Westerwelle: Harta e Ballkanit është realizuar përfundimisht
Westerwelle: Harta e Ballkanit është realizuar përfundimisht
Westerwelle: Harta e Ballkanit është realizuar përfundimisht
Gjermania e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën
Para pak çastesh përfundoi konferenca e përbashkët e ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, pas një takimi që zhvilluan në ambientet e Kryeministrisë. Kryediplomati gjerman, që ndodhet për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit të tij në disa nga vendet e Ballkanit, pas vizitës që i bëri Kroacisë e Malit të Zi, paraprakisht zhvilloi një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ministri i Jashtëm Gjerman Guido Westerwelle ka ritheksuar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan dhe sipas tij për Gjermanin kjo është e qartë. “Nuk do të diskutohet asnjëherë ndarja e Kosovës dhe për ne kjo është punë e kryer”, tha shefi i diplomacisë gjermane pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në pyetjen nëse Serbia do të kushtëzohet me njohjen e Kosovës për anëtarësim në BE, Westerëelle ka deklaruar se secili vend duhet të negociojë për anëtarësim, por ka shtuar se njëra nga pikat që duhet të diskutohet për anëtarësim është edhe çështje e kufijve.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle deklaroi me këtë rast se për Gjermaninë integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe harta e Ballkanit është realizuar përfundimisht.
Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Westerwelle
tha se harta e Ballkanit Perëndimor është realizuar përfundimisht dhe nuk do të vihet në gjendje kur kufijtë do të jenë në pikëpyetje.
Ai vlerësoi se konfliktet dhe përleshjet në baza etnike nuk përkojnë me kohën evropiane dhe shprehu qëndrimin se është e rëndësishme që procesi i dialogut të rifillojë sa më parë që është e mundur.
Sipas tij, të gjitha çështjet e mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në kuadër të zgjidhjeve politike e ekonomike.
Ministri gjerman ka kërkuar nga 5 vendet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe ka theksuar se shteti i tij ka lobuar dhe po lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa kryeministri Thaçi ka ritheksuar se zhvillimet e fundit, që kanë ndodhur në veri, kanë qenë të domosdoshme dhe të ligjshme. “Falënderoj shumë KFOR-in për punën e shkëlqyer që ka mbajtur situatën nën kontroll. Ne do të bashkëpunojmë me KFOR-in duke respektuar plotësisht marrëveshjen e arritur. Po ashtu edhe bashkëpunimi me EULEX-in do të dëshmohet në projektet konkrete”, ka deklaruar kryeministri. Shefi i qeverisë ka thënë se vendi ynë është i përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Gjermanisë, Guido Westerwelle.
Ministri i Jashtëm Westerwelle e përgëzoi Presidenten për marrjen e detyrës në krye të shtetit dhe tha se Gjermania është e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në të gjitha proceset demokratike. Ai tha se është me rëndësi progresi i Kosovës në të gjitha fushat dhe në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik. Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha se Gjermania mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe vlerësoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi dhe koordinimi i Kosovës me vendet anëtare të BE-së dhe në veçanti me Gjermaninë, si vend përkrahës i saj. Ai tha se duhet të koordinohen të gjithë hapat dhe theksoi rëndësinë e informimit, posaçërisht të vendit të tij, për veprimet që ndërmerren në Kosovë. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e falënderoi ministrin gjerman për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë vendi i tij Kosovës në të gjitha fushat. Ajo tha se është me rëndësi thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën politike dhe ekonomike dhe vlerësoi se Gjermania mund të ndihmojë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit dhe shtetësisë së Kosovës.Presidentja tha se Kosova duhet të kemi një rrugë të pakthyeshme të integrimit evropian dhe duhet të ketë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, që do të thellonte reformat e brendshme dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo tha se nuk ka zgjidhje tjetër përveç sundimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe tha se nuk do të mbështetet ndarja e Kosovës ose riaranzhimet e brendshme të vendit tonë. Presidentja e Republikës së Kosovës tha se vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reciprocitetit me Republikën e Serbisë, dhe angazhimi i forcave policore për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi duke kontrolluar pikat doganore kufitare 1 dhe 31 dhe në gjithë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të parandalimit të kalimit ilegal dhe kontrabandës, dëshmon përkushtimin e shtetit të Kosovës për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e saj.
Ajo tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim që të gjejë zgjidhje praktike me të cilat jeta e qytetarëve në rajon mund të përmirësohet dhe theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të vendosin një marrëdhënie normale, sikurse e kanë të gjitha vendet e tjera në rajon, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet paqja dhe stabiliteti në Ballkan.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Danaj: Kombi shqiptar nuk është “kurbani” i Ballkanit
» Pirro Prifti: A është kthyer BE në një klub të krishterësh dhe roli i Turqisë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» D. Agolli: Shqiptarët të bashkuar për të realizuar ëndrrën e Rugovës për pavarësi
» Ekskluzive: Ja si Shërbimi Sekret i Maqedonisë ka realizuar skenarin e Kumanovës
» Pirro Prifti: A është kthyer BE në një klub të krishterësh dhe roli i Turqisë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» D. Agolli: Shqiptarët të bashkuar për të realizuar ëndrrën e Rugovës për pavarësi
» Ekskluzive: Ja si Shërbimi Sekret i Maqedonisë ka realizuar skenarin e Kumanovës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi