Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varri masiv te Rashka mund të jetë më i madhi në Serbi

Shko poshtë

Varri masiv te Rashka mund të jetë më i madhi në Serbi Empty Varri masiv te Rashka mund të jetë më i madhi në Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 29, 2014 12:03 am

Varri masiv te Rashka mund të jetë më i madhi në Serbi Largea_varreza1401299602

Varri masiv te Rashka mund të jetë më i madhi në Serbi

Puna për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë luftës së Kosovës kanë nisur në muajin prill në Serbinë jugperëndimore. Deri më tani janë gjetur 21 trupa të të zhdukurve shqiptarë. Vetëm 17 trupa u gjetën ditën e djeshme.
E përditshmja franceze Le Monde shkruan se tashti janë duke u bërë edhe testet e ADN-së për katër mbetje skeletore.
Ka shumë gjasa që kjo varrezë masive të përmbajë mbi 250 viktima shqiptare të Kosovës. Zhvarrosja filloi në fund të prillit, pas shkatërrimit të një ndërtese që ishte ndërtuar pas luftës, ky dyshohet se është dhe varri masiv, i cili u zbulua në maj të viti 2010.
Sipas “Le Monde”, nëse kjo varrezë masive do të dëshmohet, do të ishte një nga ato më të mëdhatë të zbuluara ndonjëherë në Serbi, pas Batajnicës afër Beogradit, ku u zbuluan më shumë se 700 trupa shqiptarë, në vitin 2001.
“Le Monde” shton më tej se prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq kishte shpjeguar se trupat ishin varrosur fillimisht në tre vende të ndryshme në territorin e Kosovës, para se të zhvarroseshin sërish dhe të transportoheshin në Rudnicë të Rashkës për t’i fshehur ato krime.
Ish zëvendës ministri i Brendshëm serb në regjimin e Millosheviqit, Vlastimir Gjorgjeviq, i dënuar nga Gjykata e Hagës (ICTY) me 18 vjet burg për krime të luftës në Kosovë, besohet të ketë urdhëruar transferimin e kufomave.
Në përgjithësi, më shumë se 800 trupa të shqiptarëve të Kosovës u zhvarrosën nga tre varrezat masive në Serbi në vitin 2001. Lufta në Kosovë shkaktoi rreth 13,000 viktima, shumica shqiptarë të Kosovës. Më shumë se 1,700 njerëz janë akoma të pagjetur, viktimat janë kryesisht shqiptare, shkruan në fund gazeta më prestigjioze franceze.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi