Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria Vetëvendosjes: Jeni huliganë!

Shko poshtë

Qeveria Vetëvendosjes: Jeni huliganë! Empty Qeveria Vetëvendosjes: Jeni huliganë!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 04, 2011 6:14 pm


Qeveria Vetëvendosjes: Jeni huliganë!

Qeveria Vetëvendosjes: Jeni huliganë! Huligan-vetvendosja

Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një deklarate publike, ka shprehur indinjatën dhe ka dënuar fuqimisht – siç e quan – “manifestimin e dhunës dhe vandalizmit ndaj zëvendëskryeministres Edita Tahiri në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ të Prishtinës, pas kthimit të saj nga Brukseli”.

“Sulmi, i cili është kryer nga individë të deklaruar si aktivistë të Lëvizjes politike “Vetëvendosje”, është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me ligjin. Ky akt është vandal dhe manifestim huliganizmit për qëllim të përfitimit politik”, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Kosovës, siç theksohet më tej, është e angazhuar në procesin e dialogut të barabartë me Serbinë, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me raportet në

mes të dy shteteve. Kjo rrugë, sipas Qeverisë, do të çojë në njohjen reciproke të dyja shteteve dhe në normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

“Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja për të konsoliduar shtetin e Kosovës, për mirëqenien e qytetarëve të vet dhe të forcojë partneritetin e vetë me të gjitha strukturat ndërkombëtare në procesin e integrimeve euroatlantike”.

Po ashtu theksohet se, Qeveria kërkon nga organet e sigurisë dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës që të gjitha aktet e dhunës dhe huliganizmit të trajtoje, pa marr parasysh se nga cila anë vijnë.

“Sundimi i rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë. Ata që kundërshtojnë këtë, pavarësisht se nga vijnë, nuk do të kenë perspektivë në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës”, thuhet në fund të deklaratës publike të Qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi