Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kolegji Zgjedhor nesër publikon vendimin për Tiranën

Shko poshtë

Kolegji Zgjedhor nesër publikon vendimin për Tiranën Empty Kolegji Zgjedhor nesër publikon vendimin për Tiranën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 07, 2011 8:38 pm


Kolegji Zgjedhor nesër publikon vendimin për Tiranën



Kolegji Zgjedhor nesër publikon vendimin për Tiranën Kolegji%20Zgjedhor_510


(I plotësuar)-Kolegji Zgjedhor ka përfunduar sot shqyrtimin administrativ për kërkesën e Partisë Socialiste (PS) ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kjo në fakt, ka pësuar një ndryshim, duke mos kërkuar më kthim pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por duke i lënë të drejtën Kolegjit që të vendosë rreth saj.

Nga ana e saj, Partia Socialiste (PS) ka paraqitur edhe ato që i ka quajtur "prova" mbi pavlefshmërinë.

Ndërsa Kolegji vendosi që t'i merrte në shqyrtim ato dhe seanca do të zhvendoset ditën e nesërme, duke pritur që në orën 10:00 të paradites, të publikohet vendimi për Tiranën.

Relatore e çështjes ishte gjyqtarja Sashenka Jonuzi, ndërsa anëtarë të trupit gjykues Dhurata Haveri, Astrit Kalaja, Meriban Mullaj dhe Maria Qirjazi.

* * * * * * *

Debate të forta në Kolegjin Zgjedhor, sulme nga PS-ja

Seanca e sotme e Kolegjit Zgjedhor po zhvillohet me debate të forta për shkak se përfaqësuesit e Partisë Socialiste (PS) po devijojnë nga objekti kryesor i padisë.

Pas tërheqjes nga pavlefshmëria e zgjedhjeve, sot Kolegji do të marrë në shqyrtim vetëm padinë që kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 28 qershor.

Deputeti Damian Gjiknuri fillimisht ka kërkuar anulimin e vendimit të KQZ-së, duke e quajtur arbitrar dhe të paligjshëm. Gjiknuri mbrojti idenë se kërkesa ishte brenda afateve që parashikon Kodi Zgjedhor, por KQZ e ka hedhur poshtë atë në mënyrë të padrejtë.

Kjo çështje ishte objekti i padisë së socialistëve, por përfaqësuesit ligjorë gjithashtu kanë artikuluar në fjalën e tyre edhe kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve, për të cilin socialistët u tërhoqën një ditë më parë.

Pikërisht kur relatorja e çështjes, Sashenka Jonuzi, ka dashur të sqarojë këto dy momente, atëherë njëri nga avokatët e Partisë Socialiste ka akuzuar Kolegjin, se po provokonte opozitën. Relatorja e çështjes, Sashenka Jonuzi, ka kërkuar që avokatët e PS-së t’i përmbahen objektit të padisë që po shqyrtohet sot.

Avokatët e Partisë Demokratike gjithashtu kanë kërkuar të dinë, nëse socialistët sot kërkojnë anulimin e vendimit të KQZ-së apo pavlefshmërinë e zgjedhjeve?

Përgjigja nga ana e socialistëve ka qenë se: Këtë duhet ta vendosë Kolegji.

Në anën tjetër, përfaqësuesit ligjorë të KQZ-së kanë shpjeguar procedurat që kanë ndjekur ata për të marrë vendimin në datën 28 qershor, duke konstatuar se vendimi i këtij institucioni ishte i drejtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi