Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëveshja ende s'është finalizuar

Shko poshtë

Marrëveshja ende s'është finalizuar  Empty Marrëveshja ende s'është finalizuar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 26, 2011 10:02 pm

Marrëveshja ende s'është finalizuar  950193pol-kosoves

Marrëveshja ende s'është finalizuar  Marveshja-kfori

Marrëveshja ende s'është finalizuar

Thaçi: Policia speciale do të mbetet në pikat 1 dhe 31

(I plotësuar) - Një zyrtar i forcave paqeruajtëse të KFOR-it ka konfirmuar se “aktualisht policia po i kontrollon pikat kufitare në veri të Kosovës”.

“KFOR-i është atje për të siguruar një ambient të sigurt, por ne nuk kontrollojmë makinat apo kamionët”, ka thënë ky zyrtar, i cili nuk deshi t’i përmendej emri.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se shumë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që ishin në pikat kufitare në veri, tashmë janë kthyer në jug të Mitrovicës.

Sipas tij, marrëveshja për të cilën është folur gjatë ditës ende nuk është finalizuar dhe se bisedimet po vazhdojnë.

Marrëveshja ka të bëjë me tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës dhe zhvendosjen e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.


* * * * * *

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka vendosur qe t’i drejtohet qytetarëve të Kosovës për të dhënë informacione e sqarime pas intervenimit në veri. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, konferenca do të mbahet në orën 20: 30 në Press Qendrën e Qeverisë së Kosovës.

* * * * * *

Polici i plagosur E.Z i Njësisë Speciale, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente në QKUK në Prishtinë, dhe mjekët janë duke u munduar t’i shpëtojnë jetën.

Gjendja e tij shëndetësore e policit të plagosur sot në Mitrovicë është mjaft e rëndë, ndërkohë që sipas këtyre burimeve shumë të sigurta, polici aktualisht ndodhet në reanimacion dhe pas intervenimit në emergjencë, pritet të transferohet në mjekimin intensiv.

Përveç E. Z dhe policit që ka pësuar lëndim të lehtë në orët e hershme të paradites, të plagosur të tjerë në QKUK nga aksioni i ditës së sotme në Mitrovicë nuk ka.

* * * * * *

Polici i plagosur, sillet me helikopter në QKUK

Ka mbërritur në QKUK, polici A.Z, i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagosjes së tij me armë zjarri në aksionin drejt Zubin Potokut. Në Qendrën Emergjente në QKUK, ai ka mbërritur me helikopter të KFOR-it aterrimi i të cilit është bërë rreth orës 17 e 30 minuta. Pavarësisht spekulimeve se ai ka vdekur, së paku zyrtarisht, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e rëndë.

* * * * * *

Branko Niniq, kryetari paralel i Leposaviqit, përkundër apelit që u ka bërë qytetarëve serbë për të dal në protestë dhe për bllokuar rrugët, nuk ka pasur sukses, sepse vetëm 20 persona kanë dal në rrugë dhe situate për gjatë kufirit në Jarinje është e qetë, derisa pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po e mbikëqyrin situatën.

Ndërsa në Bërnjak situate është e tensionuar, ende po vazhdojnë të shtënat mes grupeve të serbëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Kurse në Qendrën Mjekësore Familjare në Mitrovicë është dërguar një polic i plagosur, jeta e të cilit është në rrezik, ka konfirmuar drejtori i kësaj qendre, Agim Peci.


Marrëveshja ende s'është finalizuar  26Policia26Marrëveshja ende s'është finalizuar  Str-paraleleMarrëveshja ende s'është finalizuar  Str-paralele1Marrëveshja ende s'është finalizuar  Str-paralele2Marrëveshja ende s'është finalizuar  Str-paralele3Marrëveshja ende s'është finalizuar  Str-paralele4Marrëveshja ende s'është finalizuar  Str-paralele5Marrëveshja ende s'është finalizuar  Str-paralele6Marrëveshja ende s'është finalizuar  Str-paralele7
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi