Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:ROMJA QË MË DESHI

Shko poshtë

Vullnet Mato:ROMJA QË MË DESHI Empty Vullnet Mato:ROMJA QË MË DESHI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 16, 2011 8:20 pm

Vullnet Mato:ROMJA QË MË DESHI 282378_1777703453551_1568334934_31280979_6689743_nVullnet Mato:ROMJA QË MË DESHI 211912_1568334934_1371152_n

Vullnet Mato
ROMJA QË MË DESHI
Ndjeva se s’kisha lindur
aspak racist,
kur zjarri i gjakut
m’u ndez keq për vajza.
Te një kumbull rome
m’u ngjitën sytë,
aq sa u çmenda
për kokrrat e saja.

Ajo qe e para ku desha
të provoj djalërinë
dhe rashë me kokë
në thellësinë që nxinte.
Thashë më mirë
të mbytesha te ajo rominë,
që ma shuante tërësisht
prushin kur digjte.

Ajo drithërohej si gjethja
kur i fryn flladi,
dhe afshin përvëlues
ma gurgullonte në gjoks.
Kazani i piteve,
ku hojet kullojnë mjaltin,
nga rrotullimi i fuqishëm,
nuk shkundet më fort.

Do jetoja dhe në kasolle
braktisur nga çobenjtë,
me atë rome që shpirtin
tejpërtej ma dëfrente,
sikur ai romi plak
që martoi të bijën shpejtë,
gaxhonjtë e bardhë
aq shumë mos t’i urrente...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi