I dyshuari i masakrës së Norvegjisë dëshmon: Kam vepruar i vetëm
Faqja 1 e 1

I dyshuari për sulmet në Norvegji: Vrasjet ishin mizore por të nevojshme
(I plotësuar) - Policia norvegjeze tha se i akuzuari për organizimin e sulmeve në Norvegji thotë se ka vepruar i vetëm. Autoritetet e rendit janë në verifikim të pretendimeve të dëshmitarëve, të cilat sugjerojnë se bëhet fjalë për një ose më shumë sulmues.
Të paktën 85 persona janë qëlluar për vdekje në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, vetëm pak orë pasi shtatë persona humbën jetën nga shpërthimi i bombës në ndërtesat qeveritare në Oslo.
Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë, Sveinung Sponhajm, tha se i dyshuari Anders Bering Breivik e ka pranuar përgjegjësinë për të dy incidentet, por është përpjekur të distancohet nga hetimi penal.
Avokati Geir Lipeshtad nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që mund ta kenë çuar Breivikun në shkaktimin e dhunës.
“Ai (Breiviku) thotë se beson që veprimet ishin barbare, porse në kokën e tij ato ishin të nevojshme”, tha Lipeshtad.
I njëjti ka cituar Breivikun të ketë thënë se ka “sulmuar shoqërinë norvegjeze, meqë ka dashur ta ndryshojë atë”.
Policia tha se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa njerëz figurojnë ende të zhdukur. Mbi 90 persona janë raportuar të plagosur në masakrën më të rëndë që ka goditur Norvegjinë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Breivik është përshkruar si fundamentalist i krishterë i krahut të djathtë, me pikëpamje anti-myslimane. Hetuesit janë duke hulumtuar nëse ai është autor i një manifestoje 1,500-faqesh që është postuar në internet, e që përshkruan planifikimin e sulmit.
Breivik akuzohet për terrorizëm dhe pritet të paraqitet para gjykatës të hënën. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me maksimumin e dënimit prej 21 vjetësh heqje lirie.
* * * * * *
Avokati i njeriut të dyshuar për kryerjen e sulmeve në Norvegji tha se klienti i tij e ka pranuar përgjegjësinë për vrasjet.
Geir Lipeshtad nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që mund ta kenë çuar Anders Bering Breivikun në shkaktimin e dhunës.

Breivik, 32 vjeç, u arrestua nga policia të premten, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje të paktën 85 persona në një takim rinor të Partisë Laburiste në ishullin Utoja, si dhe për shpërthimin në ndërtesat e qeverisë në Oslo, ku humbën jetën 7 persona.
Breivik është përshkruar si fundamentalist i krishterë i krahut të djathtë, me pikëpamje anti-myslimane. Hetuesit janë duke hulumtuar nëse ai është autor i një dokumenti 1,500-faqesh që është postuar në internet, e që përshkruan planifikimin e sulmit.
Breivik pritet të paraqitet para gjyqit të hënën.

Avokati i norvegjezit të dyshuar për bombën dhe vrasjet e së premtes thotë se klienti i tij i vlerëson veprimet e tij si të tmerrshme por të nevojshme.
Avokati mbrojtës Geir Lippestad tha dje se Anders Behring Breivik ka shprehur dëshirën t’i sqarojë veprimet e tij në gjykatë. Avokati tha se klienti i tij e ka pranuar përgjegjësinë për sulmet që shkaktuan vdekjen e 92 vetave. Por nuk dha hollësi të tjera.
Policia thotë se i dyshuari kryesor i sulmit është norvegjezi 32-vjeçar Anders Bering Breivik. Ata thonë se zoti Breivik ka postuar komente të ekstremit të djathtë dhe anti-myslimane në internet.
Por në një konferencë për shtyp dje, kryeministri Jens Stoltenberg tha se është shpejt për të arritur përfundime mbi motivin e sulmit.
"Në krahasim me vendet e tjera unë nuk mund të them se kemi problem me ekstremistët e krahut të djathtë në Norvegji. Por kemi disa grupe, të cilët i kemi ndjekur edhe më parë, dhe policia jonë ka dijeni për grupe të tilla Norvegji."
Dy sulme të dhunshme ndodhën dje. Në drekë të paktën një bombë shpërtheu pranë kryeministrisë në Oslon qendrore. Brenda pak orësh, të paktën një person i armatosur hapi zjarr në një kamp të rinjsh pranë ishullit Oteja.
Të rinj mes moshave 14 deri në 18 vjeç ishin mbledhur në një kamp veror të organizuar nga Partia Laburiste e kryeministrit. Ata ikën me vrap nga paniku kur personi i armatosur, i veshur si polic, hapi zjarr. Videot tregojnë trupat që lundronin në ujë rreth ishullit.
Agjencia kombëtare norvegjeze e lajmeve NTB tha dje se dëshmitarët në ishull i kanë thënë policisë se dy persona ishin të përfshirë. Ata thanë se personi i arrestuar ishte maskuar si polic, i veshur me xhup me emblemën e policisë në të, por i dyti jo.
Njoftimet e lajmeve në Norvegji thanë gjithashtu se bomba në Oslo ishte bërë me pleh kimik dhe një furnizues e lidhi kompaninë nën pronësinë e zotit Breivik me blerjen e kimikateve.
Kryeministri Stoltenberg thotë se vendi është i bashkuar në këtë tragjedi.
"Norvegjia është vend i vogël, por jemi krenar, dhe jemi të afërt me njëri tjetrin sidomos në ngjarje të tilla. Mendoj se të gjithë norvegjezët ndjehen shumë pranë viktimave të dhunës në Oslo dhe të rinjve në kampin e ishullit Oteja."
Dje, zoti Stoltenberg udhëtoi në një hotel pranë ishullit, ku ekipet e shpëtimit transportonin të mbijetuarit. Ndërkohë, ekipet e emergjencës në Oslo po kërkojnë ende për trupat dhe të mbijetuarit e shpërthimit masiv të bombës që dëmtoi kryeministrinë dhe Ministrinë e Financave.
Mikal Hem, një gazetar në Oslo i tha Zërit të Amerikës se shpërthimi u dëgjua shumë kilometra larg.
"Ne dëgjuam një shpërthim dhe ndërtesa u trondit. Vrapova tek dritarja dhe pashë tymin që dilte nga kryeministrija."
Ai tha se kur kaloi nga vendi më vonë pa ndërtesën e prishur.
Zoti Hem thotë se norvegjezët po mbajnë zi, dhe trishtimi është edhe më i madh për të rinjtë e vrarë në ishull.
"Ky është incidenti më i tmerrshëm në Norvegji që nga lufta dhe njerëzit janë të tronditur. Këta viktima ishin 14-15 vjeç. Është e tmerrshme."
Në raportin vjetor të publikuar në fillim të këtij viti, agjencia policore e sigurisë kishte vënë në dukje rritjen e aktiviteteve të krahut të djathtë ekstrem, por tha se rritja është e kufizuar nga mungesa e një udhëheqjeje të fortë.
Ky është sulmi më vdekjeprurës në Europë që nga viti 2004 kur bombat në një tren të Madridit shkaktuan vdekjen e 191 vetave.
>> Anders Bering Breivik, dyshohet për sulmet në Norvegji >> Komente (12)
>> Rritet numri i viktimave në Norvegji >> Komente (48)
>> Një shpërthim i madh trondit Osllon >> Komente (31)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MPJ: Dy shqiptarë në tragjedinë e Norvegjisë
» Adri Nurellari:Kthimi i sigurisë në Veri, duke vepruar fuqimisht në Jug
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Arrestohet i dyshuari për masakrimin e 6-vjeçarit nga Miratoci
» Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy turistëve çekë [video]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi