Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli: Festa e Bajramit është ditë e gëzueshme

Shko poshtë

Topalli: Festa e Bajramit është ditë e gëzueshme Empty Topalli: Festa e Bajramit është ditë e gëzueshme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 30, 2011 8:54 pm


Topalli: Festa e Bajramit është ditë e gëzueshme

Topalli: Festa e Bajramit është ditë e gëzueshme Foto_topalli-muca

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Fillimisht ajo bëri një vizitë në Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në Tiranë ku u prit nga Kryetari, Haxhi Selim Muça dhe më pas në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Baba Dedë Edmond Brahimaj.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli duke përcjellë urimet e saj të përzemërta besimtarëve mysliman tha se: “Festa e Bajramit duke mbajtur vetë fjalën festë është një gjë e bukur, është një ditë e gëzueshme. Unë uroj të gjithë besimtarët mysliman në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut gëzuar Bajramin. Ky është një shpërblim që vjen pas një muaji sakrifice, meditimi, reflektimi,durimi dhe shpërblimi më i mirë është gëzimi në familje, paqja dhe optimizmi", tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, bëri urimet e saj për më shumë shëndet e harmoni në familjet e të gjithë shqiptarëve, jetë sa më të lumtur e të gjatë dhe që viti që vjen t’i gjejë të gjithë më mirë e me më shumë mbarësi e paqe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi