Asllan Dibrani:Portret i mërgimtarit Florim Morina këngëtar i zhanreve të muzikës shqiptare në Kanada!
Faqja 1 e 1

Portret i mërgimtarit Florim Morina këngëtar i zhanreve të muzikës shqiptare në Kanada!
Nga Asllan Dibrani
,,Vaj i burrit shprehet edhe përmes këngës”!
Takimi ynë me shqiptaret emigrant në Kanada ishte një takim qe qiti në pahë këngëtarin , njeriun e kulturës dhe veprimtarin Florim Morinen që vërtet ishte një kënaqësi vrojtuese që nga zemra dhe shpirti i tij u hetua një atdhedashuri duke ëndërruar për Kosovën heroike ,Kosovën e sakrificës dhe Kosovën e fëmijërisë së tij . Zoti Florim dhe zonja e shtëpisë Aklile-Vllasa - Morina theksojnë se përmes këngës hapet zemra, për disa qaste humbin rrudhat në ballë, radhazi qe krijohen nga kurbeti,ato për një kohë i harrojmë të gjitha vuajtjet dhe rrugëtimet që kaluam,nganjëherë as lotët nuk mungojnë, janë lot mallëngjimi e shpesh here edhe lot gëzimi, kujtime për fëmijërinë , lot kujtimi për mungesën dhe afërsinë e më të dashurve tanë që i lamë për të migruar, thotë Florimi ma tutje se,,vaj i burrit shprehet edhe përmes këngës”!
Florimi Morina rrjedh nga një familje këngëtaresh!
Florimi rrjedh nga një familje këngëtaresh që në Kosovë ishte në „Grupin e Vëllezërve Morina „ nga fshati Hade e Prishtinës .Hapat e parë Florimi i morri nga vëllezërit e tij Fazli dhe Dalip Morinës që nga fëmijëria .
https://www.youtube.com/watch?v=tk3HOZkT2LU
Kenga dhe teksti për „kurbetin“ nga Florim Morina
Florimi thotë se si trashëgimi të muzikës dhe këngës e kishim nga axha i tyre Aziz Morina rapsod i mirënjohur shqiptar. Vlen të theksohet se frymëzimi i kësaj familje ishte nga vaj dhe ndjenjat kombëtare që pasuan në ngritjen e figurës e të madhit Fazli Greiçevcit qe i dha kombit ky fshat.
Këta vëllezër formuan shoqërinë kulturo-artistike „Ylli i Hades“ udhëheqës artistik ishte vëllai Dalip Morina. Kjo shoqëri në atë kohë kishte nja 40 anëtare të gjithë nga fshati Hade. Kjo shoqëri krijoj një emër në gjithë Kosovën por për shkaqe politike serbo-sllave, zoti Dalip Morina ishte i përndjekur nga regjimi dhe ju imponua ta lëshoj Kosovën dhe emigroj në Shqipëri fillimisht me shpresë se po përmirësohet gjendja politike por ajo u rendua edhe ma tepërkuDalipi ma vonë detyrohet të emigroj në Zvicër. Kënga në këtë familje sikur u bë traditë,këta vëllezër edhe ma me përkushtim ju rreken këtij zhanri. Vëllai Fazli Morina pas brengosjes se shuarjes së asaj shoqërie qe kishin në Kosovë u angazhua qe kjo vlerë e këngës dhe muzikës shqiptare të bartet edhe në gjeneratën e re të vëllezërit Naip, Florim dhe vëllai i vogël Nexhmiu, e formuan grupin e vet “Vëllezërit Morina” si rapsod me këngët folklorike ,ku zëri i tyre u bë i njohur për publikun shqiptar. Zëri i tyre gjithnjë tingëllonte ne zemrat e artdashësve shqiptar në publik,dasma,ahengje,koncerte dhe gëzime. Krijimtaria e tyre u dëshmua me nxjerrjen e disa videove-klipeve të ndryshme qe si parim kishin gjithnjë ndjenja dhe frymëzim nacional.
Zoti Florim Morina emigroj si çdo shqiptar tjetër nga Kosova nga një jetë e pa durueshme ne vitin 1998. Fillimisht u vendos në Gjermani po për shkak të një pjese të familjes qe emigroj në Kanada në vitin 2002 u zhvendos nga Gjermania në Kanada edhe Florimi .
Pamje e Vellezerve Morina dhe antareve tjere te Klubit „Flamuri“ ne Winnipeg
Qe nga dita e parë zoti Florim Morina nuk pushoj se vepruari për interesin e çlirimit të atdheut me aktivitete të ndryshme pa e lënë anash edhe këngën. Në Kanada thekson Florimi u takuan me shumë atdhetar nga Kosova në qytetin Winnipeg ,një qytet që strehoj një numër te konsiderueshëm familjesh shqiptare nga Kosova. Vëllezërit Morina të pa kënaqur me organizimin e shqiptareve në kulturë dhe aktivitete tjera sikur ju realizuan dëshirat pas një shkapërderdhje dhe formuan klubin shqiptar „Flamuri“ ne qytetin e Winnipegut me
Pamje e vellezerve fazli ,Naip dhe Florim Morina ne manifestimin e dites se pavaresise ne Winnipeg
kryetar Reshat Troni .Në kuadrin e këtij klubi u ngrit zëri i këngës ,valles, recitimit ,kostume kombëtare të kompletuara të prera dhe të qepura nga zonjat Bahrie dhe Akile Morina bashkëshorte të vëllezërve Naip dhe Florim Morina, me ç’rast ndërhyn dhe thekson zonja e shtëpisë Akile Vllasa- Morina se me dëshirë gëzim dhe vullnet i kemi përgatitur këto rroba duke i përshtatur secilit anëtar për trupi që ditën e nesërme kishim manifestimin e ditës së pavarësisë .
Pamje nga e majta: Akile-Vllasa-Morina,Florim Morina,Anita Morina,Naip Morina dhe zonja Bahrije Hasani-Morina
Këto aktivitete i shoqërojnë gjithmonë manifestimet kombëtare siç është dita e flamurit,pavarësia e Kosovës , dhe festa te ndryshme kombëtare,ku gjithmonë zëri i bashkuar i vëllezërve tani Florim ,Fazli dhe Naip Morina kultivojnë frymëzimin për atdheun ,kombin dhe brezin e ri përfundon nder te tjera zonja Akile-Vllasa –Morina.
Pamje e grupit artistik të këngës ,valles dhe recitimit!
Këta vëllezër këngën dhe atdhedashurinë po e përcjellin edhe te brezi i ri, tek fëmija e tyre qe sot me këtë aktivitet të këngës dhe valles shqiptare kane aktivizuar Albulena Morinën ,vajza e Fazliut,Gentiana,Dafina dhe Anita Morina, vajzat e Florimit dhe Atdheu,djali i Naipit. Në mesin e tyre kanë aktivizuar edhe disa fëmijë të familjarëve shqiptarë qe banojnë në këtë qytet. Çlirim ,Festina dhe Bliona Teneçja,Albiona Lika,Rina Bruti etj të udhëhequr nga koreografi Amir Troni, aktivist në këtë klub,që mbajnë gjallë shpirtin e emigranteve të këtij qyteti. Pos aktiviteteve të kulturës ne këngë muzikë dhe valle Florimi është i njohur edhe në sport që nga Kosova si anëtar i disa klubeve futbollistike në Kosovë, e së fundi ishte ish futbollist i klubit “Ramiz Sadiku” .
Klubi shqiptar „ Kosova“
Edhe në këtë fushë Florimi dha kontributin e vet dhe themeluan Klubin “Kosova” të futbollit dhe kane zhvilluar edhe gara ne ligen e dytë të futbollit të vogël dhe përfunduan si kampion me medalje ne vendin e parë .
Pamje e klubit futbollistik „Kosova“ nga qyteti Winnipeg i Kanadasë nga e djathta ulur:Kapiten Florim Morina,Tjshultz,John, Ardian Heta,Reshat Troni trajner nga e djathta ,Berat Morina,Viktor Nuçi,Astrit Troni,Ahmet Hoxha dhe Sebastian Neda ,Ilir Troni dhe Dardan Morina në mungesë.
lorim morina kapiten i klubit „Kosova“
Klubi u formua nga disa futbollist me trajnerin shqiptar Reshat Troni ,ku edhe sot Vazhdon aktivitetet ky klub .
Këngëtarët e njohur vijnë në Diasporën Shqiptare me çmime marramendëse deri në dhjetëmijë dollar dhe me mijëra Euro për Evropë
Zoti Florim Morina thekson se jemi te zhgënjyer me kulturën e muzikuese dhe këngës qe nga interesa personale kanë kaluar në një aktivitet te pa kuptimet me emrin tallava që është edhe një fyerje për kombin shqiptar. Sot thekson i brengosur Florimi fatkeqësisht nuk ka ndonjë shenje pozitive edhe nga njerëzit kompetent nga “Ministria e Kulturës” qe tu ndalet hovi këtyre psudokëngëtarëve që po dominon dukshëm magjupçja edhe në TV,në dasma dhe ahengje të ndryshme .
Koncertet e organizuara me këngëtarë shqiptarë, të cilët në emër të profiterizmit po na i prishin madje edhe manifestimet duke na shitur mend ! Këngëtarët e njohur vijnë në Diasporën Shqiptare me çmime marramendëse deri në dhjetëmijë dollar dhe me mijëra Euro për Evropë për një mbrëmje dhe kthehen ne atdhe pa lënë asnjë mbresë të mirë ndër mërgimtarët. Pjesëmarrësit e humorit ma shume i përngjajnë një fjalori rrugaçesh se sa qe lënë përshtypje kulturore apo te një humori pa domethënie ku te publiku i mirëfilltë shpesh kalon në zhgënjim!
Me “programe” aktuale po përbalten vlerat tona kulturore dhe te traditës së mirë të këngës shqipe ndër shekuj!
Mendojmë se me “programe” aktuale po përbalten vlerat tona kulturore dhe te traditës së mirë të këngës shqipe ndër shekuj e vite, duhen mbrojtur në mënyrë institucionale. Sjellja në këtë mënyrë e këtyre arroganteve që po luajnë me vlerat e këngës shqipe, nuk është asgjë më shumë sesa një fyerje për Diasporën Shqiptare dhe për shqiptarët ne tërësi qe duhet sa ma shpejt të ndëshkohen këta barbare te kulturës se mirëfilltë kombëtare.
Është e kohës, prandaj, që institucionet kulturore dhe kombëtare të shtetit të Kosovës dhe përmes Ministrisë për Kuturë dhe Sport të ndërmarrin diçka në drejtim të ndalimit të këtyre skenarëve ndjellakeq, që për motive përfitimi nuk zgjedhin udhën e mire për të prezantuar vlerat tona kulturore dhe këngën e bukur shqipe nëpër botë.
Programet kulturore dhe muzikore për Diasporen Shqiptare duhen organizuar në mënyrë profesionale dhe institucionale e jo nga individë dhe grupe gangsterësh qe nuk kanë kurrfarë elementi te operojnë me vlerat e kulturës tonë!
Muzika shqiptare po përzihet me atë sllave ,turke,arabe, dhe magjupqe !
Prandaj thotë në vazhdim se ne vend qe te na sjellin art dhe kulturë nga Kosova disa organizator të koncerteve na sjellin mashtrime dhe gjithmonë duke u përpjekur qe edhe disa figura te këngëtareve i prishin me muzike te përzier sllave ,turke,arabe, dhe tallave qe vërtet është krim i organizuar nga matrapaz te “kulturës shqiptare” qe për kulturë,këngën e mirëfilltë shqiptare e njohin përmes dollarit dhe valutave tjera!.
Folklori fatkeqësisht po anashkalohet!
Folklori fatkeqësisht po anashkalohet duke e nënçmuar historikisht qe ishte zëdhënëse e burimeve historike, ku ato ndeja me publikun shqiptar e mishëroj te kaluarën e lavdishme të historisë së popullit shqiptar. Ma tutje Florimi thekson me këngën e mallit për atë që se kemi në përditshmëri, se kemi një pjesë të jetës që lamë në atdhe dhe tani jetojmë me ëndrrën e së kaluarës, jetojmë me kujtimin e këngës së mirëfilltë të odave të burrave aty ku i është kënduar historisë,trimërisë,legjendës dhe vuajtjes të kombit tonë, zemra e kurbetçarit lëngon nga nostalgjia për të qenë pjesë e ceremonive të ndryshme në vendin tonë.
Gati gjysma e shqiptarëve jemi jashtë atdheut!
Gati gjysma e shqiptareve jemi jashtë atdheut. Zoti Florim Morina shpreh një brengosje se as njeri nuk e dine se sa shqiptar ka sot ne Kanadën e madhe dhe të largët. Asnjë institucion i Republikës së Kosovë, asnjëherë, as qe janë përpjekur me na kontaktuar dhe sot për sot jemi të shqetësua dhe kemi mbetur si jetim edhe pas një pavarësie te cunguar! Edhe për gjendjen politike në Kosovë që po përçahet gjithnjë në baza ndërpartiake duke e harruar atë interesin kombëtar dhe Serbia ne anën tjetër kanoset me copëtim te serishëm te Kosovës me çka ju bëjmë thirrje qe ti harrojnë interesat personale dhe ti rreken çështjes kombëtare ! U ndamë nga ky qift bashkëshortor që po e kultivojnë një brez te ri me kulturën ,artin e të kënduarit në gjeneratat e reja. S’na mbetet gjë tjetër vetëm t’ju urojme shëndet dhe suksese ne ruajtjen e gjuhës ,kulturës dhe këngës se mirëfilltë shqiptare ku do qe jenë shqiptarët edhe në Kanadanë e madhe por edhe ma gjerë.
Shkruan Asllan Dibrani Gusht 2011 Kanada

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Asllan Dibrani:Portret-interviste me Mr. Vjollca Hajdarin e diplomuar në shkencat politike, publiciste, analiste dhe lobuese për njohjen e Kosovën!

» Asllan Dibrani:Portret-intervistë me Alma Lama intelektuale e përmasave kombëtare!
» Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare!
» Asllan Dibrani:Portret –intervistë me Dr. Luljeta Gashi –Gerdung,mjeke specialiste,përkthyese,artiste dhe veprimtare e dalluar!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi