Adri Nurellari:Kthimi i sigurisë në Veri, duke vepruar fuqimisht në Jug
Adri Nurellari:Kthimi i sigurisë në Veri, duke vepruar fuqimisht në Jug
Adri Nurellai:Kthimi i sigurisë në Veri, duke vepruar fuqimisht në Jug
Botuar tek gazeta Shqip
Sot, në opinionin publik kosovar, është krijuar përshtypja e gabuar se siguria e Veriut është tërësisht në duart e të huajve dhe se Prishtina i ka duart plotësisht të lidhura. Në fakt, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, pasi edhe nga qeveria e Kosovës ngelet shumë për të bërë. Së pari është i domosdoshëm ndryshimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe administratës, të cilët kanë lidhje drejtpërdrejt me sektorë që kanë ndikim në çështjet nevralgjike të Kosovës, siç janë siguria apo drejtësia. Në këto momente decizive duhen shmangur nga postet drejtuese individë, të cilët janë lehtësisht të shantazhueshëm e për rrjedhojë të instrumentalizueshëm nga të huajt. Këta duhen zëvendësuar me individë për të cilën është e sigurt që janë të papërlyer dhe janë tërësisht besnikë vetëm dhe vetëm ndaj interesave të Republikës së Kosovës. E si mund të ketë gojë një zyrtar që potencialisht është nën hetime nga EULEX-i që të ushtrojë presion ndaj EULEX-it që të tregohet më aktiv në Veri? Për të mos folur pastaj që abuzimet e qeveritarëve shpesh janë bërë haptazi dhe provat për to mund të jetë në dorë të shumë aktorëve që mund t'i përdorin për të shantazhuar këta zyrtarë për qëllime politike. E ardhmja e Kosovës nuk mund të lejohet më që të kërcënohet nga individë që janë të kushtëzuar e s'bëjnë dot denjësisht detyrën e tyre, sepse ngelen peng të shkeljeve që kanë bërë në të kaluarën.
Së dyti, qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprime të rrepta kundër motivit ekonomik që ushqen status quo-në e Veriut, kontrabandës. Një pjesë e mirë e rrjeteve mafioze ndëretnike të lidhura ngushtë me politikën kosovare janë të interesuara që Veriu të ngelet jashtë ligjit për hir të fitimeve të majme që nxjerrin prej kontrabandës. Edhe pa qenë të pranishme në Veri, autoritetet e Kosovës mund ta ndërpresin kontrabandimin e më shumë se një së tretës të importeve që hyjnë në vend. Fitimet e larta të rrjeteve kriminale s'vijnë nga shitja e mallrave te veriorët, por nga kalimi i mallrave të kontrabanduara në Jug ku edhe ndodhet shumica e fuqisë blerëse. Prandaj mjafton që autoritetet të tregohen shumë më të rreptë e të vëmendshme në Jug për të ndalur “karburantin” që ushqen paligjshmërinë në Veri. Përpos kësaj, politikat fiskale qendrore mund të vinin në ndihmë në këtë situatë. Trafikantët nuk do kishin më interes për vazhduar kontrabandën duke mbajtur situatën politike siç është, nëse qeveria do të ulte në maksimum tarifat doganore (duke kompensuar të ardhurat e munguara me rritjen e TVSH-së, tatimfitimit dhe taksave indirekte). Mosangazhimi serioz i qeverisë kundër kontrabandës në tërë Kosovën tregon se integriteti territorial i Kosovës është duke u rrezikuar mes të tjerash edhe prej vetë elitës politike kosovare që ka një interes ekonomik meskin te turbullimi i Veriut.
Një tjetër hap që ngelet për t'u ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë është hetimi i paramilitarëve dhe forcave të MUP-it që janë në veprim në pjesën e Veriut për të zbuluar se çfarë kanë bërë ata gjatë luftës së Kroacisë, Bosnjës apo Kosovës. Duke bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës, si dhe me institucione qeveritare të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë, do të qe e dobishme që të identifikoheshin ata individë që kanë duart të përlyer me gjenocidet e Ballkanit, të bëheshin publike faktet kundër tyre dhe të bëhej presion ndaj ndërkombëtarëve për arrestimin e tyre. Nëse vërtetohet lidhja mes shumë prej paramilitarëve të Veriut dhe krimeve të luftës, atëherë EULEX-i dhe KFOR-i do të viheshin para një presioni domethënës të opinionit publik ndërkombëtar.
Gjithashtu prokuroria kosovare dhe policia nuk duhet të vazhdojë të rrijë dhe duarkryq ndaj kësaj situate, por të paktën të merret me gjetjen e gjurmëve, mbledhjen e provave dhe përgatitjen e dosjeve të aktakuzës ndaj shtetasve të Veriut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Jug, që zhvillojnë veprimtari kriminale dhe antishtetërore. Në kushtet kur nuk mund të ushtrojë autoritetin e saj në Veri, shërbimi kosovar i policisë duhet që së paku të regjistrojë e dokumentojë veprimtaritë kriminale që janë duke u kryer atje dhe të arrestojë këta keqbërës sapo t'iu jepet mundësia, nëse këta lëvizin në pjesë të tjera të Kosovës. Ndaj kriminelëve dhe paramilitarëve të dyshuar për krime lufte duhen përgatitur gjithashtu mandate arresti ndërkombëtare në mënyrë që këta individë të mos ta kenë të lehtë të udhëtojnë nëpër botë. Është e papranueshme që ekzistojnë mandate ndërkombëtare arresti për zyrtarë të lartë kosovarë si Agim Çeku, ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk përgatit asnjë për kriminelët e luftës që vërtiten në Veri. Tanimë ka ardhur koha që të bëhet e qartë që Prishtina së paku formalisht dhe simbolikisht nuk e toleron më paligjshmërinë në Veri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adri Nurellari:Lufta kundër teknokracisë
» S’ka marrëveshje, kërkohet kthimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në veri
» Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës
» Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
» A po shtohen masat e sigurisë?
» S’ka marrëveshje, kërkohet kthimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në veri
» Adri Nurellari:Demistifikimi i frikës për veriun e Kosovës
» Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
» A po shtohen masat e sigurisë?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi