Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan

2 posters

Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 11:31 pm

Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan


Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan 9112009-KM
Regjistrohet Sulmi në Deçan sigurisht se do të “regjistrohet” si një rast i rëndë në notesin e vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët po e përcjellin fushatën zgjedhore dhe të cilët më pas do të raportojnë për rrjedhën e kësaj fushate.


Dy ditë para përfundimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 15 nëntorit në Kosovë, ka ndodhur incidenti më serioz gjatë kohës së fushatës zgjedhore në Kosovë. Kështu burime tona bëjnë të ditur se kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është sulmuar të mërkurën në Deçan. Porsa ai ka përfunduar fushatën në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK, eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.
Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh. Eskorta e kryeministrit Hashim Thaçi më pas është nisur në drejtim të Gjakovës ku kryeministri Thaçi vazhdoi fushatën elektorale në përkrahje të kandidatit të tij për kryetar të komunës së Gjakovës. Ndërkohë forca të mëdha të sigurisë e kanë përcjellë kryeministrin derisa kaloi Deçanin.
Incidenti në Deçan i ka qitur një hije të keqe fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 15 nëntorit. Deri në këtë moment nuk është shënuar ndonjë incident që vlen të veçohet ndërkaq ashpërsia e fjalorit të liderëve politikë dhe thyerja apo heqja e panove të kandidatëve rivalë në disa qendra të Kosovës, deri më tash janë konsideruar si pjesë të fushatës zgjedhore pa pasoja të mëdha në skenën politike.
Në ndërkohë gjatë fushatës së tij në Gjakovë, lideri i PDK-së e kryeministri i Kosovës nuk ka përmendur fare rastin e gjuajtes së eskortës së tij në Deçan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Deklaratë e Qeverisë së Kosovës rreth 'rastit të Deçanit'

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 11:33 pm

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës rreth 'rastit të Deçanit'

Dënohet sulmi ndaj eskortës së kryeministrit Thaçi në Deçan

Qeveria e Kosovës përmes një deklarate për media ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij që ka ndodhur të mërkurën në Deçan, pas përfundimit të tubimit parazgjedhor të PDK-së ku ai mori pjesë në cilësinë e kryetarit të kësaj partie.
“Kosova është krenare me demokracinë e saj. Ata që veprojnë me dhunë kundër kësaj demokracie dhe institucioneve të saj përfaqësuese e dëmtojnë shtetin tonë. Ne duhet të sillemi si një demokraci e pjekur dhe përdorimi i dhunës është i papranueshëm”, thuhet në deklaratë.
Ekzekutivi vendor u bën thirrje të gjithë nxitësve të dhunës që të ndalojnë këto sjellje, që të kërkojnë falje dhe të sillen si duhet në frymën e demokracisë, për arritjen e së cilës kemi sakrifikuar të gjithë.
“Ndërhyrja në procesin zgjedhor është një shkelje e rëndë dhe aktet kriminale te nxitura politikisht do të ndiqen penalisht nga organet përgjegjëse”, përfundon deklarata e Qeverisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Reagim i PDK-së rreth 'rastit të Deçanit'

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 11:34 pm

Reagim i PDK-së rreth 'rastit të Deçanit'

PDK: I kujtojmë Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votën e vullnetit të lirë dhe jo me dhunë e armë

Shtabi Zgjedhor i PDK-së përmes një kumtese ka bërë të ditur se sot, në Deçan, u tentua të kriminalizohet demokracia dhe vota e lirë e qytetarëve nga bandat e krimit që për vite të tëra terrorizojnë natën Kosovën.
Në tubimin elekoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, ku merrte pjesë edhe Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i vendit, z. Hashim Thaçi, ka ndodhur një sulm i rëndë, ku janë përdorur mjete të forta dhe armë, duke vënë në rrezik jetën e pjesëmarrësve të tubimit dhe të delegacionit të lartë të PDK-së.
Të nxitur dhe të organizuar drejtpërdrejtë nga Ramush Haradinaj, duke përdorur edhe njerëz të inkriminuar dhe të ikur nga drejtësia, sot në Deçan u provua të përdhoset dhe të frikësohet vota e lirë e qytetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që t’i bëjnë hetimet e nevojshme, veçanërisht ndaj përdoruesëve të armëve dhe nxitësve të dhunës dhe që t’i vëjnë ata para drejtësisë.
I kujtojmë Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votën e vullnetit të lirë dhe jo me dhunë e armë.
Deçani, si gjithë Kosova, është pjesë e demokracisë dhe krenarisë së Kosovës. Vota e lirë është e shenjtë për çdo qytetar që me aq sakrificë ka kontribuar për ndërtimin e shtetit tonë.
I ftojmë qytetarët e Deçanit dhe Kosovës që të jenë të qetë, të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve dhe që të votojnë lirshëm për demokracinë dhe për të ardhmen e tyre të sigurtë.
Kosova dhe qytetarët e saj, më 15 Nentor do t’i tregojnë botës së qytetëruar se janë të përcaktuar për demokraci dhe pluralizëm politik, thuhet në këtë kumtesë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Reagim i AAK rreth 'rastit të Deçanit'

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 11:35 pm

Reagim i AAK rreth 'rastit të Deçanit'

AAK-ja ka akuzuar PDK se “ka abuzuar dhe keqpërdorur gjimnazistët”

Të mërkurën në Deçan është gjuajtur me mjete të ndryshme eskorta në të cilin ndodhej kryeministri Hashim Thaçi, ku nuk kanë munguar as të shtënat me armë. Ndërsa AAK-ja ka akuzuar PDK-në se ka abuzuar dhe keqpërdorë gjimnazistët e Deçanit dhe kanë përdorur dhunë ndaj tyre në tubimin e sotëm parazgjedhor të PDK-së në këtë qytet.
Në bastionin e AAK-së në Deçan, të mërkurën pasdite është sulmuar eskorta që po e shoqëronte kryeministrin dhe kryetari e PDK-së, Hashim Thaçi, i cili kishte shkuar për fushatë në këtë komunë.
Sipas zyrtarëve të PDK-së, incidenti ka ndodhur pas përfundimit të tubimit parazgjedhor të PDK-së në Deçan, ku në drejtim të eskortës së kryeministrit Thaçi është gjuajtur me mjete të ndryshme, duke mos munguar as të shtënat me armë, por nuk ka pasur të lënduar.
Ndërkaq, AAK ka dënuar abuzimin dhe rrahjen e, siç thuhet, gjimnazistëve nga PDK-ja në Deçan.
“Veprimtarë të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, zyrtarë të lartë të saj dhe kandidatë të kësaj partie për Asamblenë Komunale të Deçanit, kanë keqpërdorur dhe abuzuar nxënës të gjimnazit të Deçanit, me moshë të mitur, dhe kanë përdorur dhunë ndaj tyre në tubimin e sotëm parazgjedhor të PDK-së në këtë qytet, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi”, thuhet në një komunikatë për media.
Sipas AAK-së, zyrtarë të lartë të PDK-së dhe kandidatë të saj për Asamblenë Komunale të Deçanit, kanë përdorur dhunë të shfrenuar ndaj disa gjimnazistëve deçanas, në sallën ku mbahej tubimi, në momentin kur ata kanë brohoritur për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarin e partisë Ramush Haradinaj.
AAK e dënon ashpër këtë incident dhe kërkon nga organet kompetente që sa më parë t’i zbulojnë personat që përdorën dhunë ndaj fëmijëve, ndërsa fton për fushatë të qetë parazgjedhore dhe vetëpërmbajtje të liderëve dhe të partive të tjera politike, në mënyrë që të mos prishet imazhi i vendit në zgjedhjet e para të lira në shtetin e pavarur të Kosovës.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk është prononcuar në lidhje me rastin dhe sipas zyrtarëve të saj pritet që gjatë mbrëmjes të lëshohet një komunikatë për media.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Kumtesë e Policisë rreth 'rastit të Deçanit'

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 11:35 pm

Kumtesë e Policisë rreth 'rastit të Deçanit'

Në Deçan sulmohet eskorta e kryeministrit të Kosovës.- Janë arrestuar tre persona të dyshuar se janë të involvuar në këtë sulm

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës përmes një kumtese ka njoftuar se të mërkuren rreth orës 16:00 në Shtëpinë e Kulturës në Deçan, subjekti politik i Partisë Demokratike te Kosovës, ka mbajtur një tubim përmbyllës te fushatës parazgjedhore, ku prezent ne këtë tubim ka qene edhe Kryeministri i Kosovës. Pas përfundimit te tubimit diku rreth orës 16:53, gjatë nisjes së eskortës së Kryeministrit te Kosovës për në drejtim të Gjakovës, një grup qytetarësh kanë sulmuar me gurë eskortën e Kryeministrit, por falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë, incidenti është izoluar dhe situata është vënë nën kontroll. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të zyrtarëve policor është arritur që të arrestohen tre persona si të dyshuar të mundshme, të involvuar ne këtë rast, ndaj të cilëve është ngritur procedura hetimore. Sipas informacioneve dyshohet se në afërsi të jenë dëgjuar te shtëna me armë zjarri, por nga ana policore mbetet të hetohen të gjitha detajet dhe aktet të cilat kanë mundur të ndodhin, ku rasti po hetohet intenzivisht nga PK-ja.
Andaj Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë qytetarët që të tregojnë maturi dhe pjekuri politike siç është treguar deri më tani gjatë gjithë fushatës parazgjedhore, në të kundërtën Policia e Kosovës do të reagoje fuqishëm ndaj gjithë atyre që prishin rendin dhe qetësin publike, e që bien ndesh me Ligjin, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Presidenti Sejdiu dënon sulmin ndaj eskortës së Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 11:36 pm

Presidenti Sejdiu dënon sulmin ndaj eskortës së Thaçit

Sejdiu: Veprimet që bien ndesh me ligjin janë të papranueshme

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dënuar incidentin në Deçan, ku pas një tubimi parazgjedhor të PDK-së, është sulmuar eskorta e kryetarit të kësaj partie, kryeministrit Hashim Thaçi, duke thënë se për qytetarët dhe institucionet e vendit janë krejtësisht të papranueshme veprimet që bien ndesh me ligjin, që cenojnë jetën apo sigurinë e të tjerëve.
Me këtë rast, presidenti Sejdiu u ka bërë sërish thirrje partive politike, kandidatëve të pavarur dhe të gjithë qytetarëve të vendit që të sillen në mënyrë dinjitoze, të jenë të përmbajtur dhe të vazhdojnë të tregojnë kulturë politike, sikundër deri më sot, në mënyrë që zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së vendit të kalojnë ashtu siç i ka hije një vendi të lirë e demokratik.
“Zgjedhjet e 15 nëntorit janë sprova jonë e parë e madhe e demokracisë së brendshme para botës, si para miqve tanë të shumtë që na kanë përkrahur me shumë përkushtim vite të tëra, ashtu edhe e para kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike. Prandaj, është më rëndësi jetike për vendin tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, që këto zgjedhje të jenë të suksesshme dhe të ndershme”, ka thënë presidenti Sejdiu.
Po ashtu, presidenti Sejdiu ka kërkuar nga institucionet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë incident, si dhe identitetin e personave të përfshirë në të.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Policia konfirmon sulmin ndaj eskortës së Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 11:41 pm

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Fisnik_dobreci_thaci-490x320-490x320

Policia konfirmon sulmin ndaj eskortës së Thaçit


Nga Express

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj eskortës së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ju njoftojmë se me date 11.11.2009 rreth orës 16:00 ne Shtëpinë e Kulturës ne Deçan, subjekti politik i Partisë Demokratike te Kosovës, ka mbajtur një tubim përmbyllës te fushatës parazgjedhore, ku prezent ne këtë tubim ka qene edhe Kryeministri i Kosovës. Pas përfundimit te tubimit diku rreth orës 16:53, gjate nisjes se eskortës se Kryeministrit te Kosovës për ne drejtim te qytetit te Gjakovës, një grup qytetaresh kane sulmuar me gurë eskortën e Kryeministrit, por fale reagimit te shpejte te zyrtareve policore, incidenti është izoluar dhe situata është vënë nën kontroll”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të zyrtarëve policor është arritur që të arrestohen tre persona si të dyshuar të mundshëm, të involvuar në këtë rast, ndaj të cilëve është ngritur procedura hetimore.

“Sipas informacioneve dyshohet se në afërsi të jenë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nga ana policore mbetet te hetohen te gjitha detajet dhe aktet te cilat kanë mundur te ndodhin, ku rasti po hetohet intenzivisht nga PK-ja”, thuhet më tej në njoftim.

Thaçi sulmohet në Deçan

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi thuhet të jetë sulmuar në Deçan, të mërkurën pasdite.

Burime të Express kanë thënë se disa persona kanë gjuajtur me gurë ndaj eskortës së kryetarit të PDK’së në momentin kur ai ka përfunduar tubimin përmbyllës parazgjedhor në këtë komunë dhe ka dashur të largohet nga shtëpia e kulturës e këtij qyteti.

Raportohet të jenë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Xhevukaj nuk ka përjashtuar mundësinë të ketë ndodhur sulmi ndaj eskortës së Thaçit, megjithëse nuk ka mundur ta konfirmojë këtë.

“Sigurisht se gjitha këto telefonata që po i marr, diçka ka ndodhë, por çka ka ndodhë nuk e di. Duhet të bisedojmë me policë që kanë qenë të teren, t’i marrim informatat dhe t’i plasojmë ato”, ka thënë Xhevukaj për Express.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Reagim i Ambasadës amerikane rreth 'rastit të Deçanit'

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 1:46 am

Reagim i Ambasadës amerikane rreth 'rastit të Deçanit'

Dhuna nuk ka vend në fushatë dhe zgjedhje

“Ambasada e SHBA-ve i sheh me shqetësim raportimet lidhur me incidentet e dhunshme përkitazi me aktivitetet e fushatës në komunën e Deçanit. Incidentet e tilla, nëse konfirmohen, do të shëmtonin një sezon fushate e cila ka qenë në masë të madhe pa dhunë. Dhuna nuk ka vend në fushata, zgjedhje, apo procesin demokratik. Pohimet lidhur me dhunën, të bëra nga një parti, assesi nuk i arsyetojnë përgjegjet e dhunshme nga të tjerët. Thërrasim të gjithë udhëheqësit politikë, partitë, dhe aktivistët, që të përmbahen nga çdo dhunë dhe provokim gjersa fushata të përmbyllet dhe Kosova të votojë të dielën, me 15 nëntor”, thuhet në një kumtesë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty AAK dënon ashpër abuzimin dhe rrahjen e gjimnazistëve nga PDK-ja në Deçan

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 2:00 am

AAK dënon ashpër abuzimin dhe rrahjen e gjimnazistëve nga PDK-ja në Deçan

Shtabi Qendror Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate për opinion ka reaguar ndaj - siç thuhet - abuzimin dhe rrahjes së gjimnazistëve nga PDK-ja në Deçan.
“Shtabi Qendror Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është informuar nga Shtabi Zgjedhor i Degës së AAK-së në Deçan, se veprimtarë të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, zyrtarë të lartë të saj dhe kandidatë të kësaj partie për Asamblenë Komunale të Deçanit, kanë keqpërdorur dhe abuzuar nxënës të gjimnazit të Deçanit, me moshë të mitur, dhe kanë përdorur dhunë ndaj tyre në tubimin e sotëm parazgjedhor të PDK-së në këtë qytet, ku ishte i pranishëm edhe kryetari kësaj partie, z. Hashim Thaçi”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Zyrtarë të lartë të PDK-së dhe kandidatë të saj për Asamblenë Komunale të Deçanit, siç thuhet në reagim, “kanë përdorur dhunë të shfrenuar ndaj disa gjimnazistëve deçanas, në sallën ku mbahej tubimi, në momentin kur ata kanë brohoritur për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarin e partisë z. Ramush Haradinaj”.

AAK e dënon ashpër këtë incident, dhe kërkon nga organet kompetente që sa më parë t’i zbulojnë abuzuesit e të miturve në këtë tubim parazgjedhor dhe personat që përdorën dhunë ndaj fëmijëve, në prani të kreut të Partisë Demokratike të Kosovës dhe zyrtarëve më të lartë të saj.

“AAK vlerëson se nxënësit dhe fëmijët nuk duhet të indoktrinohen me ngarkesa politike, e aq më pak të keqpërdoren në fushata zgjedhore dhe, në të njëjtën kohë, konsideron se dhuna ndaj fëmijëve për shkak të simpatisë së tyre ndaj ndonjë lideri apo partie tjetër, siç ndodhi sot nga zyrtarët e PDK-së në Deçan, është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve, goditje direkte ndaj demokracisë dhe frustrim i ultë i atyre që po e parandiejnë humbjen e saktë në këto zgjedhje, jo vetëm në Deçan dhe në Rrafshin e Dukagjinit, por në mbarë Kosovën”.

AAK - thuhet në fund të reagimit, fton për fushatë të qetë parazgjedhore dhe vetëpërmbajtje të liderëve dhe të partive të tjera politike, në mënyrë që të mos prishet klima e mirë dhe e qetë parazgjedhore dhe të mos prishet imazhi vendit në zgjedhjet e para të lira që po organizohen në shtetin sovran e të pavarur të Kosovës. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty PDK akuzon Haradinajn për sulmin ndaj Thacit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 2:24 am

PDK akuzon Haradinajn për sulmin ndaj Thacit
Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Spacer
Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Spacer
Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan 28264_2

PRISHTINE- Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj sulmit kundër liderit të kësaj partie, njëherësh kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ka ndodhur sot në Deçan.

“Sot, në Deçan, u tentua të kriminalizohet demokracia dhe vota e lirë e qytetarëve nga bandat e krimit që për vite të tëra terrorizojnë natën Kosovën. Në tubimin elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, ku merrte pjesë edhe Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i vendit, z. Hashim Thaçi, ka ndodhur një sulm i rëndë, ku janë përdorur mjete të forta dhe armë, duke vënë në rrezik jetën e pjesëmarrësve të tubimit dhe të delegacionit të lartë të PDK-së”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

PDK-ja madje ka akuzuar direkt liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si organizator të këtij sulmi. “Të nxitur dhe të organizuar drejtpërdrejtë nga Ramush Haradinaj, duke përdorur edhe njerëz të inkriminuar dhe të ikur nga drejtësia, sot në Deçan u provua të përdhoset dhe të frikësohet vota e lirë e qytetarëve”, thuhet me tej në reagim.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që të bëjnë hetimet e nevojshme, veçanërisht ndaj përdoruesve të armëve dhe nxitësve të dhunës dhe që t’i vënë ata para drejtësisë.

“I kujtojmë Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votën e vullnetit të lirë dhe jo me dhunë e armë. Deçani, si gjithë Kosova, është pjesë e demokracisë dhe krenarisë së Kosovës. Vota e lirë është e shenjtë për çdo qytetar që me aq sakrificë ka kontribuar për ndërtimin e shtetit tonë”, thuhet në reagim.

“I ftojmë qytetarët e Deçanit dhe Kosovës që të jenë të qetë, të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve dhe që të votojnë lirshëm për demokracinë dhe për të ardhmen e tyre të sigurt. Kosova dhe qytetarët e saj, më 15 nëntor do t’i tregojnë botës së qytetëruar se janë të përcaktuar për demokraci dhe pluralizëm politik”, përfundon reagimi i PDK-së.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Re: Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan

Mesazh nga Lumi Thu Nov 12, 2009 1:19 pm

Kur i kercenoshit vrashit i sulmonit Rugoven e bashkpuntort e tij thoshit qerim hesapesh.Tash edhe ne po themi qerim hesapesh. .Pejgamberi Ibrahim e ka dit se veq vonim se nuk keni pshtim ju jo.Dhe cka eshte ma e rendsishmja se ju do hani njeni tjetrin. kerkush nuk ka pune me juve ju keni pune me njeni tjetrin.Harami, harami ,harami ,Xhynahet, xhynahet ,xhynahet , krimet, krimet, krimet, terrori ,terreori ,terrori qe keni ushtruar ndaj popullit shqiptar eshte hak dhe hile me te cilin fituat pushtet,plaqkitet popullin e mendoni te dilni leht nga ky labirinth ferri qe me doren e juaj e ndertuat.ia pafshi hajrin .

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan Empty Re: Aksident fizik dhe politik në Deçan!Sulmohet eskorta e Hashim Thaçit në Deçan

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi