Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilli i Evropës-Njoftim për shtyp

Shko poshtë

Këshilli i Evropës-Njoftim për shtyp Empty Këshilli i Evropës-Njoftim për shtyp

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 10, 2008 10:49 pm

Këshilli i Evropës-Njoftim për shtyp Logo_news
Njoftim për shtyp-Këshilli i Evropës

Komisioneri Hammarberg kujton përvjetorin e 60- të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut

Strasburg, 9 Dhjetor 2008 – Në pragun e gjashtëdhjetëvjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Thomas Hammarberg ka botuar sot dy mesazhe audio dhe një deklaratë video për të shënuar këtë përvjetor.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut thekson në mesazhet e tij se “ Deklarata është një dokument simbol i cili ka formëzuar frymën e aktiviteteve të drejtave të njeriut në të gjithë botën.” Ai thekson dy pika të rëndësishme: “Së pari, është përcaktiimi më autoritativ se çfarë janë të drejtat e njeriut dhe i cili njeh të drejtat sociale dhe ekonomike si të drejta të plota të njeriut. Së dyti, legjitimiteti i tij nuk vjen vetëm nga pranimi i tij prej qeverive, por në vecanti nga mbështetja e tij nga të gjitha shoqëritë. Për këto arsye, është një burim i madh për të gjithë njerëzit të angazhuar për ta ndyshuar botën për më mirë.”

Komisioneri afirmon më tej se “ është ende një rrugë e gjatë për të bërë për të arritur respektimin e parimeve të Deklaratës në jetën e përditshme. Shikoj devijim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme: mbrojtja e të dhënave, diskriminimi, ksenofobia, mbrojtja grupeve të njerëzve vulnerabël. Masat e antiterrorizmit kanë kontribuar gjithashtu në një zgjerim të devijimit të të drejtave të njeriut. Në veçanti, kompliciteti apo qetësia në luftën e nisur nga SHBA-ja kundër terrorit e ka çuar Evropën brutalisht mbrapa. Për më tepër në kohët e krizës ekonomike, ka tashmë shenja se ata që janë më pak të pasur do të vuajnë më shumë nga kriza që bota po përballon. Është megjithatë thelbësore që të gjitha masat janë marrë për të siguruar mbrojtje të të drejtave të njeriut.”

Komisioneri Hammarberg përfundoi duke theksuar nenet 30 të Deklaratës “ që janë ende aktuale sot dhe kanë mbajtur të paprekur të gjithë potencialin e tyre për të ngritur nevojat themelore të njeriut në të ardhmen. Është esenciale që ne të përdorimin deklaratën për punën bazë të ri-edukimit të të drejtave të njeriut dhe shpjegimit tek publiku rreth vlerave themelore. Deklarata duhet të përdoret për të frymëzuar politikat dhe sjelljet për t’i lejuar njerëzve të drejta të pamahoueshme kudo, në çdo kohë.”


Kontakt shtypi: Stefano Montanari, +33 6 61 14 70 37, stefano.montanari@coe.int
***


Komisioneri për të Drejtat e njeriut është një institucion i pavarur, jo gjygjësor brenda Këshillit të Evropës, me mandat për të promovuar ndërgjegjësim dhe respekt për të drejtat e njeriut në organizatën e 47 shteteve anëtare. E zgjedhur nga Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Evropës, Komisioneri aktual, Thomas Hammarberg, e ka marrë detyrën në 1 Prill 2006.Njësia e Komunikimit – Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut
Tel: +33 3 88 41 35 38
Fax: +33 3 90 21 50 53
press.commissioner@coe.int
www.commissioner.coe.int
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi