Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Surroi kandidat i LDK-së për president?

Shko poshtë

Surroi kandidat i LDK-së për president?  Empty Surroi kandidat i LDK-së për president?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 21, 2011 1:11 pm

Surroi kandidat i LDK-së për president?


Surroi kandidat i LDK-së për president?  Vs-kryetar
Burimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK kanë konfirmuar për Prishtina Insight se janë duke vlerësuar nëse duhet të kërkohet nga një nga intelektualët më të respektuar të vendit që të bëhet kandidat i tyre për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Këto zgjedhje paraqesin një ndryshim të theksuar të peizazhit politik në Kosovë, ngase presidenti do të zgjedhjet me vota të drejtpërdrejta. Deri tani, presidenti është zgjedhur nga parlamenti dhe është konsideruar kryesisht post ceremonial.
Anëtarë kyçë të partisë së dytë për nga madhësia në Kosovë vlerësojnë se Veton Surroi mund t’ua sigurojë fitoren. Publicisti nuk ka ofruar ndonjë koment lidhur me këtë plan dhe nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Prishtina Ingisht sa u përket këtyre pretendimeve.
Surroi u tërhoq nga politika në vitin 2007, pasi që Ora, partia e tij politike, nuk arriti ta kalojë pragun prej 5% në zgjedhjet e përgjithshme dhe rrjedhimisht nuk arriti të hyjë në parlament.
Disa figura të rëndësishme të LDK-së janë të bindura se do të mund ta joshin atë që prapë të hyjë në politikë. 50-vjeçari i ka akuzuar partitë e mëdha politike për vjedhje dhe manipulim të votave dhe për largimin e Orës nga parlamenti pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Të tjerët fajin për dështimin e partisë së tij e kanë gjetur në imazhin e Surroit si elitist dhe i përqendruar vetëm në Prishtinë.
Surroi mbetet figurë popullore në Kosovë, është aktiv në debate publike dhe i favorizuar nga kori diplomatik.

LDK beson në Surroin

LDK beson se vetëm një kandidat i tillë i profilit të lartë mund ta rimëkëmbë atë pas humbjeve të vazhdueshme që i janë shkaktuar nga Partia Demokrat ike e Kosovës e Hashim Thaçit.
Thaçi gjithashtu ka gjasa të marrë pjesë në këto zgjedhje. Siç u shpreh një zyrtar i LDK-së për Prishtina Insight, ajo parti duhet të bëjë një “hap të mençur” për ta mundur PDK-në.
“Një hap i tillë do të ishte nominimi i Surroit për kandidat presidencial ngase ai ka një imazh të formuar”, tha ky zyrtar në kushte anonimiteti. “Thaçi kurrë nuk do të pranonte të garojë kundër tij; ai do të frikësohej nga debatimi me Surroin”, shtoi po ai zyrtar.
Më 11 korrik, Thaçi tha për gazetën ditore nga Prishtina, Kosova Sot, se ai nuk ka vendosur ende nëse do të garojë apo jo për postin e presidentit. “Nëse vendos të jem kandidat, unë do të di si të fitoj”, tha ai.
LDK dhe Surroi janë afruar mes vete më shumë që kur Isa Mustafa mori përsipër udhëheqjen e partisë në vitin 2010. Mustafa, i cili është edhe kryetar i Prishtinës, dhe Surroi kanë punuar së bashku si pjesë e shoqërisë civile, ndërsa Mustafa i ka integruar zyrtarët e ish-Orës në partinë e tij.
Teuta Sahatqija, tani zëvendëskryetare e LDK-së, dikur ishte figura numër dy në Orë. Ajo thotë se nuk është në dijeni për kurrfarë bisedash specifike me Surroin sa i përket garës presidenciale. “Por, mund t’ju them se LDK është duke kaluar nëpër një proces të ristrukturimit dhe është një parti shumë më e fuqishme sesa që po portretizohet nga mediat e Hashim Thaçit”, tha Sahatqija për Prishtina Inisight.
“LDK do t’i fi tojë zgjedhjet e ardhshme dhe kandidati ynë do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës”.

Surroi ka marrë bekimin e Mustafës?

Ideja e nominimit të një kandidati presidencial që nuk është pjesë e partisë veçse ka marrë bekimin e Isa Mustafës. Ai ka deklaruar në mes të qershorit se “është në interes të vendit që të ketë një president që nuk është ngushtë i lidhur me partitë politike”.
Megjithatë, ai theksoi se një kandidat i tillë duhet ta ketë përkrahjen e partive të mëdha politike për ta fituar garën.
Ylli Hoxha nga Klubi për Politikë të Jashtme, shoqatë kjo anëtar i bordit të së cilës është edhe Surroi, tha për Prishtina Insight se për aq sa ai e di “nuk ka pasur kurrfarë komunikimi zyrtar mes LDK-së dhe z. Surroi lidhur me çështje të kësaj natyre”.
“Ai nuk ka shfaqur kurrfrë interesi për të garuar si kandidat presidencial”, shtoi Hoxha. Sidoqoftë, jam i sigurt se Surroi do të ishte një kandidat i shkëlqyeshëm, ndërsa ky vend vuan që ta përfaqësojnë njerëz që gëzojnë reputacion të mirë edhe brenda Kosovës edhe jashtë saj.”
Arben Gashi, këshilltar kyç i Mustafës, kandidat nga LDK që ka fituar numrin e dytë më të lartë të votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010, thotë se partia ende nuk ka vendosur për kandidatin e saj për president.
“Surroi është opsion e mundshëm, por unë nuk e di se sa është i arsyeshëm ky opsion”, tha Gashi.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shqyrtojmë se si do të vlerësojnë strukturat tona partiake dhe votuesit tanë kandidatin tonë presidencial, në mënyrë që votat të mos u shkojnë partive tjera.”
Një dozë e hezitimit për Surroin në LDK rrjedh nga fakti se ai nuk arriti të kalojë pragun prej pesë për qind në vitin 2007, por edhe se ai mund të mos gëzojë popullaritet tek disa tradicionalistë. Kjo bazohet në kritikën që i ka bërë më parë Ibrahim Rugovës, udhëheqësit shumëvjeçar të Kosovës dhe pavarësimit të saj, presidentit të saj dhe themeluesit të LDK-së.
Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK- së, dha indikacione se kjo mund të paraqesë problem. Kandidati ynë për president duhet të jetë “i afërt me traditat tona partiake”, tha ai për Prishtina Insight.
Kjo lëvizje e Kosovës drejt zgjedhjeve presidenciale të tipit amerikan apo francez është rrjedhojë e krizave të fundit politike nëpër të cilat kaloi vendi.
Behgjet Pacolli, biznesmeni miliarder dhe kreu i Aleancës Kosova e Re, e cila krijoi qeverinë me Thaçin, u detyrua të largohet nga presidenca pas vetëm disa javësh të kaluara në atë post. Gjykata Kushtetuese vendosi se zgjedhja e tij në parlament ishte joligjore.
Negociatat mes Mustafës, Thaçit dhe Pacollit rezultuan me një marrëveshje për ta zgjedhur një oficere të policisë dhe të papërvojë në politikë, znj. Atifete Jahjaga, për presidente, me kusht që të ndryshohet Kushtetuta e vendit për ta mundësuar zgjedhjen e drejtpërdrejtë të një presidenti më të fuqishëm në vitin 2012.
Surroi ka qenë pjesë e zhvillimeve të mëdha në historinë më të re të Kosovës. Ai ishte pjesë e ekipit negociator të shqiptarëve në bisedimet e pasuksesshme të Rambujesë në vitin 1999, dështimi në të cilat ia trasoi rrugën intervenimit të NATO-s në konfliktin e Kosovës.
Kur parlamenti shpalli pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ai shkroi një kolumne lidhur me ironinë e faktit që ai nuk mund ta nënshkruajë deklaratën e pavarësisë pasi që nuk kishte arritur të bëhet deputet. Mund të ndodhë që ai ende të mos ketë thënë fjalën e fundit në politikë. /Prishtina Insight
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi