Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:TË DASHUROJ TY, O DIELL I PAPERËNDUAR

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:TË DASHUROJ TY, O DIELL I PAPERËNDUAR  Empty Hyqmet Hasko:TË DASHUROJ TY, O DIELL I PAPERËNDUAR

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 28, 2011 8:48 pm

Hyqmet Hasko:TË DASHUROJ TY, O DIELL I PAPERËNDUAR  301639_264743803554582_100000568930657_1011366_2795133_nHyqmet Hasko:TË DASHUROJ TY, O DIELL I PAPERËNDUAR  260968_100000568930657_3031780_n

Hyqmet Hasko
TË DASHUROJ TY, O DIELL I PAPERËNDUAR

Kjo dashuria jonë lindi thjesht e krejt pa pritur,
në një takim ku deti na solli të dyve freskinë.
Vështrimi i syve të tu më dha një të dridhur
dhe zemra jote më trokiti në zemër dashurinë.

Te dashuroj ty dhe s'kërkoj shumë gjëra,
Thjesht vetëm të dua në jetë pa largim.
Zemrën ma lehtëso nga pesha të tjera,
nga dashuria jeta të më ndryshoj drejtim.

Te dashuroj ty dhe harrova moshën time,
thur këngë te reja dhe gris shumë kujtime,
se dua të tjera ritme, marr të tjera fluturime,
për të ardhur te ti me fuqinë e zemrës sime.

Te dashuroj ty e kam fituar më shumë rregullsi,
dhe jam bërë më i sjellshëm e më i duruar.
Si qenka dashuria, te bën krejt tjetër njeri !
Të dashuroj ty, o diell im i pa perënduar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi