Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të martën dita e parë e Fitër-Bajramit

Shko poshtë

Të martën dita e parë e Fitër-Bajramit Empty Të martën dita e parë e Fitër-Bajramit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 28, 2011 7:06 pm



Të martën dita e parë e Fitër-Bajramit


Të martën dita e parë e Fitër-Bajramit Ff-Xhamia-e-madhe

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër-Bajramit mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) njofton opinionin se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë, ndërsa dita e parë e festës së Fitër-Bajramit është ditën e martë.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër-Bajramit mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:15 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6:35, ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e festës së Fitër-Bajramit, ditën e parë, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 09:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër-Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi