Albert Zholi: Babanë nuk e njoh, nënën ma quajnë Irini
Faqja 1 e 1

Tregim
Albert Zholi
BABANË NUK E NJOH , NËNËN MA QUAJNË IRINI
Ajo hyri në lokal e ndrojtur. Njerëz nuk kishte shumë, por asaj iu duk sikur nga të gjithë tavolinat, me dhjetëra sy u sulën mbi trupin e saj .Sikur të gjithë fshatarët e saj të ishin ulur në ato tavolina e ta shihnin njëherësh, ajo do të skuqej e turpëruar, e jo ata njerëz të panjohur, nga një vend tjetër e që flisnin gjuhë tjetër ... Edhe shikimin tjetër do e kishin, shikim djegës, që ajo e ndjente në të gjithë poret e trupit, edhe aty ku ata nuk mund ta shihnin dot...
Në Athinë nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur. Me familjen e dajos. Në fshat kishte lënë nënën, që e donte aq shumë ... Ishte njëzetë vjece dhe s’qe shqitur kurrë nga gjiri i saj. E kishte nënë, shoqe, motër...Gjithshka që donte zemra e saj, ajo ishte ... Ishte vera e vitit 1991.Viti i Ikjes së Madhe, ku njerëzit iknin e harronin të kthenin kokën prapa...Iknin, pas ëndrrës pa ditur se ku dhe kokën nuk e kthenin prapa nga dhimbja e frikëshme, që të shtyn të ikësh e njëherësh të mbërthen në vend e të ngrin si me magji...
- Ikë vajzë, me dajon tënd do të ikësh ...jeta të kërkon të ikësh ... Je goxha vajzë tashti … Të rrita sic doja e si munda …Të gjitha I ke me vete, bukurinë e mencurinë, urtësinë e vajzërinë …Jetës merri dhe gjëra të tjera, por këto mos I humb kurrë!...
- Eja dhe ti mama, si mund të kem pa ty ?! Ti si mund të jesh pa mua?!...
- Nuk mundem !...
- Po pse mama?!... Këtu mbetesh vetem... Vemi të dyja edhe ti je e re të shohësh njëherë botë me sy...
- Rinia ime dhe jeta ime është tek ty Leonora...Unë nuk mundem ta lë këtë vend...nuk e kapërcej dot atë shteg ...nuk e kpërcej dot!... Do rri këtu e do të pres... e ti do t ë kthehesh prapë... e do bëjmë dasmë pastaj… e gjithë ato gjëra të mira…
- Donte të mos qante, por nuk I mbajti dot lotët. E përqafoi vajzën, e futi në gjoks, si të ishte fëmijë, dhe e puthi me të gjithë lotët e shpirtit …Leonora duke ndjerë lotët e nënës, nuk shihte lotët e saj …
- Leonora ishte vajzë me karakter të fortë.Vetëm prania e të jëmës në jetë, e kish futur brenda halleve, qysh në fëmijëri. Në fshat vetëm ajo ishte pa baba dhe pa emër babai. Ajo I shihte shoqet me zili, kur flisnin për baballarët e tyre. Donte dhe ajo të kishte një baba.Le ta qortonte rreptë, edhe me pëllëmbë ta qëllonte, sic bëjnë baballarët e rreptë nga njëherë, vetëm të kishte dhe ajo një baba !...
- Donte ta shihte si do hynte në shtëpi e të mbushej dera, kur të kthehej nga puna …Apo të priste dru me sëpatë e t’ia bënte “ ah, ah…” sic ia bëjnë të gjithë burrat kur cajnë dru …Apo të rrinte mes burrave të fshatit e të pinte duhan të dredhur, duke bërë biseda të rënda sic bëjnë burrat, kur mblidhen tek sheshi I rrapit…
- Ajo donte ta dëgjonte zërin e tij, t’ia merrte këngës si babai I Letës, apo dajua I saj, që këndonin aq bukur…Donte ta dëgjonte, kur të flistë me të jëmën …Mamaja ta pyeste, ai t’I fliste për ato gjëra , që mamaj kish nevojë.
- Mamaja. Si do t’ia bëjmë për vajzën, u rrit e duhet të shikojmë për ndonjë vend të mirë…
- Babai. Ka shkollën e lartë përpara, pastaj burrin e gjen vetë…
- Mamaja: Unë nga meraku e kam, se mos na shkel gjakund vajza …
- Babai: Nuk shkel ajo jo, por edhe po të shkasë, në prehërin tonë do të bjerë.
- Mamaja. ( Nuk foli më, e pa në sy babanë dhe I ndriti fytyra).
- Babai. Leonora, eja këtu!...
- Unë: Erdha baba…
- Babai: Pa dëgjo c’do të thotë mamaja, se ka një merak…
- Mamaja: Unë e babai e dimë që ti ke qejf shkollën, do vazhdosh shkollën e lartë, apo?...
- Unë: Shkollën e asgjë tjetër, mbase më del e drejta e studimit…Po të bëhet me konkurs, konkursin e fitoj vetë …
...Doja ta dëgjoja zërin e babait …
Por ajo nuk ishte as emër babai ...Ishte e lindura e një dashurie të fshehtë të mamasë me një djalë... Ata të dy duheshin, por nuk i lanë të duheshin ... Dashuria e tyre, kishte krijuar vetëm një shëmbëlltyrë, atë vajzën me emrin Leonora dhe pastaj ishte këputur, për t’u tharë e harruar…Në atë kalendar dashurie, vetëm ajo mund të tregonte dicka, me sytë e saj, me gjakun e saj, me gjithë qënien e saj dhe harresës I celeshin sytë në atë bukuri jete…
Ajo u lind e u rrit me enigmën brenda gjirit të mamasë së saj… Dhe mamaja e saj nuk e kishte prishur shenjtërinë e dashurisë enigmë….Kish mbetur e pamartuar. Jetën e kish lidhur vetëm me atë vajzë. Me atë që kish dashur e që nuk I kish vdekur, as qe I vrarë në luftë…Ai që nuk u bë dot burri I saj, kish mbetur dashnor I përjetshëm me një krijesë bukurie që jetonte pranë gjirit të saj …Askush nga fshati nuk e përgojoji. E si ta përgojonte ?! … Kur ndonjë grua me burrë bridhte bishtin me ndonjë tjetër, ajo e paburrë ulte sytë mbi fatin e saj dhe rriste vajzën si veten…
Dhe Leonora u rrit e bukur, me lezet bukurie, sa kur hyri në lokal për të kërkuar punë thithi të gjithë sytë e tavolinave, deri sa I digjte gjithë trupi…
-Kë kërkoni ?- e pyeti një vajzë, gati në moshën e saj e ulur përballë një aparati llogaritës
-Pronarin dua – Foli Leonora, duke ngjitur me ndrojtje fjalët në greqisht. Vajza u ngrit, nga ku qe ulur përballë aparatit, që Leonora e mendoi si aparat llogaritës, dhe e shoqëroi, diku mbrapa disa frigoriferëve të mëdhenj, ku do të ishte, pa tjetër pronari i lokalit.
Pronari ishte një burrë mbi të pesëdhjetat, me një fytyrë mikëpritëse. Sa e pa të porsaardhurën e përshëndeti, duke krijuar një buzëqeshje dhe i foli:
-Ju jeni ajo vajza që banoni tek ky pallat? Je me fat moj vajzë – dhe e përkëdheli nga shpatullat, si për t’i hequr ndrojtjen.
“Po ky ? Ky flet shqip ? …” U hutua Leonora me pronarin shqipfolës dhe nuk I ktheu dot përgjigje.
-Po nga cili vend je ? Mbase jemi patriotë ? – foli me shaka pronari. “ Ky flet gjuhën sikur të ishte nga fshati, apo nga krahina jonë “ u hutua Leonora dhe ashtu e hutuar mezi shqiptoi nga ishte...
-Nga cili fshat ? – pyeti menjëherë pronari. ( Leonora i tha emrin e fshatit).
-E kujt je nga ai fshat ?- pyeti pronari e sytë i mbërtheu tek buzët e vajzës, që mezi lëviznin me formim fjalësh.
Ajo uli kokën, u kthye pak majats, për të fshehur lotët që i mbytën shikimin dhe mezi mbante zërin të mos i dilte nga gjoksi që i hidhej vrullshëm...
-Pusho...Të lutem... unë s’të thashë gjë të keqe që tani... mos ju ka vdekur babai që nuk mundët ?... Të më falni, por ju jini vajzë e rritur dhe ...- ai vazhdoi si e si ta qetësonte vajzën, për të dalë nga ajo situatë që u krijua.
Leonora nuk i kishte qejf moralin e fjalëve . Ashtu ishte mësuar. Por si u gjend ashtu bosh e u turpërua në sytë e pronarit?!... E mblodhi veten, fshiu sytë e lotuar dhe pa kërkuar falje u përgjigj, duke i dhënë forcë zërit:
Babanë nuk e kam njohur kurrë. Nënën ma quajnë Irini!...Pronari sikur ta kish goditur guri i rrufesë, theu gjunjët dhe u fundos në kolltukun aty pranë …Vetëm sytë I mbetën hapur me dritë nga ajo vajzë që rrinte në këmbë, përballë tijë …Pastaj sytë e shqyer iu lëngëzuan e gropëz a e mjekrës nisi t’pi lëvizte t’I dridheshin në heshtje fjalësh…
*******************
Jorgoja me Irinin kishin tre vjet që duheshin. Ishin të dy nga një fshat e nga një mëhallë dhe dashurinë e fshihnin nën degët e mënit e të qershisë, aty në Kopështin Përposh, apo edhe ndënë hënë nganjëherë, kur shihej gruri në lumenj e ata të humbisnin nëpër kashtë ku nuk i gjente kush …
Tre vjet që duheshin e askush nuk I kish pipëtirë, ose, edhe ata që e dinin, e mbanin të fshehtë, duke e respektuar dashurinë e dy të rinjëve. Të flisje për dashurinë e tyre, bije në gjynah, se ata ishin si dy zogj që bënin bashkimin krahëve e cicërimave, që të mundnin pastaj të fluturonin së bashku deri tek foleja e ansdej nga mbaronte qielli…
Edhe dashuria e tyre ishte një bashkim krahësh zogjsh, për të ngritur pastaj folenë e jetës me ëndrra qielli…
Por…
Në zyrën e kryetarit të këshillit u zhvillua ky dialog:
Kryetari: Të kam thiruar për problemin a asaj kërkesës..
Ai: … … …
Kryetari: Ke bërë një kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë ë?
Ai. Po… …
Kryetari: Po e di ti se sa na duhen ne me shkollë të lartë këtu?
Ai: Jo!... ... ...
Kryetari. Kur nuk di atëherë pse bën kërkesë?...
Ai: Se sa më shumë me shkollë të lartë të ketë , aq më mirë venë pounët.
Kryetari: Pse si venë punët sipas teje ?
Ai: ... .... ...
Kryetari: Po kështu është, një cikë e ngrini veshët ju...
Ai: Unë kam bërë disa herë kërkesë edhe ushtrinë e mbarova, tashti pse të mos vete në shkollë?!
Kryetari. Mirë, mitrë po para shkollës do t ë bësh gjëra të tjera ...
Ai: Cfarë do bëj?...
Kryetari :Do heqësh dorë nga mbesa ime...
Ai: .... ... ...!
Kryetari: Dhe heqjen e dorës do ta ma bësh këtu me shkrim!...
Ai: E pastaj?...
Kryetari: Pastaj të vesh në shkollë e ku të ketë nevojë Atdheu pastaj...
Ai: Po pse të heq dorë kur unë e dua, e ajo më do?
Kryetari. Sepase duheni qorrazën, pa sy në ballë...
Ai: Ne duhemi e do duhemi ... edhe ajo do të vazhdojë shkollëm e do krijojmë familje pastaj...
Kryetari: Ja kësajë i thonë qorrazi ...mbesa ime ka tjetër udhë.
Ai: Udha e saj kalon nëpër zemrën time ... edhe unë tek zemra e saj...
Kryetari: Mbesa ime ka tjetër zemër, zemra i rreh për Partinë ...
Ai: Po mu a për kë më rreh?...
Kryetari: Si e di ti. Thuaje më mirë me gojën tënde!
Ai: Për mbesën tënd e më rreh zemra !...
Kryetari: Ja e the me gojën tënde… e prisja që këtu do të përfundoje . Nuk harrohet plaga e vjetër …Për mbesën të rreh më shumë zemra se për Partinë…
Ai: Nuk mund të harrohet, kur zemra të rreh natë e ditë…
Kryetari: Mirë që e pranove vetë mor djalë . Se edhe, mua më vinte zor ta thoshja. Pikërisht këtu ndahen rrugët tona .Ti je nipi i dajos së nënës, që ishte me ballin. Kjo është me gjak Partie në gji... Lufta e klasave ...Vigjilenca revolucionare ...
Ai vazhdoi të fliste, por Jorgoja nuk po dëgjonte më. Ai mbylli derën me përplasje dhe iku... Koka i ziente si kazan rakie e sytë i digjnin nga inati... Pa u menduar se ku po shkonte, këmbët e kishin shpurë tek kopështi Përposh, ku ishte ajo qershia e dashurisë ...
-Thashë se do të vonoheshe – i foli ajo nga vendi ku e priste
E trembi zëri i saj aq i njohur e i ëmbël...Nuk e priste dhe takimin e kish harruar fare ...Sikur të mos e conin këmbët ?...
-Pse je skuqur kështu Mos je sëmurë – dhe e puthi në ballë sikur do t’i maste temperaturën e gjithë trupit.
-Nuk jam sëmurë jo... të kisha temperaturë do t ë shërohesha ...
-Po me cilin je zënë ? Mos të thirri përsëri I plotfuqishmi.
Ti ja preve shkurt “ Nuk e bëj dot atë punë”, I the apo nuk I the kështu ? – dhe e përqafoi …
-Po xhaxhait tënd c’ti thoshja ?
-Hë? Ndonjë gjë për shkollën?
-“Do vesh në shkollë të lartë”, më tha, vetëm me një kusht …
-E pse je I mërzitur? Ti kushtet i plotëson të gjitha, apo lua skec me mua... Nganjëherë gëzimi shprehet edhe me inat ...
-Kushti ishe Ti.
Ajo heshti një cast, pastaj pyeti si me ndrojtje :
-Si unë?
-Që unë të hiqja dorë nga ti e pastaj të fitoja të drejtën e shkollës...” e pastaj të veja atje ku kishte nevojë Atdheu” ... E donte edhe me shkrim pa le...
-Ta pranoje ! Të fitoje shkollën e pastaj s’dihej ...
-Ja që nuk e pranova ... Ti nuk më le ta pranoja ...
- E pastaj c’u bë?
-Pastaj ra mali e më shtypi...
-Dhe ti erdhe tek ajo që të do …Ajo e puthi përsëri …
-Erdhën këmbët, se trurin dhe zemrën ma shtypi …këmbët e mia nuk u duhen ..
-Kurse unë të dua të gjithin. Me zemër e me tru e me sy e me këmbë e me …të gjitha, të gjitha… Të kam futur këtu brenda, brenda trupit tim je I gjithi …
-Nuk mjafton vetëm zemra ime e zemra jote për të jetuar të dashuruar …Për ne të dy e nesërmja do të jetë më e zymtë në mos e tmerrëshme … “Dajua I mamasë sime ka qenë me ballin, kurëse ti ke gjak Partie” sic më tha xhaxhai yt …Njolla e biografisë sime është bërë sa një carcaf e do na mbulojë të dyve …Dhe për cudi, njolla zhduket, e unë vete në shkollë të lartë po të bëhem spiun e të të le ty …Këto unë nuk I pranova dhe e nesërmja do ulërijë, nuk do të ketë më fjalë …
Pastaj do të fillojnë me ty leksionet ...Pastaj do të gjejnë një burrë me gjak të pastër ... e të tjera .. e të tjera …
- Po ti je burri im e unë jam gruaja jote …Unë nuk vë burrë tjetër mbi vete …Tashti do jesh edhe baba I fëmijës sonë, dhe e puthi me dashuri e dhimbje trazuar, me një ndjenjë të papërcaktuar…Ajo tashti nuk ishte vetëm e dashura e tij, por edhe gruaja, nëna e asaj krijese të përbashkët…
-I fëmijës sonë? – përsëriti ai si I trembur nga fjalët e saj…
-Po kam disa ditë që e kam ndjerë, por nuk ta thashë sa të sigurohesha mirë ...Tashti është e sigurtë: Unë jam me një fëmijë në bark, e do e rris se të ka ty baba ...
Ai nuk foli. Dhe kjo i duhej historisë së tijë ?!...
***
Në mbrëmje Jorgoja kapërceu kufirin e u gjend në shtetin fqinj. Irini mbeti në fatin e saj e harruar nga jeta bashkëshortore ...
Vajza u lind e u rrit, pa zërin e emrit të babait të ikur në harrim...Dhe tashti rrinte përballë këtijë burri e mbetur në këmbë, me shpresën e ndonjë pune ...Tek pikat e lotit, që i rrëshqisnin nga sytë, ishte vetmia e mamasë së saj, e mbetur gjithë jetën vetëm...
Pronarit të lokalit, aty në kolltuk ku ish këputur, i gjëmonin veshët: “ Babanë nuk e njoh ... nënën ma quajnë Irini…”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Olta
» Albert Zholi: Xha Gaqoja
» Albert ZHOLI:VAJZA
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Olta
» Albert Zholi: Xha Gaqoja
» Albert ZHOLI:VAJZA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi