ENVER BYTYÇI:Shanset e humbura dhe kabllogramet e Uidhersit
Faqja 1 e 1

Shanset e humbura dhe kabllogramet e Uidhersit
ENVER BYTYÇI
Prej disa kohësh “Wikileaks” ka publikuar shumë prej kabllogrameve të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, në të cilat ai përshkruan jetën politike në Shqipëri dhe portretizon politikanët e vendit tonë. Ky rast ka rikthyer në miniaturë kujtesën e shqiptarëve sa i përket asaj që është shkruar e thënë në mediet shqiptare gjatë periudhës së Uidhersit, mbasi lexuesit, dëgjuesit e shikuesit e medies sonë nuk kanë mundur të shohin qoftë dhe një frazë të re, në të cilën të gjenin diçka interesante dhe opinionbërëse. Në të vërtetë botimi i kabllogrameve në shtypin shqiptar ka rëndësi për të pohuar faktin se rrjedha e zhvillimeve në vendin tonë ka shkuar në frymën e kabllogrameve të ish-ambasadorit Uidhers dhe duket se ky opinion i tij, i shprehur njëanshëm dhe pa takt, është njohur nga protagonistët e politikës shqiptare edhe pa i lexuar kabllogramet, të cilat na paraqiten si një “gjë e re”, sikur është zbuluar Amerika ose ndonjë planet tjetër i banuar me njerëz. Loja mediatike ka hyrë dhe kësaj radhe në veprim në stilin e kohës së Uidhersit, duke na kujtuar atë litarin jashtë varrit, anekdotë kjo tashmë e njohur në opinionin shqiptar.
Nga kabllogramet që lexojmë çdo ditë, që në këto ditë të nxehta atmosferike e të ftohta politike kanë shërbyer si ushqim për medien shterpë të Tiranës, ne mund të dallojmë faktin se Amerika edhe më tej vijon të mbetet oazë e lirisë së njerëzve, të cilësdo kategorie qofshin ata: politikanë, diplomatë, biznesmenë, gazetarë e ku ta di unë çfarë. Në praktikën dhe modelin amerikan diplomatët janë të lirë të shkruajnë e të thonë çfarë të duan. Ata nuk bëjnë përjashtim nga kategoritë e tjera të shtresave intelektuale, politike e shoqërore. Ata në konceptin amerikan janë njerëz të lirë, që mund të shkruajnë e të dërgojnë kabllograme të shumta thjesht me opinione, pa asnjë fakt, pa asnjë argument dhe provë konkrete. Kabllogramet e Uidhersit thjesht kanë grumbulluar disa opinione, në më të shumtën e rasteve të gatuara në kuzhinën e thashethemeve, e më pas i janë dërguar Departamentit të Shtetit në Uashington. “Wikileaks” i ka marrë ato dhe i ka publikuar para kohe. Shumë prej tyre mund të mos publikoheshin kurrë, sepse mund të ishin asgjësuar për shkak të parëndësisë së tyre; disa do të publikoheshin sipas ligjit amerikan, në kohën e duhur. Po edhe pse u publikuan, nuk shoh se ato po lënë ndonjë gjurmë domethënëse në opinionin publik. Liria për të shkruar çfarë dëshiron është e ligjshme dhe e moralshme në shtetin dhe shoqërinë amerikane. E rëndësishme është të vlerësohet sa kanë ndikuar ato në politikën e mikut të madh të shqiptarëve - SHBA-ve, ndaj Shqipërisë.
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje do të duhej t’i riktheheshim kohës kur shkruan Uidhers. Ai është treguar shumë kritik ndaj Berishës, sidomos pas ngjarjes së Gërdecit dhe para zgjedhjeve të qershorit 2009. Të gjitha kabllogramet e dërguara shprehin në thelb opinionin e Uidhers të kombinuar me atë të Edi Ramës se Berisha nuk duhej t’i fitonte zgjedhjet e kaluara parlamentare. Madje, ai u bën thirrje drejtuesve të Departamentit të Shtetit që me Edi Ramën të bisedojnë si me kryeministrin e ardhshëm. A ishte ky një premtim i ish-ambasadorit amerikan për kreun e Partisë Socialiste, të cilin ai bënte të gjitha përpjekjet e tij për ta realizuar? Logjika e qëndrimeve të Uidhersit dhe e asaj që shprehin kabllogramet të çon në pohimin e kësaj të vërtete. Ndërkaq fakti që Rama u soll para zgjedhjeve të 29 qershorit 2009 si fitues i sigurt, duke aprovuar me siguri të plotë matematike ndryshimet kushtetuese për të lehtësuar vendimmarrjen politike të tij në rastin e të qenit kryeministër, çon gjithashtu në të njëjtin përfundim. Po edhe fakti që Rama u soll pas zgjedhjeve me egërsinë e zhgënjimit të madh për shkak të mosrealizimit të ambicies së tij na lejon të konkludojmë se Uidhers i kishte premtuar liderit të selisë rozë postin e kryeministrit. Ndërkohë kemi dhe një realitet tjetër në Uashington. Asnjë zyrtar i lartë i shtetit dhe diplomacisë amerikane nuk është nxituar të ndërhyjë në Shqipëri sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, koalicioneve dhe qeverisjes së pas zgjedhjeve të kaluara. Ata kanë mbajtur qëndrim të ekuilibruar, të paanshëm, duke përshëndetur thjesht respektimin e demokracisë dhe normave demokratike në një shtet të së drejtës.
Kursi politik i Ramës pas korrikut 2009, agresiviteti i tij i llojit të veçantë, format radikale të të bërit opozitë duket gjithashtu se kanë pasur deri diku mbështetjen e Uidhresit. Nëse retorika publike e tij është e njohur si retorikë e thirrjeve për stabilitet, për respektimin e sjelljes demokratike, kjo nuk është gjithçka. Fajësimet në adresë të qeverisë dhe mungesa e kritikës për veprimet e rrugës të Edi Ramës dëshmojnë se ai ka mbajtur qëndrime thellësisht të njëanshme, të cilat janë njohur dhe disaprovuar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dallimet midis deklaratave të Uidhres dhe të udhëheqësve amerikanë duken qartë sa u përket këtyre linjave. Por edhe kjo bën pjesë në vlerat dhe ligjet e demokracisë amerikane.
Nga kabllogramet duket gjithashtu se Uidhres është përpjekur të përgatitë një opinion ose lob të caktuar në SHBA për të siguruar të ardhmen e presidentit Topi. Sipas tij, Bamir Topi është i vetmi trashëgimtar i Berishës në Partinë Demokratike. Në të vërtetë ky version “më ka nxitur dhe mua që jam në moshën e presidentit të parapërgatit një opinion për të kandiduar për postin e kryetarit të PD-së”. Beteja e Uidhres, e dëshmuar në kabllogramet e tij, duket se ka qenë një betejë që kundërshtarët e tij në Shqipëri e kanë njohur ose së paku e kanë nuhatur. Tashmë as Edi Rama nuk ka kurrëfarë gjase të bëhet kryeministër, as Bamir Topi të ribëhet president ose të bëhet kryetar i Partisë Demokratike. Nëse PS-ja do të ndërrojë kryetarin, ajo mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse do të shtojë koalicionin e së majtës me LSI-në. Nëse Edi Rama do të jetë në krye të PS-së, bota demokratike nuk ka për ta përkrahur kandidaturën e tij për kryeministër, sepse kryeministrat në demokraci nuk vijnë nga “ngjarjet në bulevard”. Në të dyja rastet Bamir Topi e ka shansin të humbur. Ndërkaq Lulzim Basha, sido që karakterizohet prej Uidhres, e ka fituar bastin e të qenit në krye të së djathtës shqiptare, gjithnjë në kohën kur Berisha do të jetë një ditë i gatshëm të tërhiqet. Fitorja e tij në Tiranë më 8 maj 2011 dhe frika e Topit për të kandiduar përballë Ramës më 2007-n i kanë dhënë zgjidhjet e veta përfundimtare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Bytyçi: Shanset e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi:Në pikën enveriste
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» ENVER BYTYÇI:REFERENDUMI I KRIMESË
» Enver Bytyçi:Në pikën enveriste
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi