Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Surroi: Tri kërcënimet për Kosovën

Shko poshtë

Surroi: Tri kërcënimet për Kosovën Empty Surroi: Tri kërcënimet për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 28, 2013 11:56 pm

Surroi: Tri kërcënimet për Kosovën
 
Surroi: Tri kërcënimet për Kosovën F1_28surroi-jpg1380393905

Vjenë, 28 shtator - Publicisti Veton Surroi ka folur në një forum në Vjenë për Kosovën, kurse fjalimi i tij është përqendruar të tri elemente, që sipas tij e kërcënojnë Kosovën. E, që janë: Një, zaptimi i shtetit në prani të bashkësisë ndërkombëtare. Dy, mospërfundimi i ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Tre, rritja e islamizmit politik si alternativë ndaj shtetndërtimit të korruptuar.

Kur flet për zaptimin e shtetit Surroi e ka fjalën kryesisht për Partinë Demokratike të Kosovës. Njerëz brenda saj, ai i quan ‘struktura paralele shqiptare’.

“Kjo forcë është e bazuar në një “strukturë paralele” që ka pasur prej kohësh burime jotransparente financimi dhe që nëpërmjet vjedhjes së votës është vendosur në pushtet. Përgjatë pesëmbëdhjetë vjetëve, kjo organizatë që paraqet Partinë brenda Partisë (PDK-së në pushtet), ka arritur të ushtrojë ndikim apo të kontrollojë pothuajse të gjitha institucionet, edhe ato që duhej të ishin të ndara a të pavarura, të shtetit”, ka thënë ai.

Sipas tij, shumë zaptime pronash e biznesesh nga kjo strukturë, madje edhe vjedhja e votave ‘industriale’, siç e quan ai, ka ndodhu në sytë e autoriteteve ndërkombëtare.

“Zhbërja e “strukturave paralele” shqiptare do të jetë një proces i dhimbshëm për ardhmërinë e demokracisë në Kosovë”.

Për shtetin e papërfunduar, Surroi e ka mendjen tek pjesa veriore në Mitrovicë.

“Kosova nuk ka arritur një përfundim juridik në bisedimet me Serbinë. Përkundrazi, Prishtina, Beogradi dhe Brukseli kanë hapur një proces fërkimi politik dhe të sigurisë mes institucioneve qendrore dhe atyre të serbëve (në Veri, madje edhe Jug), në një proces krijimi të autonomisë serbe në Kosovë, jashtë sistemit të tanishëm juridik dhe kushtetues të Kosovës”, tha ai.

Në lidhje me islamin politik në Kosovë, Surroi thotë se ai po e infekton gjithë debatin në Kosovë.

“Potenciali i këtij kërcënimi, i konkurrencës së islamit politik karshi shtetit të zaptuar shihet në Siri. Deri më tani mbi pesë shqiptarë nga regjioni, dy nga Kosova janë vrarë në Siri. Sipas burimeve siriane, ata atje po luftojnë në një luftë që është krejtësisht e huaja për trevat shqiptare; po luftojnë në njësitet që besojnë në luftën doktrinare mes sunitëve kundër alevitëve (shiitë)”, ka thënë ai.

Fjalimi i Surroit, që e transmeton Portali Respublica është mbajtur në konferencën “Periferia e rrezikuar” të organizuar prej disa instituteve europiane e të mbajtur në Vjenë, transmeton orainfo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi