Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTOR THAQI - LOT EDHE SOT

Shko poshtë

MENTOR THAQI -  LOT EDHE SOT Empty MENTOR THAQI - LOT EDHE SOT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 24, 2016 6:09 am

MENTOR THAQI -  LOT EDHE SOT 13315323_1285347251494677_3103670271827113691_n

MENTOR THAQI


LOT EDHE SOT 


(Dhimbje, dhimbje, dhimbje ...)
- Në nderim të të vrarëve në Mynih, në nderim
të: Dijamant Zabergja, Armela Segashit dhe Sabina Sulajt -


Zot i Madh të kjofshim falë,
andërra keq n´trishtim m´ka dalë,
anë e m´b´anë shqiptar´të e mi,
ky trishtim na veshi në zi!
Kah Mynihu patem kthye kry´të,
e kthyem shpirtin, mëndjen, sytë ...
atë trishtim që pamë aty,
randë për mëndje e randë për sy!
Po athua o i dashtuni Zot,
si me ndjenja ... siç derdhëm lot,
për viktimat që mordja shitoi,
ah, për shqiptarë as n´mend s´na shkoi!
Më falë të lutem i Madhi Zot,
por vetë shpirti po t´pyet sot,
pse kudo n´botë që mordja shiton,
pothuajse ... gjaku im aty qëllon?!
Në Norvegji, Francë, Gjermani ...
si n´Winnenden ... e rend dhe rend,
gjenin tim e shitojnë zi,
po ku s´jemi ne, a ka një vend?!
Më ndje të lutem, Zot i Madh,
po më kjanë shpirti, kam një hall,
Kombi im, disi n´sjellje t´rrotës,
po paguan shpesh haraç të botës!
Engjëjt tanë që n´Mynih ranë,
krejt t´pafajshëm, pse na i vranë?!
Na vranë zemrat, shpirtin shpresen,
na shituan rëndë, pasha besen!
Ah, më fal të lutem i Madhi Zot,
shpirti po digjet, syri m´bytë´n´lot,
sall mallkim sot del nga brëndia:
- Atë dorë vrastare, e dënoftë Hyjnia!
...
Mentor Thaqi 
Hausach, 23 Korrik 2016
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi