Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tërë jetën në shërbim të kombit - Vdiq gjykatësi dhe publicisti Shehat Marku

Shko poshtë

Tërë jetën në shërbim të kombit - Vdiq gjykatësi dhe publicisti Shehat Marku Empty Tërë jetën në shërbim të kombit - Vdiq gjykatësi dhe publicisti Shehat Marku

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2009 2:10 pm

Tërë jetën në shërbim të kombit - Vdiq gjykatësi dhe publicisti Shehat Marku Shehat_Marku

Më 27 mars 2009 , në moshën 70 vjeçare u nda nga jeta intelektuali, gjykatësi dhe publicisti dibran Shehat Marku, i shquar për punën e tij të palodhshme në ruajtjen e sedrës,arsimimit dhe intelektualitetit dibran.


Shehat Marku u lind në Dibër, shkollën katërvjeçare e kreu në fshatin Bohmovë, tetëvjeçaren në Dibër, të mesmen Normale në Shkup.Punoi si mësues në rrethin e Pollogut dhe sidomos në Çegran ku dha kontribut të madh në arsimimin e brezave të rinj.Fakultetin juridik e filloi në Beograd dhe e përfundoi në Zagreb ku ishte student I dalluar.Në Zagreb ishte themeluesi I parë i Shoqatës studentore patriotike “Shkëndia”.Pas mbarimit të studimeve punësimin e parë e filloi në gjykatën e Prizrenit në Kosovë, sepse Dibra ende ishte e molisur nga kthetrat e Rankoviqit.Ishte kodi lidhës I juristëve të dalluar të Kosovës, por nuk pranoi ta vazhdojë karierën e tij atje sepse mendjen e kishte te vendlindja dhe vizioni i kombit shqiptar në Maqedoni.Prandaj u kthye të punojë në Gjykatën komunale të Dibrës derisa doli në pension.Ishte lidhur shpirtërisht me ndërtimin e “Rrugës së Arbërit” që lidh trojet shqiptare.Kontribuoi në themelimin e statusit të Universitetit të Tetovës.Motoja e tij ishte flamuri,ndërsa feja e tij ishte shqiptaria.La amanet bashkimin e trojeve etnike shqiptare.Besonte në gjakun arian të shqiptarit.Ishte djali i Kaloshit dhe nënës Kadrije Toçi.Kur Shehati ishte gjatë vjeç kjo familje u internua në fshatrat e Maqedonisë lindore sipas projektit serbomadh antishqiptar. Vdiq i qetë sepse Kosova u bë shtet më vete.Besonte se shqiptarët e Maqedonisë nëpërmjet partive shqiptare në kauzën e tyre duhet të kenë kombin.Ndjente kënaqësinë më të madhe atëherë kur liderët partiakë shqiptarë i shtrëngonin dorën njëri tjetrit.Shehati ishte bashkëshorti i Fatimes, profesore e gjuhës shqipe, baba I Fisnikut, inxhinier I dipl. I informatikës, I Adelinës, mjeke e diplomuar dhe analitiste, dhe e Parimit , I diplomuar në biznes dhe administratë.Ishte gjyshi I Nesës, Lekës dhe Andrës dhe vjehri I Mertës dhe Vetonit.


Shpëtim Cami, kryetar I Shoqatës qytetare “Votra Dibrane”, në nekrologun e tij gjatë varrimit, u shpreh se:”Ikja jote në botën tjetër na hapi plagë të thellë të gjithëve që të njihnim.Ishe prind dhe familjar I mrekullueshëm, gjykatës I preferuar I së drejtës të pakontestueshme dhe ata që e shijuan dhe e përjetuan këtë do ta mbajnë mend për jetë dhe me pietet.Ishe një punëtor I palodhur shoqëror sidomos për realizimin e aspiratave për Dibrën, vendlindjen tënde që e adhuroje dhe punoje me ngulm dhe thoje se Dibrën tonë nuk duhet ta lëshojmë prej dore, Dibrën e lashtë, Dibrën e mençurisë , trimërisë, Dibrën e bëmave historike. Ty ishe themeluesi I Shoqatës qytetare “Votra Dibrane”, që e vendose mbi platformën patriotike, duke afruar rreth saj edhe bashkëatdhetarët tanë në SHBA,diasporën në Evropë,në përpjekje për pengimin e mërgimit, me dëshirën për të mos e harruar vendlindjen dhe me synimin për krijimin e kushteve për kthimin sërish në vendlindje të mërgatës sonë.Do ta ruajmë gjallë kujtimin për Ty, sepse Ty ishe kryetari I parë edhe i SHKA “Liman Kaba” në vitet e 60-ta të shekullit që lamë pas, e cila edhe pse e përndjekur nga qarëet shoviniste,ringjalli jetën kulturore në Dibër, Maqedoni, në Kosovë e diasporë.Ty ishe nxitës, nismëtar dhe realizues I veprimtarisë së Shoqatës së intelektualëve shqiptarë të Dibrës dhe Maqedonisë, ku ishe anëtar shumë produktiv I Këshillit republikan.Ty ishe I tëri me plane dhe aspirata progresiste për të ardhmen tonë dibrane, kombëtare e njerëzore.Ne sot po ndahemi me lot në sy dhe me mirënjohjen tonë shpirtërore për tërë atë bëre.Të qoftë e lehtë toka dibrane që e adhuroje tërë jetën”.


Jakup Marku, në nekrologun e tij në emër të fisit Marku, shtoi se:”Ne brezave të ri Ti gjithnjë na qaseshe si prind dhe tërë jetës iu përkushtove mësimit dhe dijes.Kurrë nuk lejove që si gjykatës në përcaktimin e të drejtës të influencohesh nga politika e kohës.



Në kujtesën e tërë atyre që e njohin i ndjeri Shehat Marku mbetet një intelektual, gjykatës I ndershëm, patriot dhe publicist I dalluar në shtypin shqiptar në Maqedoni dhe Shqipëri.


I ndjeri Shehat Marku , u varros të premten (27 mars 2009) në praninë e familjarëve,farefisit dhe shokëve e miqve nga Dibra, Kosova, Shqipëria dhe shumë qytete të Maqedonisë.


Me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tonë Shehat Markut , të premten e kaluar , njoftojmë se familja jonë mirëpret të gjithë miqtë , kolegët dhe shokët e të ndjerit nga gjithë trojet shqiptare që duan të shfaqin respektin dhe të ndajnë dhimbjen tonë , të shtunën dhe të dielen , me 4 dhe 5 prill, në Dibër .


Fatime, Fisnik , Adelina dhe Parim Marku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi