimit të këtij kombi hibrid është treguar krejtësisht i pasuksesshëm. Edhe pse ekziston ndjenja e përkatësisë sllavo-maqedonase e një pjese të madhe të këtij populli të ndarë, ndjenjë kjo e emancipuar me politikën edukative dhe arsimore të Qeverisë së Shkupit, realisht tërë historia e këtij populli është historia e Bullgarisë, që nga Koha e Mbretit Samuil e më vonë. Nuk mund të ndahet historia e përbashkët e një populli, ashtu sikur nuk ndahet thoni nga mishtë, edhe pse sllavo-bullgarët e Maqedonisë u krijuan si komb i barabartë me popujt e RSFJ-së, në vitin 1945, kur mendohej të krijohej e ashtuquajtura federatë ballkanike dhe ku Bullgaria e Dimitrovit pretendonte ta merrte drejtimin e saj.
Për 65 vitet sa ka funksionuar ky komb hibrid, nuk janë arritur rezultate të dëshiruara, sepse Bullgaria nuk e njeh kombin maqedon, historinë kulturën, as gjuhën si të tillë, por e njeh shtetin, ndërsa Greqia me të drejtën historike dhe shkencore e konteston emrin Maqedoni. Ishte Qeveria e Sali Berishës, e cila bëri turr për ta njohur shtetin dhe kombin sllavo-bullgar, edhe pse shqiptarët e Iliridës, që përbëjnë afër gjysmën e territorit të kësaj krijese shtetërore artificiale, diskriminoheshin brutalisht dhe në mënyrë sistematike nga Shkupi zyrtar.

Ilirida nuk duhet të mbetet vetëm një emër kuptimi, derisa Leka i Madh shpallet sllavo bullgar, derisa Qeveria e Maqedonisë injoron kulturën gjuhën dhe entitetin shqiptar, derisa në Kalanë ilire e Shkupit ndërtohen kisha fantome ortodokse, madje edhe atje ku nuk ka pasur kurrë të tilla, dhe, derisa “shkencëtarët” sllavo-bullgarë po shfaqin pretendime të mohimit të autoktonisë shqiptare, në Iliridë. Koha nuk punon për ata që presin, por për ata që veprojnë në drejtim të interesit të përgjithshëm kombëtar, pa dëmtuar interesat e vërteta dhe historike të popujve fqinj, të popujve historikë dhe jo të entiteteve, të shpikura në një kohë të caktuar dhe kryesisht për interesa politike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi