E rrahin hoxhën në oborr të xhamisë
E rrahin hoxhën në oborr të xhamisë
Rrahin hoxhën në oborr të xhamisë
Nga Express
Në rrahjen e hoxhës kanë marrë pjesë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët gjendeshin jashtë detyrës. Hoxha i ri, përkatësisht B.R. 23 vjeç, nga kjo rrahje ka kaluar me lëndime të lehta trupore.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ditën e martë, rreth orës 16.45 minuta. Për këtë rast është njoftuar policia në stacionin e Shtimes dhe menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes. Ata kanë konstatuar se në oborrin e xhamisë së fshatit, nga katër persona është sulmuar B:R. 23 vjeç, të cilit, sipas policisë, i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Drejtori rajonal i policisë në Ferizaj, me t’u njoftuar se në këtë rrahje janë involvuar edhe dy pjesët arë të policisë, në bazë të ligjit dhe kompetencave, ka marrë vendimin për suspendimin e tyre me pagesë. Ndaj dy policëve të involvuar në rrahjen e hoxhës është ngritur procedurë disiplinore dhe lënda për ta do t’i dërgohet Inspektoratit Policor për hetim të mëtejshëm.
Me rastin është njoftuar edhe prokurori komunal. Me urdhrin e tij, personat e involvuar në këtë rrahje janë shoqëruar në polici. Pas intervistimit të tyre, prokuroi ka dhënë urdhrin e ndalimit për R.S. 36 vjeç dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Tre të tjerët janë liruar, ndërsa lënda për ta do të procedohet në mënyrë të rregullt.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, rreshteri Behxhet Krasniqi, i cili nuk ka treguar identitetin e viktimës dhe as të personave që e kanë shkaktuar këtë rrahje, sikundër as motivit për këtë. Burime të sigurta nga policia thonë se viktimë e këtij rasti është hoxha i xhamisë së fshatit Mollopolc. Sipas këtyre burimeve, deri rrahja ka ndodhur pas një zënke të hoxhës me një fëmijë të familjes së dy policëve vëllezër, që ndodheshin jashtë detyrës atë çast.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» I gjen në oborr 14 granata
» Policia ruan ditë e natë kishën në oborr të UP’së
» Granata në oborr, ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese
» Truprojet të rrahin për Presidenten
» Djemtë e Grabovcit rrahin policin
» Policia ruan ditë e natë kishën në oborr të UP’së
» Granata në oborr, ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese
» Truprojet të rrahin për Presidenten
» Djemtë e Grabovcit rrahin policin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi