Regjistri i Françeskanëve, Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i 1720-ës
Faqja 1 e 1
Regjistri i Françeskanëve, Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i 1720-ës
Regjistri i Françeskanëve, Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i 1720-ës
Nga Vitor Demaj
Duke lexuar në revistën “Hylli i Dritës” e themeluar nga At Gjergj Fishta, posaçërisht historianin At Marin Sirdanin, bashkëpunëtor i ngushtë i kësaj reviste, vura re se At Marini kur flet për historinë e françeskanve në Shqipëri mbështetet, pos në tjera dokumente edhe në një Regjistër – siç e quan ai të Provincës Françeskane Shqiptare të vitit 1720. Për këtë regjistër të famshëm kishte folur edhe At Zef Pllumi, i cili thoshte se, “ky Regjistër kishte nji randësi si për historinë e fretenve në Shqipni, si edhe për historinë e vendit tonë”. Regjistri në fjalë, para se të hynte komunizmi në Shqipëri gjendej në arkivin françeskan në Shkodër, ku mbas vitit 1945, së bashku me materialet e tjera u grabit nga qeveria komuniste e u dërgua në Tiranë, ku më vonë u vu në Arkivin e Qendror Shqiptar. Mbas disa kontaktesh me znj. Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit u arrit të merrej një fotokopje e këtij Regjistri.
Ai mban këtë titull: “Registro della Provinzia Oss.[ervante] Albania 1720 In tempo del P. M. R. Lorenzo M di Santa Croce Ministro Prov[inciale], l’ Anno 1720". Autori i këti regjistri të çmuar është P. Lorenzo Maria di Santa Croce, i dërguar për të marrë në dorë situatën e Provincës që ishte në një dekadencë totale për arsye të gjendjes politike dhe shoqnore të shkaktuar nga robërimi i pushtuesit. Simbas të gjitha gjasave, Urdhni Françeskan e pa të nevojshme ndërhyrjen për të marrë në dorë situatën mjaft të vështirë që po përballeshin Françeskanët në Shqipëri, ja dhe arsyet e një delegati gjeneral për të ruajtur identitetin Françeskan në token arbërore. Regjistri është i mbajtur mirë, dhe është i përbërë nga rreth 102 faqe të shkruara. Lind pyetja: Pse u mbajt ky Regjistër? Pse u shkrua? Cili qe qëllimi i autorit? Këtyre pyetje do te mundohemi në mënyrë të shkurtër t’u japim përgjigje.
Françeskanët në të gjithë territorin shqiptar

Si fillim duhet të themi se ky dorëshkrim thirret Regjistër, por në të vërtetë është një kronologji e fakteve dhe e ngjarjeve që françeskanët po kalonin në ato kohë të turbullta në viset shqiptare. Në hyrje të këtij dorëshkrimi flitet mbi praninë e françeskanëve si dhe të kuvendeve të tyre që nga zanafilla e tyre në Shqipëri. Jo më kot, Regjistri fillon duke thënë se Provinca e fretënve të vegjël në Shqipëri është nga më të parat të Urdhrit Françeskan të themeluar nga Shën Françesku i Asizit. Për të vërtetuar këtë, autori i Regjistrit merr atë shkrimin latinisht që është përkthyer nga një tjetër në greqisht, i cili ndodhet mbi derën kryesore të Kishës së Zojës Nunciatë, Lezhë. Ja se çfarë shkruan autori në fillim të shkrimit: “Provinca e Fretenve të vegjël e Shqipërisë është nga më të vjetrat e Urdhërit, sikurse shihet edhe nga themelimi i kuvendit të Zojës Nunciatë në Lezhë, ku ndodhet përtej Lumit të Drinit, ku në ballin e Kishës gjendet e shkruar: Hoc templum Fratrum Minorum edificatum est anno Domini MÇ40 – që përkthehet – Ky është tempulli i fretënve të vegjël, i ndërtuar në vitin e Zotit 1240”.
Kuvendet gjatë pushtimit osman
Kuvendet françeskane, që për pak kohë edhe mbas pushtimit osman qëndruan në këmbë dhe ishin të kësaj Province, pra të Provincës Françeskane Shqiptare janë:
1. Alessio – Lezha, kuvendi i Zojës Nunciatë; 2. Veglia – Velë, Kuvendi i të Shelbuemit; 3. Rubigo – Rubiku, Kuvendi i të Shelbuemit; 4. Corbino – Kurbini, Kuvendi i Shën Prendes; 5. Sebaste - Shna Ndou Sebaste, Laç Kuvendi i Zojës Nunciatë (krahas devocionit të Zojës u përhap edhe devozioni për Shën Ndoun); 6. Priska – Priskë, Kuvendi i Shën Andreut; 7. Trosciani – Troshani, Kuvendi i të Lemët e Zojës; 8. Caçinari - Kaçinari, Kuvendi i Shën Marisë; 8. Capo Rodoni - Kepi i Rodonit, Kuvendi i të Ngriturit e Zojës; 9. Durazzo – Durrës, Kuvendi i Shën Marisë së Engjujve; 10. Croia – Krujë, Kuvendi i Shën Marisë; 11. Dolcigno – Ulqini, Kuvendi i Shën Gjonit; 12. Nderfandena – Ndrefandë, Kuvendi i të Lemët e Zojës; 13. Brosca - Broskë Kuvendi i Shën. Luçisë; 14. Scuttari - Shkodër Kuvendi i Shën Marisë; 15. Cheraba – Krrabë, Kuvendi i të Shelbuemit; 16. Antivari – Tivar, Kuvendi i Shën Ndout; 17. Bretesta – Bretestë, Kuvendi i të Shëlbuemit; 18. Sopra Macedonia – Martanesh, Kuvendi i Shën Martinit; 19. Mirditia – Mirdita, Kuvendi i Shën Lleshdrit; 20. Calametti – Kallmeti,

Kuvendi i Shën Misë, Eufemia.
Të gjitha këto kuvende gjatë kësaj periudhe historike pësuan shkatërrime si dhe rrënime të pjesshme, duke mbetur kështu vetëm gërmadha e një realiteti që po zhbëhej dita-ditës nga pushtuesit anadollak të ardhur nga Azia. Ky shkatërrim i kuvendeve që si pasojë ka sjellë edhe persekutimin, martirizimin e fretërve, është e lidhur ngushtë me pushtimin osman të Arbënisë. Nëse i hedhim një shikim të shpejtë historisë sonë, françeskanët i gjejmë aktivë dhe këshilltarë në kohën e artë të Gjergj Kastriotit, dhe më gjerë ishin të përfshirë në të gjitha çështjet që kishin të bënin për lirinë e bashkatdhetarëve të tyre. Këto ndërhyrje të fretënve, si dhe të klerit katolik në përgjithësi, ngjallën shumë pakënaqësi në radhët e pushtuesi, të cilët filluan një persekutim ta madh ndaj tyre. Mjafton të përmendim ngritjen krye në disa zona në veri të Shqipërisë në vitin 1648, ku u bë një masakër e madhe prej turqve, duke mbyllur shkollën shqipe të hapur në Blinish. Me këtë shtypje të madhe të aspiratave për vetëqeverisje të shqiptarëve, erdhi edhe largimi i dhunshëm i françeskanëve nëpër zonat malore. Historia e dëshmon se, edhe pse barbarizmat turke po bënin kërdinë, françeskanët nuk e braktisën popullin, por i qëndruan atij përkrah duke e ndihmuar në ruajtjen e zakoneve dhe të traditave të tij.
Në vitin 1720, komisari gjeneral i dërguar nga ministri gjeneral për të marrë në dorë situatën, tashmë të rënduar të pranisë së françeskanëve, vuri re se çdo ditë që po kalonte, numri vinte duke u zvogëluar. I deleguari i të parit të fretënve, kur erdhi në Shqipëri, gjeti këto kuvende që ishin të parrënuar dhe të banuara nga ata pak fretër që kishin mbetur:
1. Alessio - Lezha ,Kuvendi i Zojës Nunciatë; 2. Rubigo – Rubiku, Kuvendi i të Shëlbuemit; 3. Sebaste - Shna Ndou Sebaste Laç, Kuvendi i Zojës Nunciatë (krahas devocionit të Zojës u përhap edhe devozioni për Shën Ndoun); 4. Trosciani – Troshani Kuvendi i të Lemët e Zojës; 5. Capo Rodoni - Kepi i Rodonit, Kuvendi i Të ngriturit e Zojës.
Gjithsej, nga njëzet kuvende që ishin më parë, kishin mbetur vetëm pesë kuvende në gjendje shumë të keqe. Sikurse shihet qartë, së bashku me rrënimin dhe shkatërrimin e Shqipërisë, u shkatërruan edhe kuvendet françeskane. Për të pasur një ide për shkatërrimin e kuvendeve që përmendëm më lart si dhe persekutimin e fretënve, duhet t’i hedhim një shikim Regjistrit: “Në një kohë kuvende kishte shumë, por mbas vdekjes së dhimbshme të të vlertit dhe të madhit Princit Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu, këto Provinca ranë në dorë të princave osmanë. Mbetën të shkatërruara, të djegur pjesa më e mirë e të gjitha kuvendeve, dhe kështu u braktisën nga rregulltarët për t’i shpëtuar vuajtjeve dhe persekutimeve të tmerrshme të pushtuesve të rinj. Megjithëkëtë, edhe nën pushtimin e tanishëm dhe në kohë jo të largëta, kishte kuvende të shumta, nga këta që kanë mbetur tani, sikurse mund të konstatohet nga numri që kam gjetur dhe këtu poshtë po i shënoj, në mënyrë që të kemi njoftime për kuvendet, që përpara se vendi të pushtohej.

Rëndësia e dorëshkrimit
Këto shënime historike të mbajtura nga P. Lorenzo M di Santa Croce, bënë të mundur për të ditur numrin e kuvendeve që kanë qenë në Shqipëri, si dhe të atyre që kishin mbetur mbas pushtimin osman. Është e rëndësishme të kujtojmë se të bijtë e Shën Françeskut, së bashku me përhapje e fesë, nuk e veçuan aspak dashurinë për vendin e tyre, ose në rastin e misionarëve, dashurinë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Kjo bëri që të bjerë mbi ta mënia e turkut, sepse si kuvendet, po ashtu edhe kishat, ishin kthyer krahas mësimit të fesë, edhe qendra ku mësohej gjuha shqipe. Këtë fakt e dëshmojnë shumë dokumente dhe botime për çështjen e zanafillës së mësimit të gjuhës shqipe, që zë fill aty nga shekulli XVI – XVII. Prandaj, ishte më se e nevojshme që të mos harrohej përhapja dhe prania e françeskanëve në Shqipëri, që duket se fillesën dhe të ardhurit për herë të parë është që nga koha e Shën Françeskut.
Në këtë Regjistër–Dorëshkrim, gjenden shumë kuvende dhe kisha shekullore, si ajo e Rubikut, e Lezhës, e Kepit të Rodonit, etj. Të gjitha këto kisha dhe kuvende janë sot, disa prej tyre monumente të kulturës kombëtare. Më tej ky dorëshkrim na përshkruan gjendjen e jetës françeskane, rregullimin e jetës së tyre, pranime të reja në jetën françeskane, dekrete të delegatit gjeneral, etj. Ndërsa, nga ana stilistike pra e shkrimit, është për t’u vlerësuar bukuria shkrimore, pa gabime si dhe është shkruar me një kaligrafi precize, të qartë dhe të kuptueshme.

G. Shqiptare - Milosao
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zbulohet në Antigone bizhuja e rrallë
» Zbulohet harta e rrallë e Shqipërisë
» Dorëshkrimi i librit të Hysen Këqikut në gjuhën rumune
» Musa Ahmeti: Gjon Nikollë Kazazi, një kopje e rrallë e veprës zbulohet në Vatikan
» Admirina Peçi:At Zef Pllumi, Dorëshkrimi i fundit... “Saga e fmijnisë”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi