Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë

Shko poshtë

Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë Empty Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 25, 2011 8:45 am


Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë

Një dietë e shëndetshme mund të jetë e shtrenjtë 324HealthAffairs

Kohët e fundit qeveria amerikane botoi këshillat për një dietë të shëndetshme.

Por një studim i ri tregon se zbatim i këtyre këshillave vjen me një çmim tepër të lartët. Ekspertët qeveritarë të shëndetit thonë se amerikanët duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me;
1- Potasium ose Kalium (banane, kajsi të thata, pjepër, panxhar, fiq, dhe lëng portokalli, nënprodhime qumështi, mish, etj.)

2-Fibër dietike (drithëra dhe nënprodhimet e tyre, fasule, bizele, spinaq, misër i ëmbël, miell i pasitur, bukë e zezë, lakër e kuqe, karota, patate e pjekur, mollë, banane, portokall, etj)

3-Vitamin D (salmoni i egër i konservuar, vaj peshku, sardele të konservuara, e verdha e vezës, etj.)

4-Kalcium (bulmetra, perime te freskëta, fruta, arra, ëmbëlsira, peshk, bukë gruri, etj)

Por studimi, botuar në revistën "Health Affairs", zbulon se kjo listë ka të ngjarë të shtojë qindra dollarë shpenzime në buxhetin ushqimor të një personi ose familjeje.

Për shembull, studimi arrin në përfundimin se artikujt ushqimorë të pasura me kalium, janë të kushtueshëm dhe ngrenë dukshëm shpenzimet vjetore për ushqime.

Autorët e studimit thonë se personat që u përpoqën të zbatonin këshillat e qeverisë për një dietë të shëndetshme, shumë prej të ardhurave financiare ata i shpenzuan vetëm për ushqime.

Ndërsa personat që shpenzuan më pak, kishin marrë ushqime me përmbajtjen më të ulët të 4 vlerave ushqyese që përfshihen në rekomandimet e qeverisë.

Studimi arrin në përfundimin se qeveria duhet të ndihmojë më tepër, në mënyrë që më shumë amerikanë të jenë në gjendje financiare për të ndjekur këshillat që qeveria u jep për një dietë të shëndetshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi