Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha u premton besimtarëve ndërtimin e Xhamisë

Shko poshtë

Basha u premton besimtarëve ndërtimin e Xhamisë Empty Basha u premton besimtarëve ndërtimin e Xhamisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 29, 2011 11:31 pm


Basha u premton besimtarëve ndërtimin e Xhamisë

Basha u premton besimtarëve ndërtimin e Xhamisë Basha-iftari3587

Dita e fundit e muajit të Ramazanit i ka mbledhur të gjithë së bashku. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha shtroi një iftar për besimtarë myslimanë në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ku u mblodhën të gjithë së bashku u mblodhën së bashku Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, drejtues të Komuniteteve fetare në Shqipëri, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, politikanë, përfaqësues nga komunitetet e tjera fetare, artistë, sportistë, gazetarë por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në fjalën e tij të hapjes pas urimit të bërë në mbyllje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça i dhuroi Kreut të Bashkisë, Lulëzim Basha një me pamje nga Tirana.

Basha u premton besimtarëve ndërtimin e Xhamisë Basha-ne-iftar

Nuk ka munguar në as në këtë iftar, premtimi që u bëri kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha besimtarëve myslimanë.

Basha vlerësoi se Muaji i Ramazanit është një moment reflektimi, devotshmërie dhe dedikimi për të gjithë ata që besojnë te Zoti. Kjo ditë, sipas Bashës, na bashkon të gjithëve. Kreu i Bashkisë, duke vënë theksin në faktin se Tiranës i mungon xhamia, i informoi të ftuarit se bashkia do të angazhohet për përgatitjen e projektit për ndërtimin e xhamisë.

"Dua të shpreh sot para jush përkushtimin tim personal dhe të Bashkisë se në bashkëpunim edhe me komunitetin mysliman do të punojmë për hartimin e projektit dhe ndërtimin e Xhamisë në Tiranë", deklaroi Basha.

Mes urimeve dhe trokitjes së gotave nga të gjithë të pranishmit në emër të besimit ndaj Zotit. Ky iftar ishte i fundit, përmbyllësi i agjërimit përgjatë muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Ndërsa të martën (nesër) besimtarët myslimanë festojnë Bajramin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi