50-vjeçaret: Shpenzime marramendëse për bukurinë
Faqja 1 e 1
50-vjeçaret: Shpenzime marramendëse për bukurinë
50-vjeçaret: Shpenzime marramendëse për bukurinë
Sipas një studimi, gratë e kësaj moshe janë ato që nuk kursejnë aspak kur vjen puna tek bukuria. Qëllimi: fshehja e rrudhave dhe ndalimi i moshës
Të rezistosh, të rezistosh, të rezistosh. Asnjë grua më shumë se ato mbi moshën 50 vjeç nuk lufton kaq ashpër dhe në mënyrë të dëshpëruar për aspektin e saj fizik, duke tentuar të ndalojë vrullin e moshës, duke shpenzuar, investuar, por mbi të gjitha, duke vuajtur. Një libër mbi të gjitha ato që gratë e quajtura "të mëdha" në moshë bëjnë për t’u dukur akoma të bukura e gjithashtu për "mirëmbajtjen", ka ngritur në majat më të larta të klasifikimit librin "I feel bad about my neck". Libri i shkruar nga Nora Ephorn, që është plot 70 vjeç, por duket si një tridhjetëvjeçare e bukur, zgjedh me kujdes maratonën e sakrificave, të cilave gratë mbi moshën 50 vjeç u nënshtrohen për të mos iu dorëzuar moshës: dieta e përjetshme për të arritur te prerja 42, palestra, trajnerët personalë, kujdeset e mëdha, parukieri dy herë në javë, ngjyrat, masazhet, kremrat, plotësuesit për buzët dhe qafën, "botoks" për të eliminuar rrudhat e shumta në ballë dhe rreth syve, dentisti për të mbushur e rregulluar dhëmbët për një buzëqeshje të mrekullueshme. Libri ka hapur një debat: deri në çfarë moshe një grua - duke pranuar se mund të ketë fuqi ekonomike për ta bërë këtë - është e "detyruar" për t’u dukur më e re? Cila është koha kur denjësisht mund t’i nënshtrohesh me qetësi "plakjes", të pranosh pa frikë rrudhat, shenjat e plakjes, me pak fjalë: të mos bësh asgjë për të frenuar kohën që tregohet e "pamëshirshme" me ty? Kështu, Marchello Montalbano, një nga parukierët më të famshëm në Romë, tregon pa hezitim se asnjë nga klientët e tij nuk ka aq shumë kërkesa, guxon shumë dhe shpenzon pa masë më shumë se gratë mbi moshën 50 vjeç. "Kërkojnë gjithmonë prerjet sipas modës së fundit, me balluke dhe flokë të tjera mbi fytyrë, me shpresën se mund të mbulohen shenjat e kohës. Ose në të kundërt, kërkojnë flokë të gjatë, tamam si adoleshente, me qëllimin e vetëm për t’u dukur të bukura dhe tërheqëse sa ato. Ndonjë tek-tuk pranon edhe ndonjë fije të bardhë". Kështu, në këto kohë, në shumë vende produktet "anti-age" (anti-moshë) përfaqësojnë një biznes të madh që rritet çdo ditë e më shumë. Femrat nuk kënaqen më me kremra të zakonshëm hidratantë, por nxitojnë gjithmonë e më shumë drejt kremrave të ashtuquajtur "kozmaceutik", që plotësojnë, zhdukin dhe rigjenerojnë në mënyrë "magjike" lëkurën, duke bërë konkurrencë me bisturinë e kirurgëve plastikë. "Ekziston një makth për të gjitha gratë thuajse mbi moshën 50 vjeç, duke e quajtur veten të shëmtuar dhe jashtë vëmendjes së meshkujve, ndaj shpesh e gjejnë ngushëllimin te kremrat dhe produktet e tjera kozmetike. Madje, mund të them se sipër moshës 50-vjeçare gratë kanë më shumë kohë dhe shpesh, edhe më shumë para për t’ia dedikuar kujdesit për veten", - tregon Xhiovana Poloni, administratore e një prej firmave më të mëdha të produkteve kozmetike. Kështu, llogaria mund të bëhet kollaj. "Vetëm për të luftuar rrudhat, klientet tona shpenzojnë më shumë se 200 euro në muaj", - tregon ajo. "Është njëlloj sikur pas kthesës vendimtare të menopauzës, gratë duan të zbulojnë një sensualitet që më parë ka qenë disi i ‘përgjumur’", - tregon kirurgu plastik Marko Gaspatori, një nga më të njohurit në fushën e operacioneve plastike dhe bashkautor i librit të famshëm: "Çtë bëj, më duhet të ribëhem". "Ndërhyrjet që gratë më shumë se 50 vjeç kërkojnë më shpesh janë: rritja e gjoksit, fryrja e buzëve dhe lifting në brendësi të kofshëve, sepse lifting në fytyrë e kanë bërë qysh në moshën 40 vjeç", - tregon. Megjithatë, të ndryshosh ndonjëherë nuk të hyn në punë për asgjë. "Çështja është se ‘vepra’ e një kirurgu estetik gjithmonë duhet të jetë e shoqëruar dhe bashkëvepruar nga ajo e një endokrinologu, e një dermatologu, e një gjinekologu. Çfarë kuptimi ka të bësh një gjoks si tridhjetëvjeçare, nëse epshi seksual nuk është i njëjtë pasi mosha nuk e lejon diçka të tillë"? Mundësisht, specialisti më i dobishëm do të ishte një psikolog. Maria Rita Parsi, psikoterapiste, që edhe pse në moshën 59-vjeçare kujdeset shumë, thotë se nuk të nevojiten operacionet për të qenë e bukur. "Megjithatë, sot, në një botë maskiliste, je e detyruar të merresh me diçka të tillë. Nuk them që duhet ta lëshosh veten. Gratë duhet të bëjnë gjithçka që mundin për kënaqësinë e tyre dhe jo për kënaqësinë e të tjerëve. Por absolutisht nuk duhet të bëhesh si një karikaturë. Duhet të pranosh edhe rrudhat, edhe shenjat e kohës", - tregon ajo. Madje, ajo tregon se ka një të dashur plot 20 vjet më të ri, që e do shumë dhe pikërisht vetëm disa ditë më parë i ka thënë: "Do të doja që të plakeshim së bashku". "Dhe e dini si iu përgjigja: por unë tashmë jam plakë!"
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Paga marramendëse e vëllaut të Hashim Thaçit
» Si po financohen partitë politike në fushatat me shpenzime tronditëse
» “Ne, 11-vjeçarët që u dënuam me burg për grisjen e fotografisë së Enverit e Ramiz Alisë”
» Nusja 86-vjeçare mahnit me bukurinë e saj
» Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë
» Si po financohen partitë politike në fushatat me shpenzime tronditëse
» “Ne, 11-vjeçarët që u dënuam me burg për grisjen e fotografisë së Enverit e Ramiz Alisë”
» Nusja 86-vjeçare mahnit me bukurinë e saj
» Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi