Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:DËBIM NGA TOKA E QIELLI

Shko poshtë

Vullnet Mato:DËBIM NGA TOKA E QIELLI Empty Vullnet Mato:DËBIM NGA TOKA E QIELLI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 20, 2011 12:13 pm

Vullnet Mato:DËBIM NGA TOKA E QIELLI 270248_1790250247213_1568334934_31292973_6827651_nVullnet Mato:DËBIM NGA TOKA E QIELLI 211912_1568334934_1371152_n

Vullnet Mato

DËBIM NGA TOKA E QIELLI

Kam takuar njeriun
më të rrallë të globit,
përdhunuesin e një
minorenie të shenjtë,
dënuar përjetësisht
nga mallkimi i Zotit,
mos pranohet në tokë,
as në qiell kur të vdesë.

Tentova të vras veten
tri herë me radhë,
tha mëkatari i dënimit
të pazakonshëm,
vetëvrasjen s’e kryej dot
me asnjë armë,
Zoti më ndal dorën
në çastin e kobshëm.

S’të pranoj, më thotë
më një zë të padukshëm,
të më ndysh ferrin,
as parajsën jo se jo,
se e kam plot femra
Edenin e këtushëm,
dhe nëntokën ku ti,
pa mëkate s’duron!...

Tani unë pres
dhjetëvjeçarët e ardhshëm,
kur rruga për në galaktika
të jetë shtruar,
dhe njerëzit të vizitojnë
planetët e ngjashëm,
të shkoj të vdes
te ndonjë planet i pabanuar...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi