Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hagë: Kabashi pranoi sot fajësinë

Shko poshtë

Hagë: Kabashi pranoi sot fajësinë Empty Hagë: Kabashi pranoi sot fajësinë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 26, 2011 8:47 pm


Hagë: Kabashi pranoi sot fajësinë

Hagë: Kabashi pranoi sot fajësinë 23kabashi3

(I plotësuar) - Ish-pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, ka pranuar sot para Tribunalit të Hagës se është fajtor për shpërfillje të gjykatës, që e ka bërë me refuzimin për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt.

"Unë jam fajtor", ka thënë Kabashi, pasi gjykatësi Alfons Ori i ka lexuar dy pika të aktakuzës që e nagrkojnë atë për "refuzim të qëllimshëm për t'iu përgjigjur puetjeve të prokurorëve".

Sipas rregullave të Tribunalit, Kabashi mund të dënohet me 100 mijë euro ose me burgim deri në shtatë vjet.

Rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur më 18 gusht. Kabashi edhe në këtë proces nuk ka pranuar t'iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjes.

* * * * * * *



Kabashi ulet në bankën e të akuzuarit të Tribunalit të Hagës



Sot, para trupit gjykues të Tribunalin e Hagës, do të paraqitet Shefqet Kabashi, dëshmitari kryesor i Prokurorisë në rastin Haradinaj e të tjerët.

Këtë herë, ai do të ulet në bankën e të akuzurit. Kabashi akuzohet për shpërfilljen e Tribunalit të Hagës, pasi në vitin 2007 kishte refuzuar të dëshmonte në gjykimin e Ramush Haradinajt, Idriz Balajt e Lahi Brahimajt.

Në rigjykimin e pjesshëm ndaj këtyre tre të akuzuarve, i cili po zhvillohet këto ditë, ai u soll me detyrim, por nuk iu përgjigj shumicës së pyetjeve të prokurorisë.

Për këtë arsye, trupi gjykues mori vendim që dëshmia e tij në rastin Limaj e të tjerët të pranohet si provë edhe në rastin Haradinaj e të tjerët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi