Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komunistët Qosja dhe Vinca: Të mbrohet piramida e kohës së Enver Hoxhës

Shko poshtë

Komunistët Qosja dhe Vinca: Të mbrohet piramida e kohës së Enver Hoxhës Empty Komunistët Qosja dhe Vinca: Të mbrohet piramida e kohës së Enver Hoxhës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 16, 2011 11:14 pm

Komunistët Qosja dhe Vinca: Të mbrohet piramida e kohës së Enver Hoxhës


Komunistët Qosja dhe Vinca: Të mbrohet piramida e kohës së Enver Hoxhës Qosja-vinca
Pas Rexhep Qosjes kundër shembjes së Piramidës së Enver Hoxhës reagon ashpër edhe komunisti Agim Vinca.
Në një intervistë për Top Channel Vinca thotë se kuvendi i Shqipërisë dënoi me vdekje një objekt monumental, në zemër të kryeqytetit shqiptar.
"Parlamentarët aktualë e kanë bërë veshin të shurdhër. Kurrë nuk është vonë për t'i thirrur arsyes, kurrë nuk është vonë që një vendim që mund të ketë pasoja edhe ashtu për realitetin e konfrontuar politik dhe shumë të lëkundur të Shqipërisë të ndryshohet dhe te gjendet një zgjidhje tjetër më e përshtatshme, e cila edhe do ta shënonte mirë 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, por edhe do ta ruante një objekt, që sipas specialistëve ka vlera arkitektonike", tha Vinca.
Vinca thotë se politikanët shqiptarë janë dehur nga vetëbesimi që u jep pushteti. Sipas tij, ideja e shembjes së të “të vjetrës” dhe e “luftës me fantazmat”, pushtetarët e Tiranës nuk duan ta dëgjojnë, e aq më pak ta marrin parasysh zërin e arsyes dhe forcën e argumentit.
"Tirana është kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por në njëfarë mënyre i të gjithë shqiptarëve. Ne na lidhen fije të shumta emocionesh dhe kujtimesh dhe mendoj se oligarkia politike e Tiranës duhet ta merrte parasysh opinionin publik, që me sa di unë është shprehur kundër rrënimit të Piramidës, sepse kjo është një sindromë e trashëguar nga kaluara, një sindromë në thelb jo demokratike dhe është një lloj vandalizmi kulturor dhe politik", tha Vinca, duke theksuar se vetë historia do t'i gjykojë ata që kanë hedhur një hap të tillë.

http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=128256
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi