Vrau gruan ngase deshti divorc. Drejtoresha sociale vritet për para
Faqja 1 e 1
Vrau gruan ngase deshti divorc. Drejtoresha sociale vritet për para
Vrau gruan ngase deshti divorc. Drejtoresha sociale vritet për para
Vrasësi Shani S. dhe bashkëshortja e vrarë Sadete S
Vrasësi ishte i zemëruar sepse vajzat e tij nuk ishin ashtu siç i kishte menduar dhe sipas tij, fajtore për këtë ishte gruaja
(I plotësuar) - Shani.S, autor i dy vrasjeve në Pfäffikon, ka pranuar të martën para prokurorit të rastit, se ka qëlluar për vdekje gruan e tij për shkak të kërcënimit për ndarje.
Prokurori ka bërë të ditur se 52-vjeçarja, S.S ishte qëlluar tri herë nga burri i saj.
Ndërsa viktima e dytë, drejtoresha e Qendrës Sociale në Pfäffikon, ishte vrarë dje ngase Sh.S, nuk ishte i kënaqur me mbështetjen financiare që i ofrohej nga kjo qendër, njofton me një deklaratë motivet e vrasjes prokurori i Kantonit të Cyrihut, transmeton 20min..
Nga ana tjetër zyrtarë komunal të Pfäffikon-it kanë thënë për agjencinë e lajmeve SDA, të cilën e transmeton 20min, se deri të hënën nuk kanë qenë të kërcënuar nga vrasësi i i dy grave, Sh.S..
"Ai ishte i njohur si gjaknxehtë dhe klient jo bashkëpunues dhe se bashkëpunimi me të ishte shumë i vështirë", ka përshkruar Sh.S, Peter Thoma, një zyrtar komunal.
Zyrtarët të Qendrës Sociale konfirmuan se ishin në dijeni për problemet që kishte kjo familje kosovare dhe se e kishin në përcjellje të vazhdueshme.
Sipas policisë, Sh.S ka shtënë mbi gruan e tij me një revole, e cila është konfiskuar në vendin e ngjarjes.
Për origjinën e armës, policia nuk ka dhënë informacione. "Hetimet janë në vazhdim e sipër", ka thënë, zëdhënësi i policisë, Marcel Streber.
* * * * * *
Ajo duhej të vdiste, sepse mbrojti vajzat e saj“. Kështu e kishte titulluar tekstin Blick, në të cilin jepen detaje në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Pfäffikon të Cyrihit, ku kosovari 59-vejaçar kishte vrarë gruan dhe një punonjëse sociale.
Më tutje pohohet se 52- vjeçarja, S.S. kishte vuajtur vite me radhë nga bashkëshorti i saj i dhunshëm.Së fundi, ajo kishte marrë guximin që të ndahet përfundimisht nga ai.
Por që ndodhi një histori tragjike nga një përpjekje për të shpëtuar nga martesa e dështuar.
Në rrugën “Frohnëies“, në afërsi të një kalimi hekurudhor, në një grindje ndërmjet një burri dhe një gruaje. Po grindeshin pensionisti invalidor Sh. S. dhe gruaja e tij S. S., e cila kishte punuar si kuzhiniere dhe pastruese.
Sh.S. papritmas qëllon me një armë mbi gruan e tij, duke e plagosur për vdekje. Në mesditë ai vazhdon nga vendi i krimit edhe qindra metra deri në objektin e Komunës.
Para zyrave të Entit për Mirëqenie Sociale të Pfäffikon-it, Sh. S. ka shtënë mbi viktimën e tij të dytë, shefen e kësaj zyre, D.H. 48-vjeçare, nënë e dy fëmijëve. D.H. vdiq më pas në spital. Pastaj, dorasi i kësaj vrasje të dyfishtë arrestohet pa i rezistuar policisë.
Nipi i viktimës Shqipërim Badalli
Pos këtyre detajeve, Blick ka intervistuar nipin e viktimës, Shqipërim B. Ai ka thënë se halla e tij dhe Sh. S. janë grindur shpesh. Ai ka deklaruar se ajo donte divorc.
Çifti ka gjashtë fëmijë, pesë vajza dhe një djalë. Të gjithë të moshës 19 dhe 31 vjeç. Të gjithë të rritur duke jetuar të pavaruar. Kjo nuk i përshtatej Shaniut.
"Ai ka thënë se vetëm dy vajza i kanë shkuar për qejfi Sh.S., ndërsa të tjerat ka thënë se i kanë sjellë turp familjes", ka deklaruar Shqipërimi.
Dhe për këtë, sipas dorasit, ka qenë përgjegjëse S.S., deklaron Shqipërim B.. “Sh.S. besonte se ishte njollosur reputacioni i tij dhe ishte turpëruar për tokë. Kohët e fundit ai vetëm është falur. Ai ishte thelluar fetarisht", tha Shqipërim B..
Ai nuk donte që vajzat e tij të punojnë.
"Sh. S. ishte shpesh i zemëruar, sepse vajzat e tij nuk ishin ashtu siç i kishte menduar“, deklaron për Blick nipi i S.S. së ndjerë. Viktima kosovare kishte punuar në zyrat për mirëqenie sociale në Pfäffikon.
Drejtoresha e vrarë e Entit të Mirëqenies Sociale, Daniela H.
Për të punuar S.S. ishte inkurajuar nga drejtoresha e Entit të Mirëqenies Sociale, D.H. "Sh.S. ishte edhe në zyrat e mirëqenies sociale për t’i fajësuar për problemet martesore."
Nga ana tjetër, fqinjët kishin dërgjuar shpesh grindjet në këtë familje, ku ishte njoftuar edhe policia.
Por S.S. kishte vazhduar të qëndrojë me burrin e saj të dhunshëm, deri më 10 korrik. Viktima i kishte treguar një fqinjës së saj për dhunën që kishte përjetuar nga bashkëshorti.
Menjëherë pas kësaj, Sh.S. është kapur nga policia. Sipas policisë kantonale të Cyrihut, atij i ishte ndaluar kontakti me familjen për një kohë të caktuar, por e kishin lënë të lirë
Autori i vrasjeve, Sh. S. ishte zhdukur në Kosovë. Ai e la gruan e tij, por vazhdimisht i kishte dërguar mesazhe kërcënuese se do ta vriste nëse ajo do të ndahet nga ai.
Në ditën tragjike, në orën 09:30, një 52-vjeçare, fqinje e S. S. ishte takuar me të në Migros."Ajo më tha se po kërkonte banesë", tha ajo. Më pak se tri orë më vonë ishte e vdekur”.
59 vjeçari nga Kosova vret gruan e tij dhe një punëtore të komunës
Sipas policisë, një 59 vjeçar nga Kosova, ka shtënë me armë mbi gruan e tij, 52 vjeçe. Gruaja nga plagët e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes. Sipas një dëshmitar okular, çifti nga Kosova kishin pasur zënka edhe më herët, raporton Blick.
Sipas një dëshmitari tjetër, më pas 59 vjeçari nga Kosova ishte parë duke shëtitur me armë në dorë rugëve të Pfäffikonit.
Më vonë janë dëgjuar të shtëna të tjera.
Dëshmitarët kanë thënë se të shtënat kanë ardhur nga objekti i komunës, rreth 100 metra larg nga vendi ku e kishte qëlluar gruan e tij.Atje, 59-vjeçari kishtë qëlluar një grua të dytë, drejtoreshën e departamentit për Çështje Sociale në Pfäffikon. Ajo e plagosur rëndë ishte dërguar në spital, ku kishte ndërruar jetë gjatë orëve të pasditës.
Policia ka arritur të kap kosovarin që kishte kishte kryer këtë vrasje të dyfisht.
Motivet e kësaj vrasje ende nuk janë sqaruar nga policia..Çifti nga Kosova kishin pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë.
Mediet zvicerane raportojnë se autori i kësaj vrasjeje ishte me shëndet të keq, ndër të tjera kishte vuajtur nga depresioni.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vritet edhe një shqiptar në Irak - vrau 36 veta në sulm kamikaz
» Tiranë, 85 vjeçarja në gjykatë, për divorc
» Emin Azemi: Përgjaket Kalaja, kështu deshti politika
» Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve
» "Kosova eshte vendi me i koruptuar ne Europe, ku rritet varferia ngase ekonomia nuk prodhon asgje"
» Tiranë, 85 vjeçarja në gjykatë, për divorc
» Emin Azemi: Përgjaket Kalaja, kështu deshti politika
» Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve
» "Kosova eshte vendi me i koruptuar ne Europe, ku rritet varferia ngase ekonomia nuk prodhon asgje"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi