Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nikollë Loka:Dera e parë e Fanit

Shko poshtë

Nikollë Loka:Dera e parë e Fanit Empty Nikollë Loka:Dera e parë e Fanit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 08, 2011 2:19 pm

Nikollë Loka:Dera e parë e Fanit 270822_2045756274793_1571000246_31979206_2876865_nNikollë Loka:Dera e parë e Fanit 173338_1571000246_2919849_n
Nikollë Loka:Dera e parë e Fanit

Që në kohën e principatave feudale shqiptare, princët arbër në trevat malore nuk e ushtronin pushtetin feudal në formën e plotë.Fshatarët e malësive shqiptare nuk e njohën kurrë konceptin e bujkrobërisë. Ata ia njihnin princit të drejtën për t'i thirrur në luftë dhe në shkëmbim të kësaj gëzonin liri të plotë në malet e tyre; ishin të gjithë të barabartë dhe qeveriseshin përmes organizimit të vjetër dokësor me krerë që dilnin nga radhët e tyre. Në territoret që i përkasin Mirditës së sotme këta krerë e njohën pushtetin e Dukagjinëve dhe midis princëve Dukagjinas e krerëve pati njëfarë ndarje pushteti që vjen deri tek ne në formën e Ligjit të Maleve Shqiptare, i njohur edhe si Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Me rënjen e trojeve shqiptare nën sundimin turk, zonat malore vazhduan të mbeten të lira për shumë kohë, falë terrenit të përshtatshëm dhe forcës së armëve të veta. U deshën rreth dy shekuj luftërash që trevat malore të binin në duart e pushtuesit. Por pati edhe treva që nuk u pushtuan kurrë. Këtu hyn edhe Fani.
Për rreth tre shekuj në këtë zonë u zhvilluan luftëra të tmerrshme, që zgjatën shumë dhe turqit mundën të depërtonin dhe t'i shkretonin vendet, pa mundur dot të siguronin nënshtrimin e popullit, Në këto kushte të tmerrshme ka patur lëvizje masive të popullsisë, ikje pa kthim dhe ikje për t'u kthyer, si dhe ardhje nga trevat e tjera të vendit, Në këto kushte organizimi shoqëror i është nënshtruar ndryshimeve të rëndësishme. Kështu në Fanë të drejtën e prijes e mori vëllau i madh i vllaznisë që erdhi i pari në zonë në kohën e lëvizjeve të mëdha të popullsisë në kushtet e luftërave.
Po autoktonët ku mbetën?

Mesa duket ardhasit ishin në numër më të madh se ata që gjetën, pasi edhe anasit kishin ikur në vende të tjera. Pra në Fanë vllaznia e Bisakut erdhi e para dhe fitoi të drejtën e prijjes. Pas saj erdhi vllaznia e Domgjonit, Xhuxhës, Konajt dhe Shëngjinit. Edhe sot në oda burrash në Fanë ruhet kjo renditje: në anën e oxhakut ulet bisaksi, pastaj domgjonsi, xhuxhasi, i konajt dhe në fund i shëngjinsi.

Në vllazninë e Bisakut Dodë Gega ishte vëllau i madh dhe atij i takoi e drejta e prijes jo vetëm të Bisakut, por edhe të krejt Fanit. Dodë Gega ishte pra themeluesi i një dere që drejtoi Fanin për katër shekuj e ndoshta më shumë. Dokumentat historike i përmendin Dodëgegajt si krerë të Fanit që nga viti 1600 e këtej, por ndoshta ata e kanë udhëhequr Fanin edhe më përpara. E muarën parinë e Fanit se u takonte, por kanë meritën e madhe se mundën ta ruajnë këtë të drejtë në saj të trimërisë, urtësisë dhe mençurisë që i karakterizonte. Ata i prinë Fanit në udhëkryqet katërqindvjeçare të historisë, në luftë kundër turqëve, pastaj nën udhëheqjen e Begollajve dhe më vonë të Gjonmarkajve në luftë kundër armiqëve të Perandorisë Osmane, deri në Krime, Bullgari, Greqi,Serbi, Mali i Zi e ndoshta edhe në pjesë më të largëta të Perandorisë. Ata gjithashtu, në bazë të Drejtës Zakonore zgjidhën të gjithas problemet e mosmarrëveshjet që lindën në këtë zonë. Të njohur si të parë në një trevë shumë krenare dhe liridashëse, ata u bënë të denjë pë të zënë kryet e vendit në Fanë.
Koha e ka bërë të vetën dhe në disa brezni për këta krerë dihen pak gjëra, prandaj në këtë libër jepet një histori më e hollësishme e kësaj Dere, duke filluar me Tuc Dodën, që vdiq në krye të fandësve në luftë kundër turqve në përbërje të forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pastaj vjen i biri, Preng Tuc Doda, mik i Bajram Currit dhe i Dedë Gjo Lulit, organizator i Kuvendit të 26 prillit 1911 në Bisakë, ku u ngrit për herë të parë pas pesëqind vjetësh flamuri i Kastriotit. Ai ishte antar i Qeverisë së Përkohshme që u krijua një ditë më vonë në Kimëz. Gjithashtu udhëhoqi forcat e Fanit në luftë kundër pushtuesve turq në vitin 1911 dhe serbë në vitin 1915. I biri Ndrecë Preng Tuci mundi ta ruante dinjitetin e familjes në momente të vështira. Por situatat komplekse bënë që të mos pozicionohet qartë. Ishte në krye të fandësve për të luftuar pushtuesit italianë me 7 prill, ku siç dihet mirditasit për shkak të kompromisit të Gjonmarkajve me italianët nuk hynë në luftë. Po kështu ishte në krye të mbështetësve fandës të Gjon Marka Gjonit në luftë kundër partizanëve në Fushë Vjerth, Frash dhe Shpal. Megjithatë, për shkak të ndikimit që kishte, u zgjodh antar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Nënprefekturës së Mirditës. I biri, Preng Ndrec Tuci ishte njëri ndër pesë mësuesit më të kualifikuar të Mirditës në vitin 1945, mësuesi i parë i Bisakut, Shefi i Seksionit të Arsimit të Nënprefekturës së Tropojës, Inspektor në Seksionin e Arsimit të Qarkut Kukës, Drejtor i shkollës së Fanit dhe në fund, aty ku e nisi, mësues në Bisakë. Prenga ishte Kryetari i parë i Nëndegës së PD-së për komunën Fanë dhe Kryetar i Misionit të Pajtimit të kësaj Komune. I bri Ndreca është biznesmen i suksesshëm në Itali. Të suksesshëm janë edhe bijtë e Ndrecës, Prenga dhe Xhevahiri.

Kjo është Dera e Parë e Fanit që jeton midis kujtimit të ndritshëm të së kaluarës, sukseseve të sotme dhe shpresave për të ardhmen.Një familje e madhe dhe e thjeshtë, njëra prej nesh, ajo që na prini kur ishte koha e saj dhe u rrjeshtua me shokët kur kjo kohë nuk ishte më. Në fakt, koha e saj ka qenë vazhdimisht dhe ajo kohë vazhdon sot e në të ardhmen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi