Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në veri ende rrugët janë të bllokuara

Shko poshtë

Në veri ende rrugët janë të bllokuara Empty Në veri ende rrugët janë të bllokuara

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 06, 2011 10:27 pm

Në veri ende rrugët janë të bllokuara

Në veri ende rrugët janë të bllokuara Kjs610x-1

Rrugët kryesore që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë në veriun e Kosovës vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga protestues serbë edhe njëzet e katër orë pasi forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja arritën një marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe ata të Serbisë, për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshjeje që nuk është nënshkruar nga askush, vendkalimet kufitare me Serbinë në veriun e Kosovës do të mbeten nën kontrollin e KFPOR-it deri nga mesi i muajit shtator, kur pritet rifillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Por, përfaqësuesit e serbëve në komunat veriore thanë se të martën do të vazhdojnë debatin nëse do të mënjanohen apo jo bllokadat e vëna në rrugë në kundërshtim të synimeve të Prishtinës zyrtare për të vënë kontrollin mbi vendkalimet kufitare.




Zyrtarë të qeverisë së Serbisë thanë se marrëveshja ka shumë mangësi por ajo krijon hapësirë për zgjidhjen paqësore të problemeve.

Institucionet në Prishtinë e mirëpritën marrëveshjen e mirëkuptimit ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi atë dhe hapat e qeverisë së tij, i quajti si një nga arritjet më të mëdha të institucioneve të Kosovës.

“Ky është suksesi më i madh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në kuadër të angazhimeve tona të respektimit të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë, por edhe përshpejtimin dhe qartësimit të perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës. Një shtet me kufi të njohur dhe me ligjshmëri të plotë në çdo pjesë të territorit të vet do të jetë më afër integrimeve evropiane”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërkaq, lëvizja Vetëvendosje tha se kjo marrëveshje është dështim i institucioneve dhe rast i humbur i Kosovës. Udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti tha se me këtë marrëveshje nuk janë përmbushur synimet për vendosjen e rendit në tërë Kosovën.

“Me këtë pajtueshmëri ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, kufiri verior vuloset vetëm si kufi administrativ, pa doganat e Republikës së Kosovës dhe pa njësinë speciale të policisë së Kosovës atje si garantuese e sigurisë së doganave. Gjithçka, çfarë ndodhi në veri e dëshmoj edhe njëherë, që para se të jetë problemi te mallrat ilegale të Serbisë, ai konsiston te strukturat ilegale të Serbisë. Qeveria e Kosovës në vend se të vazhdoj me aksione ajo vazhdon me premtime”, tha udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Njësitë e posaçme të policisë së Kosovës, filluan më 25 korrik një operacion për vënien nën kontroll të dy vend kalimeve kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe. Operacioni u urdhërua nga qeveria e Kosovës në përpjekje për të zbatuar vendimin për ndalimin e importeve nga Serbia, i cili nuk po zbatohej në atë pjesë të Kosovës ku nuk funksionojnë doganat e vendit.

Operacioni nxiti reagime të ashpra të banorëve serb të cilët ngritën barrikada në rrugët kryesore. Një pjesëtar i policisë u vra gjatë një sulmi mbi policinë në afërsi të Zubin Potokut një komunë me shumicë serbe ne veri. Përfaqësuesit e Beogradit kërkojnë kthimin në gjendjen e mëparshme një kërkesë kjo që është kundërshtuar nga Prishtina zyrtare.

Operacioni i policisë nuk u mbështet nga zyrtarët e Bashkimit Evropian të cilët thanë se ai u ndërmor pa këshillime paraprake me ta, ndërsa bënë thirrje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, të cilat qenë shtyrë për në muajin shtator.

Në veri ende rrugët janë të bllokuara Rruga-bllokimi23Në veri ende rrugët janë të bllokuara Rruga-druretNë veri ende rrugët janë të bllokuara 16barikx610-10Në veri ende rrugët janë të bllokuara 26barikx610-10



>>Arrihet marrëveshja me KFOR-in>>

>>“Marrëveshja për veriun, zbatim i 6 pikëshit të Ban Ki-Munit”>>

>>Rexhepi:S’do të ketë aksione pa koordinim me KFOR-in>>

>>Situatë e qetë në veri të Kosovës>>

>>Rexhepi: Do të ketë edhe arrestime të kriminelëve>>

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi