Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:EV, PO MARRIM NË THUA N’VETE!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:EV, PO MARRIM NË THUA N’VETE! Empty Mentor Thaqi:EV, PO MARRIM NË THUA N’VETE!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 21, 2011 12:25 am

Mentor Thaqi:EV, PO MARRIM NË THUA N’VETE! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:EV, PO MARRIM NË THUA N’VETE!
...
Ev, ev, ev!
Zot o Hyj, falë të qofshim,
Nga trenimi sot shpëtofshim,
Dalë na kanë do zyrtarë t’mekur,
Mendtë e kresë sa s’na kanë tretur,
Po ia mësyejn Vilajetit,
Dhe më keq se shkiet “kosmetit”,
Se qebesa një SOJ po dalin,
Si vazal hë marrshin malin,
Iu ka mbushur koka miza,
Nga mania qysh s’iu ikë k’thiza,
Medemek zyrtarë kulture,
Turinjë-bythë n’llum katrahure,
Do “nonpunca” të arsimit,
Bisht e krye midis krimit!

Haj medet e haj medet,
Qysh na duel gjithë ky shydet,
Thane, do bëjnë një komision,
Me rishkrue Historinë tone,
Se qenka folur e shkruar keq,
Kinse ‘Engjëllin” e quajtem Dreq,
Se dhe emrin kosovistanit,
E paskem peshqesh prej “babe sulltanit”,
Babe Sulltanit e babe Davletit,
Për shtatë inate të Miletit,
Se i paskem vëllëzër otomanët,
E heronjtë tanë qenë ballabanët,
S’po na u dashka neve Plisi,
As Kuvendi po beter-megjlisi,
Dhe gjuhën e paskem barbare,
Nuk qenka turke po shqiptare
Dhe medet e vajë medet,
S’kenkem ndreqë për 600 vjet,
Shyqyr që erdhen ky soj beterash,
K’ta “shpirtëndritur” prej tenderash,
E na mësojnë “drejt” Historinë,
Se Shtet Amë paskem Turkinë!

Paj, qebesa dy fjalë po i thëm,
Le ta kruajn kush ku i dhëmb,
600 vjet ruajtëm adete,
Të shpërndarë n’pesë vilajete,
Kush na shkeli ia kajtem t’ëmën,
Qysh na bënë edhe ua bëmë gjëmën,
Patem burra, po Burra t’Dheut,
Patem Besen dhe Skënderbeun,
Po po, lidhë me Besë të Zotit,
Tok n’shuplakë t’Gjergj Kastriotit,
E vayalëve sot pushka top,
Se do iu del hesapi kot,
N’daç te Tyrbja e Sulltanit,
E n’daç te shpia e shejtanit,
Jemë një fare, një soj, një gjak,
Jemë Shqiptarë e turq aspak,
Historinë e kemi shqiptare,
Një lashtësi dhjetëmijë vjeçare,
Jo, mos luani me planprograme,
Me shabllone rrasa të lame,
Nuk mund t’bëjmë harmonizime,
As shëmti n’përkufizime,
Mund të jemi fçinjë të mire, miq,
Por pesë shekuj qemë armiq,
Do t’jetë mire ta kuptojmë drejt,
Mos t’sharrojmë n’fund turpi krejt,
Në shpinë tone jemi yot vet,
E s’kanë mbetë k’to troje shkret,
Shkurt, iu thëmi vazalëve tanë,
n’Ministri e kudo që janë,
ndalni gishtat e fëliqur,
ndal shëmtinë o shpirtëshitur,
ndal tradhëtinë o gjakprishur,
mos e ngjallni ngordhësirën e ikur!
Skënderbeun e patem Mbret
Dhe do e kemi HERO përjetë,
Kush vjen n’vizitë e s’i pëlqen,
ZOTI e qoftë ku miza hekur brenë!!!

Mentor Thai Llukë e Epërme, 20.08.2011


Mentor Thaqi:EV, PO MARRIM NË THUA N’VETE! Paint10
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi