Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ...

Shko poshtë

Viktoria Xhako:PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ... Empty Viktoria Xhako:PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 18, 2011 10:40 pm

Viktoria Xhako:PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ... 275925_100000525636701_8351615_nViktoria Xhako:PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ... 275885_100000745564260_3689265_n

Viktoria Xhako:PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ...
(Letra e dytë motrës sime Shyhrete)

Përgjigjen vonuar pak ta kam,
E dashura motra ime,
Se kam në duar timin savan,
Të qëndis në të ca yje.

Kur loznim në kopshtin me lule,
Përdore të mbaja atëherë,
“E dua të bukur savanin”, thosha,
Do më duhet në të shtatëmbëdhjetën pranverë.

I shoh edhe tani sytë e tu plot lot,
Ti ishe e vogël, fëmijë.
Savani se pse të frikësoi aq fort,
Po edhe unë më shumë nuk dija.

Një mal dashurie marr me vete,
Edhe pse pa lule, ngjyra, aromë.
Do t’ia qëndis savanit tim të bardhë,
T’i shohin engjëjt, kur të më zbulojnë.

Prandaj po vonohem të të shkruaj,
Lotët e tu peshojnë dhimbje.
Jo, jo, nuk duhet të vish këtu,
Lotët nuk mund të qëndisen.

Savanin tim qëndis me fije pikëllimi,
Nuk kam amanet, nuk dua ngushëllim,
Pelerinën e heshtjes do marr me vete,
Të mbrohem, kur mbi mua lotët e tu do të ngrijnë.

Prandaj po vonohem të të shkruaj...

E shtunë 13 gusht 2011 ora 14:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ... 293400_259997104027809_100000525636701_1061326_1249516_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi