Dorëzohet Qeveria, pranon marrëveshjen e KFOR-it me delegacionin serb
Dorëzohet Qeveria, pranon marrëveshjen e KFOR-it me delegacionin serb
Kontrolli i pikave doganore 1 dhe 31 nga ana e KFOR-it është pika kryesore e marrëveshjes së arritur sot mes KFOR-it dhe krerëve të Qeverisë së Kosovës, e cila korrespondon me marrëveshjen që ishte thënë se është arritur të mërkurën ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe kryenegociatorit serb Borisllav Stefanoviq, e për të cilën Qeveria e Kosovës kishte reaguar menjëherë duke thënë se nuk është marrëveshje, por janë vetëm pika të diskutimit. Edhe pika të tjera korrespondojnë me marrëveshjen e arritur dy ditë më parë mes Buhlerit dhe Stefanoviqit.
Bisedat e komandantit të KFOR-it me të dy palët kanë filluar të mërkurën, kur ai është takuar në kampin “Nothin Hill” në Leposaviq me kryenegociatorin serb Borisllav Stefanoviq, me të cilin ishte thënë se ka arritur një marrëveshje për zhbllokimin e situatës në veri.
Kjo marrëveshje ishte thënë se parashikon që në pikat kufitare 1 dhe 31 sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të shtatorit, veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollit të identitetit dhe kontrollit për armë, si dhe të largohen bllokadat rrugore dhe të bëhet rivendosja e lirisë së qarkullimit.
Sipas marrëveshjes së arritur në kampin e KFOR-it “Nothin Hill” në Leposaviq, KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare 1 dhe 31 dhe që afati kohor i sistemit të tanishëm të kontrollit nga ana e KFOR-it në këto dy pika nëse do të jetë e nevojshme mund të vazhdojë edhe pas mesit të shtatorit.
Në një komunikatë për media që kishte lëshuar KFOR-i, thuhej se komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plotë e të gjitha institucioneve të përfshira, por që nuk saktësohej nëse e kishte autoritetin e Qeverisë së Kosovës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë së Kosovës, e cila nuk e ka pranuar këtë marrëveshje, përderisa të nesërmen e ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për marrëveshje, por për pika të diskutimit.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka caktuar pikat e saj për arritjen e marrëveshjes për veriun, e që përfshijnë dhjetë pika: 1. Hapjen e bllokadave të rrugëve, 2. Mirëmbajtjen e gjendjes së tashme në porta, 3. KFOR-i është përgjegjës për portat, 4. Portat janë të mbyllura për arsye të sigurisë dhe janë zona të kufizuara ushtarake, 5. Ndihmat humanitare do të lejohet që të hyjnë në Kosovë në makina deri në 3.5 tonë, në pika të caktuara kufitare pas një vlerësimi nga një organ i caktuar i pavarur ndërkombëtar që ekziston nevoja për ndihma humanitare, 6. Mallrat për kishën ortodokse serbe lejohet të kalojnë, 7. Çdo person dhe makinë do të kontrollohet për armatim, 8. Çdo person do të kontrollohet për ID, 9. Treni Beograd-Mitrovicë: kontrollohet nga EULEX dhe Policia e Kosovës, si dhe ndihmohet nga KFOR-i dhe 10. KFOR-i do të kryej operacionet e kontrollit në vendkalimet e paautorizuara kufitare për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt.
Pas disa takimesh brenda ditës së djeshme dhe sot ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buhler, më në fund është arritur marrëveshja, por për dallim prej takimeve të tjera, në këtë takim ku u arrit marrëveshja ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së, Fernando Gjentilini dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristofer Dell.
Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pikat e diskutuar në këtë takim dhe të pranuara nga palët ndërkombëtare janë në përputhje të plotë me vendimet e Qeverisë së Kosovës të marra nga 20 korriku, e që përfshijnë masën e reciprocitetit me Serbinë dhe vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veri të vendit.
Marrëveshja pa nënshkrime përcakton që të bëhet zhbllokimi i të gjitha rrugëve që çojnë për tek pika 1 dhe 31, që KFOR-i të jetë përgjegjës për aspektet e sigurisë në këto pika, që në parim këto pika të mbesin të mbyllura për shkaqe sigurie dhe të cilësohen si zona të kufizuara ushtarake, që ndihmat humanitare të lejohen të futen në pikat 1 dhe 31, pasi që të konstatohet nga një organizatë ndërkombëtare e pavarur se atje vërtetë ekziston nevoja për ndihma humanitare, që të ketë masa rigoroze të kontrollit të kufirit dhe ndaljes së kontrabandës dhe qarkullimit me armë, ku çdo person dhe automjet që kalon në pikat 1 dhe 31 do të kontrollohet për armë dhe për kontroll të dokumenteve të identifikimit.
Po ashtu, me marrëveshjen e arritur parashihet që për herë të parë treni që qarkullon në relacionin Beograd-Mitrovicë dhe anasjelltas do të kontrollohet nga Policia e Kosovës, e ndihmuar nga EULEX-i dhe KFOR-i, përderisa KFOR-i do të ketë operacione kontrolli edhe nëpër rrugët dytësore me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt, ndërsa dedikimet për Kishën ortodokse serbe do të lejohen të kalojnë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» KFOR-i nuk pranon kushtet e serbëve të rebeluar
» Qeveria e publikon marrëveshjen me Serbinë
» Fakte të reja për demarkacionin: Me marrëveshjen e Kumanovës dhe hartën e KFOR-it, Çakorri është i Malit të Zi (Dokumente)
» Qeveria pranon debatin, nuk publikon marrëveshjet
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi