Shqipëria në NATO, nga strategji në realitet
Faqja 1 e 1

Prof.Elmas LECI*
Tashmë nuk na mbeten, veçse pak ditë nga Samiti i 60-vjetorit të krijimit të NATO-s dhe ditës së pranimit të Shqipërisë në NATO. Për ne shqiptarët dëshira apo aspirata për t’u anëtarësuar në NATO ka qenë një proces i gjatë ...i nisur menjëherë pas fitores së Demokracisë. Jo vetëm për ne shqiptarët, por duhet thënë se pothuajse për të gjitha vendet e PfP-së,(Partneritet për Paqe) anëtarësimi në NATO ka qenë dhe është një proces shumë i ndërlikuar. Kjo sepse vendet dëshiruese për t’u bërë anëtare të NATO-s, pa dyshim që duhet të përmbushin standarde të larta përsa i përket sistemeve demokratike të zgjedhjes, qeverisjes, zhvillimit ekonomik, të tregut të lirë, luftës kundër korrupsionit dhe transformimit të Forcave të Armatosura.
NATO është një aleancë ku anëtarësia arrihet me konsensus, sepse është një njehsim e vendim të barabartësh. Çdo vend që bën kërkesë për t’u anëtarësuar në NATO, duhet të miratohet prej Parlamentit të secilit nga vendet aktualisht anëtare. Këtë rrugë e këtë proces kaloi edhe kandidatura e Shqipërisë. Secili vend që dëshiron të jetë anëtar i ri i NATO-s duhet t’i bindë me vepra të gjithë anëtarët e Aleancës se i ka plotësuar standardet politike dhe ushtarake për të qenë një partner i barabartë në mes të barabartëve.
* * *
Rruga e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e NATO-s, nuk ka qenë e lehtë, madje goxha e zgjatur. Kjo betejë filloi menjëherë pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 dhe pikërisht në prill të po atij viti, kur Shqipëria u pranua anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut Verior. Kjo, për kohën ishte një arritje e rëndësishme që iu dha Shqipërisë si meritë e vendosjes së demokracisë, por edhe si aspiratë e saj për anëtarësim në Aleancë Euroatlantike. Le të sjellim në memorie se akti për anëtarësim u ndërmor nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa vlerësimi u bë nga organizmat e NATO-s, duke sanksionuar se koncepti strategjik shqiptar deri në atë kohë i mbrojtjes se vendit me forcat e veta ishte donkishotesk, kurse pjesëmarrja në Aleancën e NATO-s ishte domosdoshmëri. Në këtë kuadër, nga politika shqiptare u gjykua se reformimi i Forcave të Armatosura, kryesisht në aspektin doktrinar dhe më pas edhe në atë të modernizimit, ishte bërë imperativi i kohës, ndërsa rruga më racionale u gjykua padyshim anëtarësimi në NATO. Anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, e lehtësuan shumë faktorë permanentë, strategjikë e politikë, të kohës e të kaluar, por edhe të perspektivës. Koncepti i sotëm determinues për mbrojtjen është sigurimi i saj në bashkëpunimin e në integrimin e ndërsjellë të problemeve të mbrojtjes e në radhitjen e Forcave te Armatosura në organizmat e NATO-s. Pikërisht ky koncept ideopraktik përshkon dhe i shërben çështjes kombëtare shqiptare, për t’i dhënë frymëmarrje të plotë çështjes mbarëshqiptare, për t’u konturuar në periudhën e pasluftës së ftohtë, për të çarë “frontet” dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme të Komunitetit Euroatlantik pa paragjykime e paramendime, por gjithnjë në bazë të normave ndërkombëtare, si Aktit të Helsinkit e parimeve të OSBE-së, Kartës së Atlantikut e asaj të OKB-së.
* * *
Eshtë e domosdoshme të theksohet se anëtarësimi në NATO, nuk varej thjesht nga dëshira shqiptare. Gjatë vizitës në Tiranë, ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush, deklaroi se “anëtarësimi në NATO nuk vjen vetëm me vullnet të mirë, por janë disa standarde që duhen plotësuar. Nevojiten më shumë reforma politike dhe ushtarake, më shumë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nëse populli shqiptar dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë politikanët duhet të punojnë për përmbushjen e standardeve”. Dhe ashtu u bë. Shqipëria plotësoi standardet, çka u shpreh në të gjitha vendimet e parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, që ratifikuan dhe u shprehën njëzëri për pranimin e Shqipërisë në familjen e madhe euroatlantike.
Anëtarësimi në NATO për Shqipërinë mbart në vetvete disa përparësi. Dihet se sot Ballkani është një nga pikat më nevralgjike të Evropës. Në këtë kuadër, anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Aleancë, përbën një faktor të qëndrueshëm dhe garancie, duke ekuilibruar edhe raportin e forcave në gadishull. Nga ana tjetër, do të krijohen edhe shumë mundësi, që kanë të bëjnë me ristrukturimin politik, ekonomik pse jo edhe ushtarak në rajon. Ç’është e vërteta, FA kanë qenë në pararojë të plotësimit të standardeve për anëtarësim në NATO. Ky është një vlerësim jo vetëm i yni, por dhe i partnerëve. Kjo tregon për një punë e përpjekje vitale, e cila nisi që në dhjetor 1992, kohë kur realizohet për herë të parë kontakti në nivelin më të lartë midis Shqipërisë dhe Aleancës. Dy muaj pas zgjedhjeve pluraliste, Shqipëria pranohet anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut, të quajtur shkurtimisht NACC dhe në mars të vitit 1993, erdhi për vizitë në Shqipëri ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Manfred Vërner, i cili mbajti edhe një fjalim-mesazh në Kuvendin e Shqipërisë. “Kam ardhur,- theksoi ai që t’ju shtrij dorën e miqësisë. Ne, që të gjithë në Aleancë, admirojmë kurajën dhe vendosmërinë, që ka treguar Shqipëria për të kapërcyer problemet e veta. Shqiptarët janë të mirënjohur për vendosmëri dhe elasticitet. Këto veçori kanë ruajtur pavarësinë e vendit tuaj gjatë viteve të konfrontimit. Besoj, që këto mund të aplikohen me sukses për detyrën e modernizimit të vendit tuaj dhe për integrimin e tij në Komunitetin Perëndimor...”.
Pas kaq vitesh që e citojmë këtë fjalim, hidhemi në retrospektivën e marrëdhënieve të Shqipërisë me NATO-n. Menjëherë Aleanca dërgoi grupe ekspertësh, duke i dhënë Shqipërisë asistencë teknike për kryerjen e reformës në Forcat e Armatosura dhe ristrukturimin e tyre sipas modeleve të vendeve anëtare të NATO-s. Shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis Aleancës dhe Shqipërisë në këto 17 vjet janë zhvilluar progresivisht. Po t’i hedhim një sy kalendarik veprimtarive të njëanshme apo të shumanshme në partneritet, Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura kanë bërë shumë, ashtu si edhe NATO-ja ka bërë shumë për Shqipërinë.
Në fillimet e vitit 1994, me përpunimin e konceptit të Partneritetit për Paqe (PfP) të NATO-s, Shqipëria ishte nga shtetet e para, që e përkrahu këtë nismë, si rrugën më të natyrshme të aderimit si anëtar i plotë në Aleancë. PfP-ja u konsiderua si periudhë e domosdoshme për t’u përgatitur për anëtarësim të plotë në NATO. Prandaj, në shkurt të vitit 1994, Presidenti shqiptar Sali Berisha nënshkroi me NATO-n (Bruksel) “Dokumentin Kuadër të Partneritet për Paqe”. Duke e konsideruar PfP-në si integrim aktiv në NATO dhe duke punuar gjithanshmërisht e me vendosmëri për të plotësuar detyrimet, synimi i Shqipërisë mbeti gjithnjë integrimi dhe anëtarësimi i plotë në Aleancën e Atlantikut Verior.
Duke qenë një nga vendet e para, që u anëtarësua në Partneritetin për Paqe(PfP), Shqipëria u orientua thellësisht drejt përmbushjes së parimeve dhe objektivave të shprehur në dokumentin kuadër të PfP-së. Kjo pjesëmarrje aktive u konkretizua nëpër vite ndërmjet të tjerash në stërvitje të ndryshme shumëpalëshe e dypalëshe, ku Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë treguar të gjitha mundësitë e tyre për t’u transformuar në një forcë ushtarake moderne të tipit perëndimor. Këto arritje na forcojnë bindjen se aftësitë tona në evolucion e sipër në fushën e mbrojtjes dhe pozicioni strategjik i vendit tonë, kanë kontribuar në rritjen e efektivitetit të Aleancës, duke e bërë atë njëherësh edhe më fleksibël për kryerjen e misionit të saj tradicional atë të mbrojtjes kolektive dhe atij të ri të menaxhimit të krizave rajonale.
Forcat e Armatosura Shqiptare, të përfshira në veprimtaritë e PfP-së, kanë pasur një rol mjaft aktiv në këtë nismë. Ato, vetëm gjatë vitit 1995 u angazhuan në mëse 12 stërvitje, ku për herë të parë në histori ushtarakët shqiptarë morën pjesë në stërvitje jashtë shtetit, në SHBA, Greqi dhe Itali. Organizimi dhe zhvillimi me sukses në vendin tonë i stërvitjes “Shqiponja Paqësore ‘96" dhe ajo e vitit 1998 ku morën pjesë forca nga shumë shtete, deri te ajo “Cooperative Longbow and Lancer” e vitit të kaluar dëshmojnë ecurinë politike dhe ushtarake të strukturave shqiptare mbrojtëse dhe afirmimin në praktikë të politikës së Sigurimit dhe të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.
* * *
Përse u kërkua me aq ngulm dhe u bënë aq përpjekje të mëdha për t’u anëtarësuar në NATO? Përgjigja e pyetjes mund të jepet në mënyra të ndryshme, por me thelbësorja gjendet te preambula e NATO-s, ku thuhet se ajo është mbrojtëse e vlerave njerëzore. Kjo ka qenë dhe është deviza e saj që nga krijimi e deri më sot. Kjo është edhe vlerësimi dhe për këtë janë bërë edhe përpjekjet maksimale për anëtarësimin. Si rezultat i përgjigjes së pyetjes së parë, bëhet pyetja tjetër: “Si i ka mbrojtur këto vlera njerëzore NATO?” Përgjigjja do të jetë: “Gjithnjë, por Kosova është rasti më unikal. Nëse Partneriteti për Paqe (PfP-ja) kontribuoi për stabilitetin në vendet e Evropës Qendrore e Lindore, rasti i marrjes në Mbrojtje të popullsisë në Kosovë e çlirimi i saj, tregoi qartë se NATO është mbrojtëse e vlerave më të larta njerëzore, vetë jetës së lirë. Ja cila është domethënia, ja ç’vlera universale të mbrojtjes së të drejtave të njeriut manifeston e mbron NATO-ja. Kjo ishte një fitore e vlerave dhe e parimeve demokratike perëndimore që qëndron në themel të Aleancës, shprehimisht e sanksionuar në nenet e Traktatit të Uashingtonit, ku thuhet se vendet anëtarë të NATO-s janë të vendosura të mbrojnë lirinë e përbashkët dhe trashëgiminë e civilizimit perëndimor të bazuar në demokraci dhe liritë individuale në shtetin e së drejtës. Për të arritur këtë objektiv global gjeopolitik, ekonomik e ushtarak, NATO-ja që me të drejtë quhet Aleanca më e suksesshme e historisë së mbrojtjes njerëzore, në rastin e Kosovës investoi për lirinë shumë resurse njerëzore e materiale.
* * *
Shqipëria me kohë e bëri të qartë se anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut është prioritet strategjik, i cili me punë të pandërprerë u kthye në realitet. Shqipëria ka kontribuar si në përgatitjen e forcave për operacionet paqeruajtëse, ashtu edhe në fushat e planifikimit të mbrojtjes, të buxhetit, të ristrukturimit të forcave duke u mbështetur shkallë–shkallë në përvojat, procedurat dhe standardet e NATO-s. Takimet, seminaret dhe stërvitjet e përbashkëta kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ecurinë e deritanishme të reformave në fushën e Mbrojtjes. Shqipëria, si ish-vend aspirant, në kuadrin e Planit të Veprimit për Anëtarësim shfrytëzoi të gjitha mundësitë që janë ofruar për t’u përgatitur për detyrimet si anëtare e NATO-s.
Forcat e Armatosura kanë qenë dhe janë një nga institucionet më të përkushtuara dhe të konsoliduara të Shqipërisë. Ato tashmë kanë bërë një përparim të madh në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit që u arrit. Reforma synon t’i transformojë ato në plotësisht forca profesioniste, moderne dhe të mirëtrajnuara. Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në operacionet paqeruajtëse si në Bosnje Hercegovinë, në Afganistan dhe ku te impenjohet NATO. Shqipëria ka vullnetin e vendosmërinë për të ecur në rrugën demokratike. Vendimet e saj kanë qenë në unison me Aleancën, si në përfshirjen në koalicionin antiterror, ashtu edhe në detyrimet e tjera që rrjedhin nga Karta e Atlantikut. Dhe nga më të rëndësishmet është se për këtë politikë në unison me NATO-n, në Shqipëri ekziston një mbështetje e gjerë mbarëpopullore.
Tashmë pas sakrificave sublime dhe plotësimit të standardeve, Shqipëria është anëtare e Aleancës së NATO-s, aleancës së lirisë, aleancës së mbrojtjes së të drejtave njerëzore. Ne jemi krenarë për këtë zgjedhje se tashmë i përkasim vendeve perëndimore dhe politikave më demokratike. Synimi madhor u arrit, Shqipëria në NATO, nga ish-strategji, tashmë realitet.
* * *
Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO në vitin 2008 nga Samiti i Bukureshtit, Shqipëria për asnjë çast nuk i ndali reformat. Ato kudo u thelluan dhe njohën zhvillime të reja sipas standardeve të NATO-s. Sondazhet serioze kanë treguar se 96 për qind e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në NATO, shifër kjo më e larta se në të gjitha vendet e Kartës së Adriatikut. Ftesa e bërë për anëtarësim nga Samiti i vitit të kaluar është konsideruar si një ndarje përfundimtare e Shqipërisë me tranzicionin dhe bazë për përshpejtimin e ritmeve drejt integrimit euroatlantik.
Pas marrjes së ftesës për anëtarësimin më 9 korrik, po të vitit të kaluar, u nënshkrua protokolli që mori pëlqimin e anëtarëve të NATO-s për ftesën për pranimin e Shqipërisë në Aleancë.
Periudha pothuajse njëvjeçare ishte një periudhë e ngjeshur aktivitetesh për Shqipërinë, vlerësimesh e rivlerësimesh nga shumë personalitete të NATO-s e partnere, ratifikimesh parlament pas parlamenti të vendeve anëtarë të NATO-s, proces që nisi për Shqipërinë që më 18 tetor 2008 dhe përfundoi me konsensus e sukses të plotë më 17 shkurt të vitit 2009 me ratifikimin e Holandës e të Greqisë. “Për ne ky ratifikim i protokollit të anëtarësimit është shprehur Kryeministri Berisha në vizitën e presidentit slloven në Shqipëri,- është një moment historik,… Hyrja në NATO është veçanërisht e rëndësishme dhe historike për ne, sepse i jep Shqipërisë një siguri që nuk e ka pasur më parë”.
Të gjithë personalitetet më në zë të botës euroatlantike janë shprehur gjatë periudhës së provës nga Samiti i Bukureshtit deri në këtë të Strasburgut, me vlerësimet më pozitive për Shqipërinë e reformat e saj euroatlantike. Këtë e tregoi edhe një herë takimi i 19-20 shkurtit 2009 i ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Krakovë të Polonisë.
Samiti i 3-4 prillit 2009 në Strasburg/Këln është përfundimi i suksesshëm i rrugëtimit 17-vjeçar të Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Shqipëria me vullnetin e plotë dhe dëshirën e saj për herë të parë bëhet pjesë e Aleancës më të madhe e më të suksesshme të së gjitha kohërave që ka njohur bota. Me një ecuri të tillë, rruga e Shqipërisë nën ombrellën e NATO-s bëhet më e afërt dhe më e sigurt për në Bashkimin Evropian.
*Rektor i Universitetit Ushtarak “Skënderbej”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëria në NATO, një ditë Kosova
» Shqipëria në NATO-arritje nacionale
» Teki Dervishi:NATO ose Shqipëria pa politikë të jashtme
» Arian Starova:Shqipëria në NATO nga 22 marsi 1992
» Shqipëria merr zyrtarisht ftesën për NATO

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi