Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes

Shko poshtë

Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes Empty Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 8:57 pm

Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes

Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes Vv440--610x-3

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

Qeveria e Republikës së Kosovës i’u bën thirrje krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të shmangën nga përdorimi i dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm në mbështetje të Policisë së Kosovës, e cila me profesionalizëm është duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh konsideratën e lartë për maturinë dhe sjelljen korrekte të qytetarëve të Republikës së Kosovës, forcave politike, shoqërisë civile dhe informimin profesional të mediave.

Sjelljet e tilla janë në përputhje të plotë me vlerat civilizuese perëndimore dhe synimet tona për integrime euro-atlantike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi