Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli e quan Topallin, kryetare të Parlamentit të të gjithë shqiptarëve

Shko poshtë

Pacolli e quan Topallin, kryetare të Parlamentit të të gjithë shqiptarëve Empty Pacolli e quan Topallin, kryetare të Parlamentit të të gjithë shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 04, 2011 9:52 pm

Pacolli e quan Topallin, kryetare të Parlamentit të të gjithë shqiptarëve Topalli-pacolli-top950



Pacolli e quan Topallin, kryetare të Parlamentit të të gjithë shqiptarëve


Pacolli e quan Topallin, kryetare të Parlamentit të të gjithë shqiptarëve Takim1325235
Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Duke falënderuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për këtë pritje ai tha se: “Ju konsiderojmë jo vetëm si Kryetare të Parlamentit të Shqipërisë, por si një Kryetare e Parlamentit të të gjithë shqiptarëve.”

“Admirojmë zhvillimin e madh që ka patur Shqipëria së fundmi. Ju na keni mësuar se si, pavarësisht vështirësive, mund të arrihet një rritje ekonomike qe ne e prekëm nga afër”, tha sot Presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Kryetarja e Kuvendit, duke i uruar Presidentit Sosa mirëseardhjen tha se: “Vizita juaj është një vizitë pioniere, të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme jo vetëm në aspektin politik por edhe miqësor. Kjo vizitë është një mundësi shumë e mirë për të çuar përpara marrëveshje të rëndësishme politike dhe ekonomike dypalëshe. Vlerat universale janë të njëjta dhe e bëjnë distancën gjeografike mes dy vendeve, inekzistente.”

Që në nisje të bisedës, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë falënderoi Presidentin e Hondurasit për qëndrimin e tij dhe të vendit të tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ky qëndrim. Është një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin.”



Pacolli e quan Topallin, kryetare të Parlamentit të të gjithë shqiptarëve Sosa-topalli

Nga ana e tij, Presidenti i Hondurasit falënderoi Kryetaren e Kuvendit për pritjen miqësore duke theksuar se: “Vendet tona janë larg por ne ndajmë parime të njëjta. Për sa i përket Kosovës ai theksoi se: “Çdo njeri, çdo popull e çdo komb ka të drejtën të jetë i lirë. Vizita jonë në Kosovë dhe në Shqipëri është një rikonfirmim i qëndrimit tonë që Kosova ka të drejtën të jetë e lirë dhe sovrane. Ndajmë të njëjtat ideale dhe vlera dhe do jemi përkrah Kosovës.”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli shprehu interesin e saj për intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve.

“Unë besoj fort, tha ajo, në diplomacinë parlamentare dhe në rëndësinë e kontaktit njerëzor. Të prekësh realitetin, të njohësh vendet, njerëzit është shumë e rëndësishme.”

Si ish Kryetar i Kongresit të Hondurasit, Presidenti Sosa vlerësoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit parlamentar. “Parlamentet, luajnë një rol të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet mes vendeve. Parlamentarët kanë lidhjet më të afërta më qytetarët dhe kjo bën që roli i tyre në diplomacinë ndërkombëtare të jetë shumë i madh”, tha presidenti Sosa

Presidenti i Hondurasit e njohu Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë me projektin e bashkimit të vendeve të Amerikës Qendrore, iniciativë të cilën Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë e vlerësoi si një projekt shumë të rëndësishëm politik.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Duke falënderuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për këtë pritje ai tha se: “Ju konsiderojmë jo vetëm si Kryetare të Parlamentit të Shqipërisë, por si një Kryetare e Parlamentit të të gjithë shqiptarëve.”

Pacolli shprehu bindjen se vizita që Presidenti i Hondurasit u bëri shqiptarëve do të lerë gjurmë të forta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi