84- vjeçari: E vrava se më tradhtonte
84- vjeçari: E vrava se më tradhtonte
84- vjeçari: E vrava se më tradhtonte
GAQO DUMKA, I ARRESTUAR NGA POLICIA PER VRASJEN E 42-VJEÇARES (MAJTAS) VIKTIMA LILJANA ARAPI
Policia e Korçës zbardh vrasjen makabre të gruas që u gjet dy ditë më parë e gjymtuar dhe arreston si të dyshuar për krimin një 84- vjeçar me të cilin bashkëjetonte. Në një kohë rekord, për më pak se 24 orë, policia ka bërë të mundur zbardhjen e krimit makabër që tronditi dy ditë më parë qytetin e Korçës, duke identifikuar kufomën dhe arrestuar autorin e dyshuar. Gruaja, trupi i së cilës u gjet i gjymtuar dhe i futur në thasë në vendgrumbullimin e plehrave të Korçës, në afërsi të fshatit Ravonik, quhet Liljana Arapi dhe është 42 vjeçe. Sipas policisë, gruaja, e cila rezulton beqare në regjistrin e gjendjes civile, është masakruar nga 84-vjeçari Gaqo Dumka, me të cilin bashkëjetonte prej vitesh në një banesë me qira në Lagjen Nr. 4 të Korçës. I moshuari ka pranuar krimin, ndërsa deklaroi se e kishte kryer vrasjen për motive xhelozie pasi viktima kishte zbuluar se gruaja me të cilën bashkëjetonte kryente marrëdhënie seksuale edhe me persona të tjerë. Madje, në këtë formë ai e ka shpjeguar edhe faktin se përse i ka prerë organin gjenital. Sipas burimeve zyrtare të policisë, viktima ishte nga Bilishti, prej vitesh ishte larguar nga prindërit e saj dhe banonte në banesën e të moshuarit, në Lagjen Nr. 4 të Korçës.
ARRESTIMI
Policia e Korçës, në një deklaratë për shtyp të dhënë mbrëmë rreth orës 21:00, njoftoi zyrtarisht identifikimin e kufomës së gruas që u gjet dy ditë më parë e masakruar dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. “Më 13 gusht 2011, rreth orës 15:00, pas një pune intensive të mirorganizuar nga strukturat e Policisë në Drejtorinë e Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si dhe me Prokurorinë e Korçë, është bërë i mundur identifikimi i kufomës së gjymtuar të gjetur dy ditë më parë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në afërsi të fshatit Ravonik. Ajo është shtetasja Liljana Arapi, 42 vjeçe, lindur e banuese në qytetin e Bilishtit, e papunë dhe me gjendje civile e pamartuar. Gjithashtu, rreth orës 19:00, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, i cili është shtetasi Gaqo Dumka, 84 vjeç, lindur në fshatin Dardhë dhe banues në Lagjen Nr. 4 Korçë”, thuhet të deklaratën e Policisë së Korçës. Gjithashtu, Policia sqaroi zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur paraditen e datës 11 gusht 2011, në ambientet e banesës së marrë me qira nga autori në Lagjen Nr. 4 të qytetit të Korçës, i cili jetonte prej disa kohësh me viktimën dhe e prezantonte këtë të fundit si mbesën e tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar telefoni celular i autorit dhe ai i viktimës, një sëpatë dhe dy thika, që dyshohen të jetë armët me të cilat është kryer krimi, rroba të viktimës dhe të autorit, si dhe janë fiksuar njolla gjaku në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës së autorit.
DESHMIA E AUTORIT
Policia sqaroi mbrëmë se fillimisht 84-vjeçari Gaqo Dumka është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në rrethanat e personit që ka dijeni për ngjarjen. Por, gjatë kohës që jepte deklarimet e tij para grupit hetimor të oficerëve të krimeve të rënda, i moshuari ka qenë disi i paqëndrueshëm dhe më pas ka pranuar se ka kryer vrasjen. I moshuari është shprehur se vrasjen e ka kryer për motive xhelozie, pasi kishte zbuluar se Liljana Arapi kishte edhe lidhje të tjera paralele dhe kryente marrëdhënie seksuale edhe me persona të tjerë. Ai është shprehur se fillimisht e ka goditur me thikë, duke e vrarë në kuzhinën e shtëpisë, e më pas e ka tërhequr trupin e saj drejt korridorit, duke e gjymtuar me sëpatë. Burimet sqaruan se marrja në pyetje e të dyshuarit ka vazhduar përgjatë gjithë natës, pasi herë pas here ai ndërpriste rrëfimin e tij për shkak të moshës së thyer. Ndërsa detajet e tjera të krimit pritet që të zbulohen gjatë ditës së sotme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 80-vjeçari: Aishen e vrava, se më fajësonte mua për barrën
» Masakroi me thikë gruan, 62-vjeçari: E vrava sepse dashnorët e saj më dhunonin djalin
» Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Plumba në mes të Korçës, ekzekutohet 28-vjeçari
» Masakroi me thikë gruan, 62-vjeçari: E vrava sepse dashnorët e saj më dhunonin djalin
» Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Plumba në mes të Korçës, ekzekutohet 28-vjeçari
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi