Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohen vargje të kohës së internimit

Shko poshtë

Zbulohen vargje të kohës së internimit Empty Zbulohen vargje të kohës së internimit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 11, 2008 12:05 am


Zbulohen vargje të kohës së internimit U1_SejfullaMaleshova
Sejfulla Maleshova
Sejfulla Maleshova, zbulohen vargjet e kohës së internimit
Në vitet e gjata të persekutimit, kur të gjithë mendonin se ai e kishte braktisur poezinë, Lame Kodra një prej desidentëve të pare të pasluftës, hidhte në një bllok të trashë më kapakë të bardhë vargjet e tij plot zemëratë. Zbuluar rastësisht në Arkivin e Ministrisë së Brendshme mes shumë dorëshkrimeve, këto 6 poezi na shpërfaqin një anë krejt të panjohur të poetit…
Nga Prof. Nasho Jorgaqi


Në mungesë të të dhënave burimore nga shumëkush është menduar se poeti Sejfulla Maleshova, i njohur me pseudonimin letrar Lame Kodra, gjatë kohës së persekutimit e kish braktisur poezinë. Kjo arsyetohej me kushtet e rënda qytetare dhe shpirtërore që iu krijuan, por dhe me arsyen se ai asnjëherë nuk do të dallohej si poet prodhimtar. Ashtu si Fan Noli dhe Sejfulla Maleshova do të krijonte kryesisht në momente të caktuara, të diktuara nga rrethana social-politike, por kjo praktikë krijuese lidhej dhe me kërkesat e larta që kish ndaj poezisë së tij. Kështu shpjegohet që poeti sa qe gjallë botoi vetëm një libër, vëllimin poetik “Vjersha” (1945) me 21 poezi, ndërsa vjersha të tjera mbetën të shpërndara në organet e shtypit të viteve 20-40, të cilat të marra të gjitha së bashku nuk i kapërcejnë pesëdhjetë. Pra, nga pikëpamja sasiore kemi të bëjmë me një bilanc modest, një dukuri kjo e njohur në historinë e poezisë, që nuk është përcaktuese në vlerësimin e poetit. Rasti i Sejfulla Maleshovës e vërteton këtë më së miri. Gjithë sa ai krijoi, janë të mjaftueshme për t’i dhënë emrit të tij një vend të nderuar në poezinë shqipe në mes dy luftërave. Është fakt i njohur që poezia e Lame Kodrës. Në mungesë të të dhënave burimore nga shumëkush është menduar se poeti Sejfulla Maleshova, i njohur
me pseudonimin letrar Lame Kodra, gjatë kohës së persekutimit e kish braktisur poezinë. Kjo arsyetohej me kushtet e rënda qytetare dhe shpirtërore që iu krijuan, por dhe me arsyen se ai asnjëherë nuk do të dallohej si poet prodhimtar. Ashtu si Fan Noli dhe Sejfulla Maleshova do të krijonte kryesisht në momente të caktuara, të diktuara nga rrethana social-politike, por kjo praktikë krijuese lidhej dhe me kërkesat e larta që kish ndaj poezisë së tij. Kështu shpjegohet që poeti sa qe gjallë botoi vetëm një libër, vëllimin poetik “Vjersha” (1945) me 21 poezi, ndërsa vjersha të tjera mbetën të shpërndara në organet e shtypit të viteve 20-40, të cilat të marra të gjitha së bashku nuk i kapërcejnë pesëdhjetë. Pra, nga pikëpamja sasiore kemi të bëjmë me një bilanc modest, një dukuri kjo e njohur në historinë e poezisë, që nuk është përcaktuese në vlerësimin e poetit. Rasti i Sejfulla Maleshovës e vërteton këtë më së miri. Gjithë sa ai krijoi, janë të mjaftueshme për t’i dhënë emrit të tij një vend të nderuar në poezinë shqipe në mes dy luftërave. Është fakt i njohur që poezia e Lame Kodrës, duke u bërë zëdhënëse e idealeve revolucionare të shoqërisë shqiptare, do të gjente për afro dy dekada jehonë dhe përhapje të gjerë në Shqipëri sidomos në masat e rinisë. Madje, ajo do të përjetonte një periudhë zulme, duke e cilësuar Sejfulla Malëshovën si poet kombëtar në 2-3 vitet e para të pas çlirimit. Por fatkeqësisht, kjo ngjitje e poetit, do të zgjaste një kohë tepër të shkurtër, që përkoi me periudhën e karrierës së tij politike, kur ai do të bënte pjesë në lidershipin më të lartë të shtetit shqiptar dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në këtë mes mendoj se nuk duhet ngatërruar pozita e lartë politike e Sejfulla Maleshovës, me statusin e poetit Lame Kodra. Sado që pozita politike, sa kohë që ai ishte në fuqi, mund të ketë ndikuar në popullaritetin e poezisë së tij, vështruar në distancë kohore pas më se gjysmë shekulli mund të thoshim, kjo nuk e ka prekur vlerën e vërtetë të poetit. Verbi i tij poetik ishte dhe mbeti një zë i veçantë në poezinë shqipe, një emër i përveçëm si shprehje autentike e idealeve revolucionare të atij brezi që luftoi për liri kombëtare dhe shoqërore, kundër fashizmit dhe regresit social. Dhe duke qenë i tillë, pra poet i vërtetë, në dekadat që erdhën, sado mbytëse që qe asfiksia politike, nuk e zhvlerësoi dot poezinë e tij. Ajo mbeti ngaherë shpuzë e ndezur nën hirin e një kohe që u tregua egërsisht e padrejtë ndaj poetit.
Por ç’ndodhte me poetin gjatë kohës së persekutimit? Në kushtet e izolimit të rreptë, të dramës e të zhgënjimit tepër të hidhur që kalonte, të natyrës së tij të mbyllur, ishin gati të paarritshme mundësitë e kontakteve dhe të informacionit. Të gjitha gjasat të çonin te mendimi apo më mirë te dyshimi se ai e kish mbyllur njëherë e mirë kapitullin e krijimtarisë origjinale. Një gjë dihej saktë, se ai përkthente, se përkthimet poetike qenë tani fusha e tij krijuese. Në rrethet e ngushta letrare, flitej asokohe për këtë. Madje, ai do të përkthente për vite të tëra për shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. E megjithatë mbetej pyetja: vërtetë nuk krijonte më? Unë dhe ndonjë mik i imi do t’i përgjigjeshin pozitivisht. Kishte shumë të ngjarë që, në një mënyrë a në një tjetër, duhet të shkruante poezi. Sado e goditur rëndë politikisht dhe e plagosur moralisht, muza e tij prapë nuk kish vdekur për një poet të vërtetë si ai.
Mbaj mend se kur peti ndërroi jetë, mendimi i parë, pas dhimbjes së vetvetishme që ndjeva, ishte për dorëshkrimet e tij. Çfarë kish lënë dhe cili do të qe fati i tyre. Me kohë do të merrja vesh se ato qenë sekuestruar dhe qenë në dorë të Degës së brendshme të Fierit, por nuk dija ku kishin përfunduar më pas. Përmbi tridhjetë vjet, sado që isha interesuar tërthorazi, fati i dorëshkrimeve të tij mbetej mister, një e fshehtë e pashkoqitur. Madje dhe pas përmbysjes politike përsëri shpresa ishte e vagëlluar. Kaluan shumë vite dhe asgjë nuk doli në dritë. Poetin përsëri do ta ndiqte për ironi shpërfillja dhe heshtja. Asnjë kërkim dhe përkushtim serioz për trashëgiminë e tij. Vetëm kohët e fundit, rastësisht u gjet në bodrumet e Ministrisë së Brendshme një dosje me dorëshkrime të poetit, ndonëse dhe ajo e cunguar, për të cilën duhet t’i jemi mirënjohës drejtorit të arkivit të këtij institucioni Kastriot Dervishi. Ishte ky një zbulim i rëndësishëm, që hedh dritë mbi jetën e Sejfulla Maleshovës si krijues në vitet e persekutimit politik. E vetmja dëshmi deri më tani që tregon se muza poetike nuk kish vdekur, se ajo kish kënduar në vetmi dhe në fshehtësi të plotë. Një ogur ky i mirë, po dhe një ngjarje për studiuesit dhe admiruesit e poezisë së tij.
Do ta quaja veten me fat që dosjen e poetit, e cila ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, do ta merrja unë dhe ta studioja i pari. Do ta hapja dhe shqyrtoja sa me interesin dhe kërshërinë e studiuesit, aq dhe me emocionet e lexuesit të apasionuar të poezisë së poetit rebel. Në mes dy kapakëve të pluhurosur të dosjes voluminoze përfshiheshin fletore e blloqe, fletë të veçanta, një pasaportë e falsifikuar nga koha e ilegalitetit etj. Ndërmjet afro 30 objekteve, shumica e tyre qenë dorëshkrime poezish, të shkruara në fletore apo dhe nëpër faqe më vete, ndërsa pjesa tjetër ishin blloqe me shënime nga veprimtaria politike, artikuj të viteve 20, poezi të hershme të botuara në shtypin e kohës. Nga gjithë dosja, sigurisht interesim më të madh paraqisnin dorëshkrimet e poezive origjinale dhe atyre të përkthyera. Por vëmendjen time do ta tërhiqte veçanërisht një fletore e trashë, me kapakë të bardhë, ku qenë shkruar ndaras, në pjesën e parë krejtësisht poezitë e tij origjinale, kurse në pjesën e dytë, përkthimi i një tufë rubaish apo rubajatesh, siç i cilëson poeti, të Omar Khajamit. Duket se ato qenë hedhur në atë fletore në trajtën e një vëllimi, që ndoshta poeti përgatiste jo aq për ta botuar, se sa për ta lënë trashëgim si kujtim.
Në fakt, gjithë sa gjenden në këtë fletore, nga krijimtaria origjinale janë gjithsej gjashtë vjersha, të krijuara kryesisht pas çlirimit në vitet 1946-1969. Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur njihesh me to është: a thua të jetë ky i tërë bilanci i krijimtarisë së poetit në më se 25 vitet e pasluftës? Fakti që në fletore, në mes vjershave origjinale dhe atyre të përkthyera, janë lënë shumë faqe bosh, të bën të mendosh se autori ndoshta do ta plotësonte me vjersha të tjera. Duam të besojmë që kërkimet e mëtejshme mund t’i japin përgjigje pozitive pyetjes sonë. Por tani për tani duhet t’i gëzohemi faktit që kemi në dorë tufëzën me vjersha të panjohura të poetit.
Nga shqyrtimi i tyre rezulton se dy vjershat e para i takojnë viteve të hershme të pasçlirimit. Ato dallojnë për nga përmbajtja dhe fryma me katër vjershat e tjera të krijuara në periudhën e mëvonshme, sidomos me vjershat e vitit 1969.
Vjersha e parë me titull “Rruga jonë” (1946), është hyrja e një poeme që kish nisur të shkruante, por për shkak të goditjes politike që pësoi, ajo mbeti me sa duket në mes. Është një vjershë tipike e shkruar më frymën e kohës, më temë aktuale politike, që sjell atmosferën e jetës shqiptare të viteve të para të pasçlirimit, entuziazmin e punës për të ndërtuar Shqipërinë e shkatërruar nga lufta. Janë njerëzit e inkuadruar nëpër brigada të punës vullnetare, që me lopata e tyre “ngrenë jetën”
Zbulohen vargje të kohës së internimit U1_SejfullaMaleshova2
Një fotografi në Grenobël në vitin 1938, ku Maleshova (në mes) pozon bashkë me Dhimitër Shuteriqin e Bilbil Klosin
dhe “groposin shekuj robërie”. Poeti ndjehet i tëri midis tyre dhe me zemrën mbushur plot gaz këndon: “Po, n’ato llogore / Ku sulmon brigada / Me pushkë, libra, kazma dhe lopata / Atje / Me vrull e zjarr / Me ligjërime / Shko dhe lufto si dje / O kënga ime.
Poema është në vazhdën e poezisë politike, aq e trajtuar në krijimtarinë e poetit para çlirimit. Maleshova do t’i mbetej besnik letërsisë së angazhuar, bile pas luftës do të jepte shembullin e një poezie militante, në shërbim të idealeve të veta revolucionare. Poema që nisi të shkruajë është një nga shembujt e asaj kohe.
Pas tre vjetëve, edhe pse kish ndërruar pozita politike, siç del nga dorëshkrimi i poezisë së dytë, do të marrë pjesë në konkursin kombëtar për “Himnin e Republikës” (1953). Ai do të paraqitet me një tekst të vetin dhe sipas shënimit të vënë me dorën e tij, ka fituar çmimin e parë (!) Për vet motivin që trajton, ajo është një vjershë politike, mishërim dhe pasqyrë e ideve të ditës, besnike ndaj idealit të tij komunist. Me tone retorike dhe patos, ai i këndon republikës, aspiratës dhe ëndrrës së jetës së tij.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohen vargje të kohës së internimit Empty Re: Zbulohen vargje të kohës së internimit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 11, 2008 12:06 am

Vetëm dy vjet më vonë (1955) ndjehet kthesa në poezinë e Maleshovës dhe kjo duket qartazi në vjershën “Poeti”, që e bën të ndahet nga krijimtaria e mëparshme. Pas gjithë asaj që i ka ndodhur, për herë të parë shpërthen dufin që mban përbrenda. Ka të ngjarë të ketë ndikuar klima liberale pas vdekjes së Stalinit. Në rrëfimin e tij poetik, pranon se ka humbur si politikan, por jo si poet. Vërtetë, është “përgjunjur” dhe ka pushuar së kënduari përkohësisht, por kjo ka ardhur për shkak të “plagëve të shpirtit” që ka marrë dhe “krahëve” që ia kanë shkurtuar, si dhe për faktin se kundër tij është vërsulur “rrëmeti me sharje dhe shpifje”, duke ia helmuar jetën. E megjithatë, ai është optimist, sepse ka mbetur vargu i tij liridashës, që “ngriti popullin në luftë dhe e çoi në fitore”. Se vargu i tij është “skalitur në zemra si përmendore”. Dhe para kësaj, nuk ka rëndësi lavdia dhe kurora zyrtare. Duke e projektuar këtë situatë në histori, poeti shpreh bindjen se “do të zhduken perandori dhe perëndi”, por “kënga e poetit nuk perëndon”. Më në fund Maleshova poet e gjen vetveten, ndaj tregohet i bindur e guximplotë në të drejtën e tij. Ashtu në heshtje dhe në vetmi këndon këngën e vet të lirë. Ndonëse nuk është më i ri, liria e bën të mos njohë moshë dhe jo rastësisht vë në krye të vjershës vargun e Xh. Karduçit “Muor Giove l’inno del poeta resta” (“Zeusi vdes, por himni i poetit mbetet). Një varg madhështor, me një vërtetësi tronditëse, që shpreh bindjen e thellë të poetit tonë. Me këtë poezi, më shumë se Sejfulla Maleshovën kemi tani Lame Kodrën, poetin rebel, siç e pati quajtur veten në vitet e mërgimit politik në vjershën anonime (1935) plot dy dekada më parë, kur këndonte: “Vjershë o vjershë, shko si bombë / Me tërbim / Shko përpara si flamur / Si kushtrim.” Një këngë kjo kryengritëse, kënduar në luftën kundër robërisë e tiranisë, ndërsa tani shpërthen kundër pabesisë e padrejtësisë, babëzisë për pushtet, ndalimit të mendimit të lirë, i bindur se “Kënga e poetit s’perëndon”.
Ndoshta kjo këngë rebele do të ishte vetëm një çast shpërthimi i Maleshovës, sepse do të duhen 13 vjet (1968) që ai të këndojë sërish, po kësaj here një këngë patriotike. Është 90 vjetori i Lidhjes së Prizrenit që e nxit dhe e frymëzon. Hidhet në histori, në kohën e zgjedhës otomane, kur dhe zoti i kish harruar shqiptarët. Por nuk i ka harruar Skënderbeu dhe pas kësaj figure kapet poeti, dhe tregon se edhe pse ndodhet shumë larg, heroi jetonte me fatin e atdheut të robëruar dhe të fisit të tij, brenda të cilit lëviznin “turma kordhëtare”, por që s’kishin flamur. Pra, u mungonte udhëheqësi. Në përfytyrimin e poetit, historia do të plekset me mitologjinë. Skënderbeu do të shkojë të takohet me ish perandorin ilir Shën Kostandinin dhe do t’i tregojë se populli po zgjohet e po pret udhëheqësin, ndërsa ai e këshillon të vejë e t’i kërkojë... ...ndihmë Shën Pjetrit, por shenjti nuk i përgjigjet thirrjes së heroit. Atëherë Skënderbeu nuk pret më, hidhet vet në aksion, i rrëmben Shën Gjergjit, shenjtit të shqiptarëve, ushtrinë e tij dhe me qerren e Shëndëlliut zbret si rrufe në Mat, veshur me purpur dhe me këtë imazh të bukur e madhështor u kthehet bashkatdhetarëve të tij, si simbol i ushtës dhe flamurit. Kur e mbaron së lexuari vjershën të lind pyetja: të jetë thjesht një poezi me frymëzim patriotik? A mund të themi që në pozitën që ndodhej poeti, të bënte aludime përtej motivit që trajton?
Një vit më pas (1969) festohet 25 vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Poeti me këtë rast do të shkruajë dy vjersha me të njëjtën temë (“Lapidari” dhe “Lapidarët”). Dhe tema është ajo e Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare, të cilën e sheh të mishëruar në një imazh konkret, siç janë lapidarët e ngritur në kujtim të luftëtarëve të rënë për liri. Dëshmi e gjakut të derdhur, e vetëmohimit dhe vetëflijimit të tyre, me të cilin u gdhend epopeja e luftës çlirimtare. Poeti, i njësuar me idealet e saj, e evokon dhe e nderon me venerim, pavarësisht se ç’ka ndodhur me jetën e tij.
Të njëjtin motiv, ai e rimerr në vjershën tjetër “Lapidari”, të cilën e zhvillon më gjerë, sipas modelit të poezisë popullore, mbi bazën e një dialogu në mes hënës dhe vashës së luftëtarit të lirisë. Pyetjes së saj se ku është ai, hëna, kjo dëshmitare e përjetshme, do t’i përgjigjet se ka rënë diku te një gur i thatë, mbi lofatë, duke mbetur kështu “flamur i zjarrtë”, datë për armikun dhe barrikadë mbrojtëse për vashën. Vjershat e këtij motivi, ndonëse nuk shquhen për ndonjë nivel, prapë kanë vlerë, sepse hedhin dritë mbi gjendjen shpirtërore dhe frymëzimin e tij në një kohë të vështirë.
Tre poezitë e fundit që na kanë arritur, edhe pse nuk kanë datë, i takojnë pak a shumë viteve kur janë shkruar dhe të tjerat. Më interesantja prej tyre na duket vjersha “Nga një dramë e pambaruar”, një vepër që u nis, por nuk u krye nga autori. Është fjala për shpirtin e njeriut, një temë aq’ e trajtuar nga poezia nëpër shekuj, për të cilën poeti shprehet në këtë vjershë meditative. Në konceptin e tij, shpirti i njeriut paraqitet si një mikrounivers, me humnera dhe të përpjeta, me të thella oqeani dhe maja Himalaje, ku përleshen ferri dhe parajsa. Në këtë sfond sa real aq dhe mitik qëndron njeriu si përbindësh dhe perëndi! Ka të ngjarë që pesë vargjet e kësaj vjershe të jenë kredoja e dramës, në të cilën autori do të shpaloste idetë e veta, filozofinë e tij për këtë fenomen universal e të përjetshëm. I përkthyer artistikisht ky fenomen, në pendën e poetit, do të përcillte dhe shtjellonte përvojën nga kalvari i jetës së tij.
Një dimension tjetër i poetit na shfaqet në dy vjershat e tjera, siç është ai i humorit. “Njeriu me këmbajka dhe servilët” dhe “Po saze dhe daulle...” janë vargje humoristike, të vetmet në gjithë krijimtarinë e tij, momente kur ai rreket të qeshë e të tallet me realitetin e kohës, duke e stigmatizuar dhe fshikulluar. Në të parën flet tërthorazi përmes aludimeve të një metafore orientale, në të dytën është i drejtpërdrejtë, hedh dritë në një aspekt konkret e të qartë të jetës shqiptare. Te “Njeriu me kambajka dhe servilët” vihet në qendër figura e Udhëheqësit, i rrethuar nga ndjekësit dhe nëpunësit puthadorë. Ai jepet si sulltan, një sundimtar absolut, i lidhur fort pas pushtetit dhe i dëshiruar për lavdi dhe lajka. Fryma tallëse dhe stigmatizuese e bën vjershën sa humoristike aq dhe sarkastike. Të kujton në një farë mënyre vjershën e Nolit “Sulltani dhe kabineti”, një koincidencë e rastësishme, që s’ka të bëjë me ndonjë ndikim, pasi poeti, në kushtet e izolimit ku ndodhej, s’ka të ngjarë ta ketë njohur.
Edhe vjersha tjetër “Po saze dhe daulle...” ka të njëjtën frymëmarrje humoristike-satirike, por me një adresim real. Satira e saj therëse i drejtohet letërsisë servile të kohës, nga e cila dëgjohen vetëm saze dhe daulle. Një letërsi, që për poetin është konformiste dhe shërbëtore, e larguar nga tradita e saj e shëndoshë. Sepse nuk dëgjohen më fyelli dhe xhuraja e Naimit, as jangari i Çajupit, po as lahuta e Fishtës dhe lyra e Nolit. Në këto situata, poeti, hipotikisht thyen sazet dhe mandolinat dhe rrëmben lahutën, por më kot, sepse sazet dhe daullet ia mbysin zërin. Përshtypja që të mbetet është dufi i hidhur i poetit, zemërimi i papërmbajtur ndaj gjithë asaj që po ndodh në letërsinë e ditës. Në fakt, vjersha ishte një monolog me veten, që autori do ta këndonte vetë dhe do ta dëgjonte po vetë. Një gjendje kjo tepër trishtuar dhe paradoksale për çdo poet.
Duke përfunduar do të thosha se në qoftë se jeta për shumë vite me radhë u tregua e pa drejtë me Sejfulla Maleshovën, me historinë nuk ndodhi kështu. Është historia ajo që e ruajti figurën e tij. Kjo tufëzë vjershash, vjen nga analet e saj, jo vetëm si një dëshmi, por dhe si një këngë zëplotë që poeti u përcillte brezave.
Zbulohen vargjet ku tallej diktatori
Biografi
Sejfulla Malëshova (1900 - 1971), i njohur me emrin letrar Lame Kodra, është nga personalitetet e para disidente në kulturën shqiptare të pasluftës. Shumica e poezive të Lame Kodrës janë botuar në vëllmin Vjersha (Tiranë, 1945), ku ai e quan veten poeti rebel. Sipas Malëshovës, Shqipërisë i duhej integrimi kulturor dhe jo izolimi nga Evropa Perëndimore. Ai thoshte se detyra e intelektualëve shqiptarë është që të vendosin lidhje të ngushta kulturale me popujt e Ballkanit, me Bashkimin Sovjetik, me Anglinë, Amerikën dhe me gjithë botën demokratike e progresive. Gjatë viteve 1946-1947, Malëshova ishte ministër i Arsimit dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Pas kësaj figura e tij u denigrua për pikëpamjet e tij “oportuniste” dhe u dërgua të punojë në punë të ulëta. Prej vitit 1956 ai u interenua në Fier, ku u detyrua të punonte jashtë profesionit të tij. Atje ndërroi jetë në vitin 1971.
RRUGA JONË
(1946 – hyrje për një poem, që nuk u shkrua)
Ngrihen përjetë si flamur
Kazma e lopata;
Marshon e kendon,
Sulmon si në luftë
Brigada.

Shikoni si shtohen, shumohen,
Si dalin brigada të reja.
Nuk janë njëzet a dyzet,
Po qindra legjione,
Po qindra e qindra flamurë,
Po qindra e qindra beteja.

E punës së lirë,
E sulmit të ri
U ngrit ushtria
Në krye,
Në ballë qëndron,
Si dje dhe sot,
Si nesër e mot,
Brigad’ e brigadave
Partia.

Atje ku shkon brigada,
Atje ku bien kazma e lopata,
Vullneti i punës lirë
Sundon atje mbi koh’ e hapësirë.
Hap toka gjin’ e shtrënjtë
Edhe përmbysen malet e shkëmbinjtë
Atje ku kazma bie,
Atje groposen shekuj robërie.

Kush tha se lufta sosi,
Shteroi forca jonë
E sulmi ra?
Shikoni sa flamurë,
Shikoni sa beteja,
Sa drit’ e zjarr që ka!

Po! N’ato llogore,
Ku sulmon brigada
Me pushkë, libra, kazma e lopata,
Atje,
Me vrull e zjarr,
Me ligjërime,
Shko dhe lëfto si dje,
O kënga ime.


LAPIDARËT
(1969)
Rrëzë një mali ngrihet lapidari,
Atje ku ra një trim, një bir fshatari.
Atje ku rrapi shekullor bën hie,
Me dalt’ u gdhënd një faqe historie.
Mbushur Atdheun plot me lapidarë,
Përgjon kudo armikun me pishtarë.
Atje, ku gjaku plasi si rrufe,
Me dalt’ u gdhënd e madhja epope.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohen vargje të kohës së internimit Empty Re: Zbulohen vargje të kohës së internimit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 11, 2008 12:08 am

LAPIDARI 1)
(1969)
- Hënë, hënë, perihënë,
Mos m’a pe bandillin prëmë?
- Ta pashë, ta pashë,
Shëndoshë ta lashë,
Me një yll në ballë,
Hipur mbi një kalë.
Kali qimendritur,
Çapte kokëngritur
Duke hingëllitur.
- Hënë, hënë, perihënë,
Mos ma pe bandillin prëmë?
- Ta pashë, ta pashë,
Në një mal e lashë:
Mali oshëtinte,
Kali shkrefëtinte,
Trimi sokëllinte,
Palla vetëtinte.
Mali zjarr kish marrë,
Zjarri ndiqte zjarrë:
Dy kuçedra vrarë.
- Hënë, hënë, prihënë,
Mos ma pe bandillin prëmë?
- Ta pashë, ta pashë,
Në një shteg e lashë:
Sipëe gur i thatë,
Poshtë një lofatë.
Atje dit’ e natë
Dergjet i bekuar
Me plump të mallkuar.
- Hënë, hënë, perihënë,
Mos ma pe bandillin prëmë?
- Ta pashë, ta pashë,
Lumja ti moj vashë!
Mu te gur’ i thatë,
Atje mbi lofatë,
Si flamur i zjarrtë
Ngrihet dit’ e natë
Për armikun datë,
Për ty barikadë!
____________________
1) Sipas këngës popullore:
- Hënë, hënë, perihënë,
Mos ma pe baabnë prëmë?
- Ta pashë, ta pashë,
Shëndoshë ta lashë,
Mbi një kalë hipur,
Duke hingëllitur.
(Shënim i autorit)
(NGA NJË DRAMË E PAMBARUAR)
Shpirt i njeriut ka shumë anë e shtigje
Humnera e të përpjeta. Oqeane
Të thella ka, ka maja Himalaje
Aty përleshen ferri me parajsën:
Përbindësh e perëndi është njeriu.


NJERIU ME KËMBAJKA DHE SERVILËT
Kur hyn në sallë njeriu me këmbajka,
Më këmbë ngrihen me temena e lajka.
Në fron rri sulltani
Me tull’ e parukë;
Rreth tij gjithë stani
Me plot dallkaukë,
Që prapanicën tundin në kolltukë.
Zgjaten dy duar
Përpara, rrotull, anëve
Dhe mblidhen grusht në kraharuar:
Sulltani ligjëron
Ky sytë perëndon
Sikur mendimi thellë
Nga shpirti i buron.
Dhe kur mbaron
E ngrihet duke shkelur mbi këmbajka,
Më këmbë ngrihen prapë gjithë lajka
Servilë e dallkaukë,
Që shesin edhe shpirtin për kolltukë.
PO SAZE DHE DAULLE …
Me fyell e xhura këndoi Naimi:
Sa duf e zjarr që kishte ligjërimi!
Ia mori me jangar Çajup-Bekriu
edhe Karadyzenin përtëriu.
Në duar mbajtën me fuqi vigani
Lahutën kishte, lyrën Theofani.
Pasatj me mandolina dhe me saze
Dëgjoi Shqipëria plot avaze.
Sazet e mandolinat unë i theva,
Edhe lahutën prapë e rrëmbeva…..

Po sazet dhe daullet përsëri
Na mbajtën, ty dhe mua, Shqipëri.


KRYENGRITJE NË QIELL 1)
(1968)
I madhi Zot në qiell të shtatë rrinte
Me engjëjt, kryeengjëj ky rrethuar;
Ish mez’ i natës, flinte e gërhinte
Si një gjyryk vigan i shkatërruar.
Po s’flinte Skënderbeu: me dylbi
Përposh planetin - mëmë ky shikonte,
Dhe sytë i vanë drejt në Shqipëri,
Ku fisi i tij në zgjedhë po lëngonte.
Ja Leshi e Kruja, Mati e Sopoti,
Ja Drini e Vjosa, malet Argjëndare
Ku prapë sokëllinin si qëmoti,
Kudo lëvrinin turma kordhëtare,
Po pa flamur. Sa s’qau Skënderbeu
Shën-Kostantinit, shokut ilirian,
Të gjitha një më një ky ia rrëfeu
I tha kështu viganit ky vigan:
Nga gjum’ i thellë, më duket Arbëria
Sikur po shkundet. A do ngrihet vallë
Që lart nga malet po e ndjell liria
Po njeri s’duket me flamur në ballë,
Sa herë që kam dashur e kërkuar
Të shkoj atje, në ballë të luftoj,
I madhi s’më ka lënë; kam duruar,
Po më nuk më durohet – do të shkoj.
U plaka, o Gjergj, - i tha ish perandori,
I fanitet me tmer kudo frëngjia,
Si djaj i duken vapori dhe motori,
Kujton ashtu mos bëhet Iliria.
Eja shkojmë t’i lutemi Shën-Pjetrit
Mos mbyll një sy. E gjetën tejtëhu
Tek po merrej me punën e një tjetri,
Kyçet në bres e mjekrën gjer në gju.
Po nuk dëgjoi. Atëhere si stuhi
Iu hodh Skënderi: “Kur thërret Atdheu,
Nuk pyes për Shën-Pjetr’ e perëndi,
Edhe Shën-Gjergjit ushtën i rrëmbeu
Dhe qerren Shënt-Elliut. Si rrufe
Zbriti në Mat, pështjellë në purpur
Po shkriu me të gdhirë nëpër re:
Mbeti vetëm një usht’ e një flamur.
___________
1)Shkruar me rastin e nëntëdhjetë vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.


POETI
(1955)

Muor Giove e l’inno del poeta resta
P. Carduçi

Pushoi lahuta, u përgjunj poeti,
Plagët e shpirtit krahët i shkurtuan;
Kundër poetit u vërsul rrëmeti,
Me sharje e shpifje jetën i helmuan.
Po vargu i tij, që popullin ngriti
Në luftë për liri e për fitore,
Që kurdoherë si kushtrim buçiti,
Në zemra u skalit si përmendore;
Dhe, pa lavdi zyrtare e pa kurorë,
Me dritën e Komunës vezullon –
Pse zhduken perëndi e perandorë,
Po kënga e poetit s’perëndon.
Milosao
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohen vargje të kohës së internimit Empty Re: Zbulohen vargje të kohës së internimit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi