Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës

Shko poshtë

Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës Empty Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 05, 2011 6:39 pm



Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës

Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës N.tereza%205sh

Në 14- vjetorin e vdekjes së humanistes së madhe shqiptare Nëna Tereza, sot në Prishtinë është mbajtur meshë në Katedrale, me ç’rast përfaqësuesi special për vendin tonë nga Vatikani përveç fjalëve për figurën e modelistes, solli edhe përkrahjen në çdo aspekt për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.
Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës 14-%20vjetori
Në fillim të meshës për Nënë Terezën të pranishmit i përshëndeti Imzot Dodë Gjergji, i cili u uroj mirëseardhje krerëve të institucioneve shtetërore e fetare, personaliteteve vendore e ndërkombëtare.

Pas një pjese të ceremonisë fetare, fjalën e mori i deleguari special për vendin tonë i Papa Benediktit të XVI, Imzot Juliusz Janosz, i cili shprehu kënaqësinë dhe fjalët e Kardinalit nga Vatikani.
Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës N.tereza%205sh
“Me vullnetin e At Benediktit të XVI jam zgjedhur Delegat Apostulik në këtë vend, i cili ka synime të mëdha dhe dëshiron ndërtimin e një të ardhme, të cilën populli e ka në zemër. Delegati Apostulik ka për detyrë kryesore përcjelljen e Kishës Katolike, në mënyrë që të jetë në selinë Apostulike, me të shenjtin Papë në veçanti dhe me kishën e përgjithshme në tërësi, të jenë të forta dhe gjithnjë e më të thella”, ka thënë ai.

Më tej në fjalimin e tij, ai e krahasoj Papa Gjon Palin e II me Nënën Terezë, duke thënë se të dytë në jetën e tyre e kanë zbatuar urdhrin e dashurisë ndaj Zotit dhe të të afërmve të tyre.

Gjithashtu ai solli më vete edhe përkrahjen e Vatikanit edhe në aspektin politik, duke thënë se edhe kjo tokë ka origjinën e saj dhe se Vatikani do të jetë përkrah saj.
Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës 14-%20vjetori1
“Kosova edhe pse është një realitet i ri politik, nuk është toka e askujt, nuk është një popull pa origjinë, pa traditë, pa vlera. Toka juaj është shënuar nga qytetërimi krishter, i cili i ka përballuar të gjitha ndodhitë historike”, është shprehur ai.

Pas këtyre fjalimeve, ceremonia vazhdoi me lutje e predikime fetare. Ndërsa pos mysafirëve të tjerë, ishte i pranishëm edhe Arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, i cili ka qenë i deleguar i posaçëm i Atit të Shenjtë për 100-vjetorin e Nënë Terezës.
Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës 14-%20vjetori3
Ndryshe me 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë vdiq humanistja e madhe dhe nobelistja e paqes, shkupjania shqiptare, Nëna Terezë.


Shënohet përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës 14-%20vjetori4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi