Skënder Zogaj: Përfitimet e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë
Faqja 1 e 1
Skënder Zogaj: Përfitimet e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë
Përfitimet e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë
Nga Skënder Zogaj
Është plotësisht e saktë, Kosova nuk bëri kompromis, por e uli qafën para Serbisë dhe, si shpërblim mori: lëvizjen e lirë drejt nëntokës së krimit dhe të degjenerimit të organizuar në territorin e Republikës së Serbisë; përfitoi edhe mundësinë e tregtisë së lirë me bandat mafioze dhe rrjetin e kontrabandizmit të organizuar shqiptaro-serbë që, prej tash, lirshëm do të bashkëveprojnë në Serbi dhe në Kosovë e Metohi; përfitoi liri të telekomunikacionit dhe të energjisë, si dhe, do përfitojë dokumentacionet kadastrale dhe civile të plaçkitura, që Serbia humane do t’ia kthejë Kosovës...
Ky është rezultati i bisedimeve me Serbinë, që na e komunikoi bashibozukqe, i pari i vendit, kryeministri Hashim Thaci, i cili në vend se të strukej, pa fije turpi po defilon nëpër media dhe po e sqaron lidhjen e litarit në qafën e Kosovës, e cila, u bë vllaqë për rrafshimin e mëkateve dhe krimeve të jashtëzakonshme të hegjemonizmit serb në Kosovë e më gjerë, dhe po i mundësohet Serbisë dhe popullit të saj kriminel, që t’i lehtësohet barra e fajit dhe t’i mundësohet hapja e rrugës në drejtim të BE-së! O temporal, o mores!
Vritna, o Zot i madh, sa syverbër e sa mendje kalbur që jemi! Ky nuk është faj, por është mëkat, është krim i pafalshëm. As më skeptikët nuk kanë mundur ta presin një dështim të këtillë, që ndodh në pikë së rrafshit, për kokërr të qejfit! Pa asnjë arsye hiqet dorë nga shenja më emblematike e identitetit shtetëror dhe pavarësia e vendit, siç është emërtimi – “Republika e Kosovës”. Le të dihet qartë së fjala Republikë sipas marrëveshjes së fshehtë, është hequr nga përdorimi në vula e në të gjitha dokumentet përcjellëse kosovare për në Serbi, dhe kjo është prekja flagrante në statusin e Kosovës, është de facto, cenimi dhe zhvlerësimi i pavarësisë së shpallur, është shkelja më e rëndë që i bëhet Kushtetutës së Kosovës dhe vargut të ligjeve përkatëse, sipas të cilave rregullohet dhe duhet të funksionojë shteti i Kosovës, dhe që janë absolute në cfarëdo rrethane, para se Parlamenti i Kosovës të vendos ndryshe! Është anashkaluar dhe injoruar brutalisht institucion i Parlamentit, që sic e ka konfirmuar në vazhdimsi kryeparlamentari Jakup Krasniqi, nuk është i informuar fare me bisedat dhe as me marrëveshjen e arritur! Kjo është dëshmi e satrapizmit të kryeministrit bashibozuk, Hashim Thacit, i cili i pa-autorizuar, ka bërë marrëveshje me një shtet tjetër dhe, ka krijuar raporte të reja ndërshtetërore në mospërfillje dhe duke e shkelur Kushtetutën e vendit! Se ky është krim, që nuk ka nevojë për koment! Dhe, ky krim është tepër i rëndë, sepse, pavarësisht nga rezultati, (edhe sikur me këtë marrëveshje të arrihej rikthimi i sovranitetit i Kosovës në të 720 ish fshatrat e saj në territorin e Toplicës), Hashim Thaci kësaj radhe duhet të jap logari, sepse ka atakuar institucionet shtetërore të vendit dhe, kjo me plotkuptimin e fjalës është grushtshtet i pastër!
Grushteti ndodhi dhe, veprimi, sic e kemi thënë edhe më herët, është skandaloz, sepse, Qeveria e Kosovës ka bërë veprim tradhtie, duke mashtruar qytetarët e saj, të cilëve, kohë më parë u kishte premtuar se, bisedimet do të zhvillohen vetëm për çështje teknike dhe jo, assesi, kurrën e kurrës, për ato çështje që prekin statusin e vendit! Mirëpo, ja që ndodhi ndryshe, ndodhi e kundërta: Qeveria e Kosovës preku në statusin e Kosovës, brutalisht duke cënuar shtetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, dhe duke sakrifikuar turpshëm interesat jetike shtetërore të vendit dhe duke përdhosur mundin e jashtëzakonshëm të popullit shqiptar të Kosovës.
Jemi këtu dhe, është e tmerrshme sepse, e keqja nuk përfundon me kaq. Ky është vetëm fillimi, sepse paskëtaj do të luhet loja e vërtetë dhe do të vijnë në shprehje këlbazjet epidemike dhe dështimet me pasoja të rënda, në të gjitha sferat e jetës, si në planin e brendshëm komnbëtar, ashtu edhe atë ndërkombëtar. Pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjate për vendin dhe popullin, të cilit në vazhdimësi do t’i rëndohet kurrizi. Po, gjithënjë e më qartë do të shohim dhe kuptojmë se cfarë na ka ndodhur, mirëpo, sa e vlenë barra qeranë, nga të kuptuarit se kjo “dhuratë” na vjen nga kryeministri ybë trushpërlarë, që nuk sheh dhe nuk kupton gjë prej gjëja. Këtë këto ditë e shprehën miqët më të mirë ndërkombëtarë të Kosovës, në deklarimet e të cilëve shprehet e plotfuqishme dëshira, disponimi dhe gadishmëria e BE-së për ta ndihmuar Kosovën. Mirëpo, mes rreshtash është qartë i dukshëm edhe zhgënjimi i fort i bashkësisë ndërkom ëtare ndaj mosfunksionimit të duhur të institucioneve më të larta shtetërore dhe ndaj papërgjegjshmërisë së liderëve kosovarë, implikimi i të cilëve është i thellë në korrupsionin dhe krimin e organizuar gallopan.
Në një kësi situate, BE- ja, domosdo që nuk do t’i mbyll sytë dhe të ndalet për ta pritur Kosovën. Jo, ofertën BE-ja e ka dhënë dhe, Kosova duhet të veproj, që të bëhet pjesëtare e iniciativave dhe veprimeve konkrete për ecjen përpara, drejtë BE-së. Këtë kusht e ka të proklamuar fuqishëm dhe satë procesi i integrimeve euro-atlantike dhe, kush të dojë ecën, kush nuk do, le të rrijë e le ta presë zezëditën e vet!
BE-ja kushtet ua ka ofruar njësoj të gjithve, edhe Serbisë, së cilës, po po ia mbanë para hundeve edhe shkopin edhe karroten. Kur jemi te kjo, Kosova dri tash ka qenë dukshëm më e privilegjuar, mirëpo, me gjasë po e humbet këtë privilegj, sepse kryeministri ynë, karrotën e ka ngrënë moti dhe, tashti ka filluar ta hajë edhe shkopin! Meqë është kështu, atëherë BE-ja kërkon levizje, ecje, veprim nga të ndërgjegjshmit dhe, normalisht se, të pandërgjegjshmëvet në fund ua tregon vendin. Nga ky prizëm, në marrëveshjen Kosovë - Serbi, bashkësia ndërkombëtare nuk mendojmë se ka gisht, ajo është vetëm monitoruese dhe dëshmitare e një procesi mirëdashës ndërmjet dy vendesh. Kjo është thënë qartë dhe, Thaci kot përpiqet të fshihet prapa ndikimit ndërkombëtar! Jo, jo! Marrëveshja është rezultat i dëshirës së kryeministrit Thaci që, pa u marrë vesh me askend, me vetiniciative shkon dhe bën marrëveshje me Serbinë. Dhe, pas disfatës del e krekoset si fitimtar, pa u skuqur fare, përpiqet t’u hedh hi syve bashkëqytetarëve, kinse fjala është për të mirën e dyanshme, të Kosovës dhe të Serbisë. Rrenë e kulluar! Ka përfituar vetëm Serbia në të 6 pikat, që cenojnë Kosovën, dhe lartësojnë imazhin e Serbisë, si vend që ka filluar të demokratizohet, duke dhënë dëshmi lëvizjen e dhe qarkullimin e lirë të njerëzve, që është kusht tepër i rëndësishëm për vendet që aspirojnë BE-në.
Pra, jemi dëshmitarë të dështimit të radhës. Krejt cka mund dhe duhet të bëjmë është që ta kuptojmë dhe të ndjehemi keq për këtë fatkeqësi njerëzore, që na e ka dhuruar kryeministri i vendit. Populli e ka thënë qartë: kur të kafshon qeni yt, nuk ke se ku merr hak. Edita Tahiri ka thënë se, ky është një tranzicion. Dhe, ne duetin atorial të marrëveshjes Tahiri-Thaci, e urojmë që të kajolë ditë të këndshme gjithandej nëpër klubet dhe kafenetë e hareshme serbe, të cilat mund t’i vizitojnë lirshëm, kur të duam e si të duam!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» SKËNDER ZOGAJ:UNË JAM DËSHMITARI
» Skënder Zogaj:Nën hijen e zambakëve të Prizrenit
» Skender Zogaj:Koha e fruthit
» Skënder Zogaj:AUTOPSIA E FJALES
» Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë
» Skënder Zogaj:Nën hijen e zambakëve të Prizrenit
» Skender Zogaj:Koha e fruthit
» Skënder Zogaj:AUTOPSIA E FJALES
» Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi