Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kumtesë nga FBKSH-ja

Shko poshtë

Kumtesë nga FBKSH-ja Empty Kumtesë nga FBKSH-ja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 26, 2011 10:57 pm

Kumtesë nga FBKSH-ja 668847CG8AB1.png

Kumtesë e FBKSH-së
Të jetësohet ligji dhe rendi kushtetues në gjithë vendin

Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar përkrah fuqishëm veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për të shtrirë “dorën” e rendit dhe të ligjit në pikën kufitare 1 e 31 të Kosovës. Qytetarët e Kosovës si dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, janë të lumtur që më në fund Qeveria e Kosovës mori aksion për të kontrolluar gjithë territorin e vendit. Të gjithë qytetarët e Kosovës janë në anën tuaj dhe u japin mbështetjen maksimale dhe të gjithanshme për veprimet që i bëni në dobi të rendit e të ligjit. Ne jemi të bindur se Polica e Kosovës si edhe të gjitha organet tjera shtetërore juridike, janë në gjendje gatishmërie dhe në nivel të profesionalizmit për të menaxhuar me çdo lloj situate. Ne gjithashtu besojmë se ekziston një koordinim i gjithë aparatit shtetëror në veprimet e përbashkëta, mbi të gjitha jemi të bindur se i gjithë aparati shtetëror është i vendosur që ligji të mbretërojë në gjithë vendin. Për këtë Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar u shpreh mirënjohje gjithë mekanizmave shtetërore të Kosovës për punën që bëni dhe për angazhimet që bëni vetëm e vetëm që në gjithë vendin të mbretërojë rendi dhe ligji. Këtë aksion të Qeverisë së Kosovës për të funksionuar sistemi juridik e kushtetues në gjithë vendin FBKSH-ja e mbështet dhe kërkon që përpjekja e Qeverisë për ta vërë në jetë rendin e ligjin të jetë prioritet mbi prioritetet, sepse kështu dëshmohet përkushtimi i saj për funksionimin e rendit e të ligjit në Shtetin e Kosovës.
-Aksioni për të funksionuar rendi dhe ligji në pikat doganore 1 e 31 duhet të vazhdojë dhe të zgjerohet duke e pamundësuar kontrabandën në atë pjesë të territorit të Kosovës. “Dora” e drejtësisë duhet të shkoj deri në fund pa kompromise ndaj askujt dhe i njëjtë për të gjithë pa dallim.
Vetëm kështu do ti tregojmë botës demokratike dhe në veçanti Serbisë se jemi shtet Sovran dhe demokratik dhe këtu duhet të sundojë ligji e jo anarkia si në çdo vend tjetrë demokratik.

-Kthim mbrapa nuk ka, nuk bënë as të biem nën ndikimin e kujtdo qoftë për ta ndryshuar vendimin e Qeverisë. Qeveria e Kosovës angazhimin që bënë për të vërë rendin e ligjin në gjithë territorin e vendit, respektivisht në gjithë hapësirën e kufijve që tashmë e ka njohur 77 shtete demokratike të botës e ka për obligim dhe për këtë e mbështesim plotësisht.

-Ju zonja dhe zotërinj të UNMIK-ut dhe të EULEX-it duhet ta kuptoni drejt vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe të pozicionoheni në anën e të drejtit, është mirë të merrni vendim të drejt, pa ekuivokë dhe pa përkrahje forcave të errëta e destruktive, të njerëzve që nuk e duan rendin dhe ligjin. Fundja nëse dëshironi ju fare lehtë mund ta identifikoni së kush është në anën e drejtë e të ligjit.

-Nuk është mirë që edhe më tutje të nëpërkëmbët dhe të luhet me shtetin e Kosovës, me ndjenjat e qytetarëve të saj. Është koha që të funksionoj sistemi juridik e kushtetues në gjithë vendin, për këtë zaten jeni edhe ju këtu, apo jo?

-Ndërkaq ju organet dhe institucionet më përgjegjëse për funksionalizimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës vazhdoni të zbatoni ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës sepse këtë e dëshiron populli gjë që për këtë do ta keni përkrahjen maksimale të tij.

Prishtinë, 26 korrik 2011
Kryetari i FBKSH-së
Prof. Arbër Kastrioti


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi