Arian Starova:Shqipëria në NATO nga 22 marsi 1992
Faqja 1 e 1

Shqipëria në NATO nga 22 marsi 1992
Dr. Arian Starova
Më 1 prill, bashkë me dërgimin e protokolleve të anëtarësimit në Uashington DC, përfundoi edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Që prej kësaj dite, për të cilën, simbolikisht, shqiptarët kanë ëndërruar e janë përpjekur në forma të ndryshme gjatë gjithë historisë së tyre, do të jenë më në fund të garantuar e të sigurta edhe themelet e demokracisë së re shqiptare. Në mbledhjen e nivelit të lartë të NATO-s, në Strasburg e Kehl, Shqipëria merr pjesë si anëtare me të drejta të plota e një Aleance të fuqishme politike e ushtarake që mbron me sukses për 60 vjet vlerat e qytetërimit të familjes së vendeve demokratike perëndimore. Gjëja më themelore e këtij anëtarësimi në NATO, që nuk duhet ta harrojmë kurrë, është fakti se Shqipëria u pranua nga të gjitha vendet e familjes euroatlantike se e meriton të jetë pjesë e vlerave të saj dhe të jetë e mbrojtur në mënyrë të përbashkët.
Me Shqipërinë anëtare të NATO-s, bëhet më i sigurt për herë të parë në të gjithë historinë e tij edhe rajoni ynë i Ballkanit, pikërisht sepse shqiptarët më në fund u shndërruan nga një komb që lufton për mbijetesë në aktor politik të rëndësishëm ndërkombëtar rajonal.
Me Shqipërinë në NATO, përshpejtohet përparimi i Shqipërisë në një rrugë që bëhet edhe më e shkurtër drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Elita politike e Shqipërisë, prandaj, nuk ka arsye thelbësore për t’u grindur brenda vetvetes rreth çështjeve të tilla, siç po ndodh ditët e fundit, nëse duhet bërë kërkesa tani apo më vonë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është rasti që të gjitha forcat politike shqiptare të mendojnë në mënyrë konsensuale, ashtu siç kanë bërë me sukses edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe të mbështetin paraqitjen sa më shpejt të kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nëse janë dëgjuar edhe zëra autoritarë prej Bashkimit Evropian për mosngutje në lidhje me këtë kërkesë, kjo ndodh vetëm sepse jehona e sherreve dhe grindjeve publike që vijnë nga opozita, përplaset deri në zyrat e tyre dhe ata, natyrisht, nëse shohin mungesë konsensusi për kërkesën, përpiqen të ndihmojnë që ai të gjendet në një kohë tjetër, por pa qenë në thelb kundër bërjes së kësaj kërkese për anëtarësim në BE tani.
Si dita e parë pas këtij akti historik, si deputet i një vendi anëtar të NATO-s, do të doja t’u shprehja mirënjohjen e t’i përshëndes, në emër të Bashkimit Liberal Demokrat, por edhe si president i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, të gjithë shqiptarët për mbështetjen e përhershme e të plotë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Natyrisht, në përfundimin me sukses të këtij procesi me rëndësi strategjike për Shqipërinë e rajonin tonë, ka meritë të padiskutueshme edhe qeveria “Berisha”, e cila përshpejtoi përafrimin e Shqipërisë me standardet politike e demokratike të NATO-s.
Mirënjohje të veçantë meritojnë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të cilat, me sakrifica të shumta, janë shndërruar në pjesë të respektuar të NATO-s kudo që kanë dhënë ndihmën e tyre për sigurinë euroatlantike ose ndërkombëtare.
Sot ndiej detyrim, së pari ndaj vetes, t’u them edhe atyre që ditën bërtasin për merita politike konsensuale për anëtarësimin në NATO, kurse natën bëjnë analistin politik ose realistin e shtirur, duke thëne se Shqipëria u fut në NATO vetëm për arsye gjeopolitike apo se donin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se gjeopolitikisht Shqipëria është futur në NATO që më 22 mars 1992, kur forcat demokratike fituan zgjedhjet në Shqipëri, por që prej asaj kohe është punuar për të plotësuar me sukses edhe standardet e kërkuara nga kjo Aleancë, është punuar për ta merituar anëtarësimin në NATO. Të nënvleftësosh meritat e anëtarësimit që i përkasin Shqipërisë, është njëlloj sikur të përçmosh punën e të gjithë atyre, shqiptarë ose të huaj, që punuan dhe dhanë mbështetjen e tyre për këtë anëtarësim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alina Ahmeti: 24 marsi/dita kur filluan bombardimet e NATO-s/
» Shqipëria ulet në tryezën e NATO-s
» Shqipëria në NATO-arritje nacionale
» Shqipëria në NATO, një ditë Kosova
» Shqipëria në NATO, nga strategji në realitet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi